Forumi Kuq E Zi
 Te dhena rreth Durresit te vjeter  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Te dhena rreth Durresit te vjeter  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Te dhena rreth Durresit te vjeter  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Te dhena rreth Durresit te vjeter  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
TE DHENA RRETH DURRESIT TE VJETER Epidamni qytet Ilir perfshire ne dallget e Adriatikut.Nje legjende mitologjike me origjine ilire,botuar nga Apiani historian Grek, i shek. II. pas Krishtit, thote ne "HISTORINE E ROMES" ne pjesen ku pershkruan ''Luften civile, Libri II'' shkruan:Mbreti i barbareve te ketij vendi Epidamni, ndertoi prane detit nje qytet, dhe e quajti si pas emrit te tij Epidamn.I biri i se bijes se tij, Dyrrahu te cilin e konsiderojne se rrejdh nga Poseidoni, nderrtoi prane qytetit nje liman dhe e quajti Dyrrah.Kjo legjende edhe pse mitologjike shume e lashte ka nje baze vertetesie ku tregohet se deri ne shek. II. pas. Kri. qarkullonte gojedhena qe tregonte zanafillen e preiardhies se emrave te dy qyteteve te lashte ilire, te cilet sic di te shohim hyjne ne historine e shkruar si dy qytete ilire, ne bregdetin lindor te Adriatikut vetem atehere kur behen te njohur nga lundertaret grek.Me vone do te njihen edhe me mire atehere kur Roma filloi te interesohet per qytetet e bregdetit te Adriatikut, qe do ti sherbenin si kryeura per futjen ne thellesi te Ballkanit.Permendin se ndersa legjenda e Epidamnit dhe Dyrrahut eshte me origjine ilire, legjenda e Butrintit e lidh themelin e ketij qyteti, nga trojane te kthyer nga lufta e Trojes.Epidamni sic e permendim ishte i njohur nepermjet historise legjendare, per mungese se historise se shkruar ilire.Ai permendet per here te pare nga Tuiqidi ne shek. V. para Krishtit.Ky historian i permendur i Greqise se lashte, per rendesine qe kishte ky qytet ne kohen e tij e pershkruan me hollesi deri diku edhe vend-ndodhjen por ne vecanti gjendjen ekonomike e kulturore te tij, prandaj edhe ne po e japim te gjithe pershkrimin e tij per kete qytet, per ta kuptuar edhe me mire problemin qe po trajtojme.Tuiqidi shkruan:(24)Epidamni ishte nje qytet qe ndodhej ne anen e djathte, kur hyn ne gjirin e Jonit, prane tij pasojne barbaret taulante, fis ilir.Kete e kolonizuan kerkyrasit, kurse te pare bene Falin, te birin e Eratoklidit nga Korinthi, i fisit te Herakliut, i cili sipas zakonit te vjeter, u thirr nga qyteti meme Kerkyra.Midis kolonisteve kishte edhe disa Korinthas, dh te tjeret 6/27/01 nga fisi i Dorev.Me kalimin e kohes, ky qytet u be i fuqishem dhe me banore shume.Por thone se per shkak te grindjeve te brendshme qe paten per nje kohe te gjate midis tyre, u shkaterruan ne nje lufte me barbaret fqinj dhe humben fuqine e madhe te tyre.Me ne fund, pak perpara kesaj lufte (Lufta e Peloponezit) populli i Epidamnit deboi oligarket nga qyteti, kurse keta te fundit,oligarket u leshuan kunder qytetit me barbaret, dhe po i grabitnin banoret e qytetit edhe nga toka,edhe nga deti .Atehere (epidamnasit qe ishin ne qytet) meqene se ishin zene ngushte, derguan delegate ne Kerkyre, si qytet meme qe e koshin, duke u lutur qe te mos rrinin te paanshem per ata qe po shkaterroheshin dita dites, por te kujdeseshin qe t'i pajtonin te debuarit me ta dhe t'i jepnin fund luftes se barbareve.Ja se c'kerkuan delegatet si lutesa ne tempullin e Heres.Por