Sipas një studimi, ja cilat janë situatat me te sikletshme qe përjetojnë femrat ne jetën e tyre te përditshme.
Te kesh një fije sallate jeshile tek dhembet, te ndjesh një ere jo te mire nga trupi jot, te dëgjohesh kur je ne tualet... Ka disa situata te jetës se përditshme qe i bëjnë femrat te ndihen keq. Ja cilat janë momentet me te sikletshme.
Sipas studimit, janë pikërisht gjerat qe prekin intimitetin ato qe i vendosin femrat ne situata te sikletshme.
Me e keqja nga te gjitha është kur ndiejnë një ere te keqe nga trupi i tyre dhe atë mund ta ndjejnë edhe te tjerët qe i rrethojnë (65%).
Si momenti i dyte me i sikletshem është kur qëndrojnë te ulura ne tualet dhe i dëgjon dikush (56%).
Një tjetër moment është ai kur pasi dalin nga tualeti fundi iu qëndron i kapur pas dhe te gjithë shohin te brendshmet. (51%).
Momenti i katërt nder me te sikletshmit është kur flasin keq për dike, ndërkohë qe ky i fundit është pas tyre dhe i dëgjon (50%)
Dhe ne vend te peste është momenti kur te tjerët rreth e rrotull e kuptojnë qe janë me menstruacione.
Po për ju cila është situata me e sikletshme qe keni përjetuar? Çfarë keni bere për ta kaluar sa me lehte atë?