Për herë të parë në histori, Facebook, Google dhe Youtube do hyjnë në grevë. Si do ia bëjmë pa to?
Përdoruesit e rrjeteve më të madh social, motorit nr 1 të kërkimit dhe kanalit më gjigant të videove, më 23 janar do të përballen me diçka të papritur në historinë e rrjeteve sociale, raporton NOA.al.
Sipas mediave amerikane, Facebook, Google dhe Youtube pritet të hyjnë në një grevë të paktën disa orëshe gjatë datës 23 janar pra pas një jave, në shenjë proteste ndaj një ligji që po diskutohet në Kongresin Amerikan.
Ligji kundër të drejtës së autorit dhe pamjeve të papërshtatshme synon jo vetëm ndëshkimin e prodhuesve, por edhe të atyre që transmetojnë linket e pamjeve të ndaluara. Tre websitet gjigante janë më të prekurit nëse ky ligji miratohet. Ndaj dhe reagimi pritet të vijë me anë të një proteste nga drejtuesit e Facebook, Google dhe Youtube.
Për këtë qëllim rrjetet sociale kanë krijuar dhe një koalicion, që quhet “NetCoalition” me qëllim mbrojtjen e të drejtave nga ligji për autorësinë.
Ideja, edhe pse e pakonfirmuar, është për një bllokim disa orë të shërbimeve të internetit në rrjetet sociale.
Ndaj në datën 23 janar, mos u habisni nëse hapni Facebook dhe në ekran ju del vetëm një logo që është kundër miratimit të ligjit. Vallë si do t’ia bëjmë qoftë dhe disa orë pa Facebook, Youtube dhe Google?