kerkyrasit nuk i pranuan lutjet e tyre dhe i percollen pa asgje.Keshtu Epidamnasit, si e kuptuan se nuk do te kishin ndonje ndihme nga kerkyra, rane ngushte dhe nuk dinin si t'i benin balle gjendjes qe ishte krijuar dhe derguan ne Delfi dhe pyeten perendine ne se duhet t'ua dorezonin qytetitn korinthasve, si te pare te kolonise dhe te perpiqeshin t'i siguronin vetes ndonje ndihme nga ana e tyre.Perendia iu pergjigj atyre qe t'ua dorezonin qytetin korinthasve dhe t'i njihnin ata si udheheqes.Sipas porosise se orakullit,epidamnasit erdhen ne Korinth dhe u dorezuan korinthasve kolonine, duke u vene ne dukje se i pari i saj ishte nga Korinthi.Si u treguan pergjigjen e orakullit, iu luten atyre qe te mos ti linin te shkaterroheshin po t'i mbronin.Korinthasit per hir te se drejtes, pranuan ti mronin sepse mendonin se kolonia ishte po aq e tyre sa edhe e kerkyrasve,ashtu edhe per shkak te urrejtjes qe kishin kundrejt kerkyrasve, sepse ata nuk i perfillnin, megjithese ishin koloniste te tyre.Keshtu kerkyrasit nuk dergonin ne Korinth ne festa te medha popullore flijimet sipas zakonit te vjeter, nuk u linin Korinthasve vendin e pare ne ceremonite e flijimeve, sikurse benin edhe kolnite e tjera, dhe ne pergjithesi silleshin ndaj Korinthasve me perbuzje.Nga gjendja ekonomike kerkyrasit ishin ne nje radhe me Helenet me te pasurit e kohes, nga pergatitja ushtarake, ishin me te forte se ata.Ata mburreshin ndonjehere me epersine e madhe te flotes se tyre, sepse dikur ne kerkyre kane pas banuar faiaket e permendur si detare.Ja sepse ata sepse ata tregonin nje kujdes te madh edhe perpara per ndertimin e flotes, dhe atehere ishin me te fuqishem:ne fillim te luftes ata kushin njeqind e njezet anije me tri sere lopatash.Te nisur nga te gjitha keto, korinthasit i shkuan ne ndihme Epidamnit me kenaqesi;shpallen se mund te shkonate atje per t'u vendosur si koloniste, kushdo qe do te deshironte dhe derguan atje nje garnizon te perbere nga ambrakas, lekundas dhe nga qytete te tjere te tyre.Keta shkuan ne kembe ne Apolloni, e cila ishte koloni e korinthasve sepse kishin frike se mos pengoheshin per kerkyrasve , po te kalonin neper det.Por kur kerkyrasit moren vesht se ne Epidamn kishin ardhur, koloniste dhe nje garnizon dhe se kjo koloni u ishte dorezuar korinthasve, u zemeruan rende.Ata menjehere dolen ne det me njezet e pese anije, me vone edhe me nje flote tjeter, dhe duke i kercenuar kerkuan nga epidamnasit t'i pranonin perseri te debuarit;puna eshte se te debuarit kishin ardhur ne Kerkyre dhe duke u permendur varret e te pareve te tyre dhe lidhjet fisnore u luteshin ti kthenin neatdhe Kerkyrasit kerkuan qe te perzinin gjithashtu edhe garnizonin e kolonisteve, qe kishin derguar korinthasit.Epidamnasit nuk pranuan asnje nga keto kerkesa.Kerkyrasit atehere e sulmuan Epidamnin me dyzet anije, duke pasur me vete edhe te debuarit, te cilet donin te ktheheshin ne atdhe;ata kishin me vete edhe iliret.Pasi e bllokuan qytetin, ata shpalen se kush te deshironte nga te huajt edhe epidamnasit mund te largohej pa pesuar gje, perndryshe do t'i trajtonin si armiq.Por meqenese epidamnasit nuk degjuan, kerkyrasit e rrethuan qytetin (ai ishte ne nje gadishull).Kur te derguarit e Epidamint arriten ne4 Korinth dhe prune lajmin se qyteti ishte rrethuar, korinthasit filluan te pergatisnin ushtri dhe ne te njejten kohe shpallen me ane te kasneceve se te gjithe ata qe deshironin