Lionel Messi dhuron sërish spektakël dhe këtë e ka bërë në fitoren 1-4 ndaj Malagës.
Argjentinasi shënoi 3 gola në këtë sfidë, duke e çuar në 22 numrin e golave të shënuar gjatë këtij kampionati. Pep Guardiola mbajti në stol Xavi, Puyol e Fabregas për t’i pasur më në formë në sfidën e kupës me Realin.
Golin tjetër të skuadrës katalanase e shënoi Alexis Sanchez ndërsa atë të nderit për Malagën e shënoi Rondon. Kundërshtari i vetëm i Realit në Ligës BBVA duket se është vetëm Barcelona e Pep Guardiolës.
Edhe pse u shokuan nga goli i Llorentes, madrilënet nuk i dhanë Bilbaos kënaqësinë e fitores në Santiago Bernabeu duke fituar 4-1 me golat e Marselos, dopjetën e Cristiano Ronaldos dhe atë të Callejon.
Diferenca mes Realit dhe Barçës vazhdon të mbetet 5 pikë.