mund te shkonin ne Epidamn te jetonin ne kushte te njejta e te barabarta me banoret e pare dhe kolonistet e ri, neqoftese ndokush nuk vendoste te nisej, por deshironte te merrte pjese ne koloni, atij i lejohej te mbetej ne Korinth, por duhet te paguante 50 drahme te korinthit si peng, te gateshmit qe u nisen si dhe te tjere qe paguan parate dolen shume.Korinthasit iu luten megarasve t'i shoqeronin kolonistet me floten e tyre se mos kushedi kerkyrasit i ndalonin ne det.Megarasit u treguan te gatshem te lundronin me ta me tete anije, ashtu dhe Peleu i Kelafonise me kater anije.Ju drejtuan me lutje edhe epidaurasve, te cilet ju dhane pese anije, kurse hermionasit nje, trozenasit dy, leukadasit dhjete dhe ambrakasit tete.Nga thebanet dhe fliasit, korinthasit kerkuan para;nga elejte gjithashtu para dhe anije pa detare.Korinthasit vete bene gati tridhjete anije dhe tremije hoplite.Kur kerkyrasit moren vesht per keto pergatitje, shkuan ne Korinth se bashku me delegatet, lakedemone dhe sikyonas, dhe kerkuan prej korinthasve qe te terhiqnin nga Epidamni si garnizonin ashtu dhe kolonistet, te cilet nuk kishin asnje pune ne Epidamn.Dhe neqoftese Korinthasit kishin ndonje pretendim per Epidamnin (thane ata, atehere ata ishin gati ta shpinin ceshtjen ne gjyqin e qyteteve te Peloponezit, per ta zgjidhur me marreveshtje nga te dy palet;kujt t'i njihte gjyqi te drejten mbi kolonine ai sundonte)Ata cfaqen gjithashtu deshiren qe ceshtja t'i paraqitej orakullit te Delfit, vetem qe te mos shkonte puna deri ne lufte.Ne rast te kundert kerkyrasit, per deri sa korinthasit veprojne me force, atehere edhe ata do te detyrohen te kerkojne ndihme tek aleatet qe nuk jane te deshirueshem per korinthasit dhe sidomos, jo tek ata qe kane tani.Korinthasit u pergjigjen se do t'i shqyrtonin keto propozime neqoftese kerkyrasit do te largonin nga Epidamni anijet e tyre dhe barbaret; per sa kohe qe epidamnasit ishin te rrethuar, ata nuk kane perse ta paraqesin ceshtjen e tyre ne gjyq.Kerkyrasit u pergjigjen se ata ishin gati te benin armepushim.29)Korinthasit nuk pranuan asnje nga keto propozime; kur anijet e tyre ishin armatosur dhe aleatet kishin ardhur, ata u derguan me pare lajmetare kerkyrasve, me anen e te cileve u shpallnin lufte, pastaj dolen ne det me shtatedhjete e pese anije e dymije hoplite dhe u drejtuan per ne Epidamn me qellimin qe te fillonin veprimet ushtarake kunder kerkyrasve .Kur arriten ne Akt te Anaktorit ne hyrje te gjirit te Ambrakise, atje ku gjendet tempulli i Apollonit, kerkyrasit u nxorren perpara nje lajmetar me varke me anen e te cilit u kerkonin qe te hiqnin dore nga sulmi; ne te njejten kohe ata hypen ushtrine e tyre ne anije, bene te vjetrat gati per lundrim, kurse te tjerat i meremetonin.Kur lajmetari u kthye pa ndonje lajm paqesor dhe tetedhjete anije korinthase ishin mbushur me ushtri (dyzet anije te korinthasve mbanin bllokaden e Epidamnit) atehere kerkyrasit u drejtuan kunder tyre ne det te hapur, u vune ne rreshtim ushtarak dhe filluan perleshjen.Kerkyrasit korren fitore te plote, duke shkaterruar pesedhjete anije te korinthasve.Po ate dite kerkyrasit i detyruan anijet qe rrethonin Epidamnin, te dorezoheshin duke u vene si kusht qe te gjithe te huajt do te shiteshin si skllever kurse korinthasit do te mbaheshin ne vargoj deri ne vendim te dyte.Deri ketu Tuiqidi pershkruan ngjarjet e luftimeve ndermjet Korinthit dhe Kerkyres ku dolen fitues keto te fundit.Korinthasit terhiqen per tu pergatitur me forca ushtarake te reja per betejat e me pastajme.Vite me pas filloi ne te vertete edhe lufta e gjate e Peloponezit, ku u perfshihen thuaj se te gjithe qytetet helene ne nje lufte pan helenike qe zgjati per me teper se njezet vjet pa nderprerje.Te nisur nga keto te dhenat e Tuiqidit te siper paraqitura mesojme terthorazi se fillimisht ne Epidamn ishte nje popullsi vendase ilire, me von qyteti kolonizohet dhe vendosen aty kolone helen, korinthas e kerkyras, rrjedhimisht popullsia ishte eterogjene, shtresa qe mbizoteronte ishin ilire, zejtare skllever e tregetare qe sundoheshin nga pakica "Oligarket" qe perbenin shtresen me te pasur te qytetit sipas Tuiqidit, ne popullsin e Epidamnit ekzistonin qe me kohe mosmarreveshtje te medha, ndermjet shtresave te gjera te popullsise qytetare, dhe partise se "Oligarkeve" qe sundonin qytetin.Keto mosmarreveshtje te medha arrijne ne konflikte te hapura deri sa debohet jashte qytetit e gjithe klasa sunduese e "Oligarkeve" te Epidamnit.Qe nga ky konflikt se fill edhe lufta e Peloponezit qe zgjati me shume se dy dekada 435/4 deri 411/10 para Krishtit.Oligarket ne pamundesi te mposhtnin kryengritesit, detyrohen te lene qytetin dhe te kerkojne ndihme per t'u rikthyer ne qytet ne menyre paqesore.Ne kete moment kaq te veshtire oligarket ndahen ne dysh, nje pjese shkojne ne kerkyre, qytetin meme, per te kerkuar ndihmen e tyre per t'u kthyer rishtas ne Epidamn, ndersa pjesa tjeter u strehua aty afer qytetit dhe se bashku me iliret e sulmonin qytetin si nga toka dhe nga deti.ne rrjedhim te ngjarjeve, lufta civile e Epidamnit kaloi kufijte territorial te qytetit dhe protagoniste te vertete behen Korinthi dhe Kerkyra.Epidamni gjat gjithe kohes se luftes qe zgjati rreth 20 vjet, mbeti i bllokuar nga deti prej flotes se Kerkyres, dhe nga toka prej ilireve dhe oligarket qe ishin vendosur ne afersi te tij.Keshtu qe mund te thuhet se gjat kesaj kohe qyteti ishte i paralizuar.Ne perfundim te luftes se Peloponezit, fituan kerkyrasit qe ishin edhe perkrahesit e oligarkeve te debuar nga Epidamni, kurse korinthasit qe ndihmonin epidamnasit, qe ishin rrethuar ne kete qytet humben luften.Gjendjen e krijuar ne Epidamn pas mbarimit te luftes pra para vitit 411 para Kri. mund ta ndjekim edhe nga te dhenat e Diodorit te Sicilise, shek I para Kri.Ai shkruan "Ata (Kerkyrasit) arriten te pushtojne Epidamnin, vrane te gjithe roberit, me perjashtim te korinthasve qe i vune ne pranga dhe i futen ne burg.Te deshperuar nga humbja e tyre, korinthasit u terhoqen ne Peloponez".Pushtimi i Epidamnit nga kerkyrasit duhet te konsiderohet si nje katastrofe per banoret epidamnas, dhe humbje e madhe e pasurise se qytetit.Epidamni mbas kesaj ngjarje humbi autonomin e tij dhe mbaroi se qeni nje qytet i madh dhe i fuqishem sikurse e permend Tuiqidi.Tuiqidi nuk permend emrin e vendit ku u strehua pjesa e oligarkeve qe qendroi afer qytetit por ne mendojme se eshte rasti i mire qe ti referohemi legjendes se permendur nga Apiani dhe konkludojme se ne kete rast vendi ku u strehuan oligarket duhet ta identifikojme me limanin e Dyrrahut.Ne kete menyre edhe ngjarjet historike qe zhvillohen ne vazhdim gjejne nje mbeshtetje te llogjikshme dhe nga ana tjeter Dyrrahu konfrontohet me Epidamnin sikurse eshte bere ne historine e shkruar te deritanishme.Mendojme se perpara se te vazhdojme me tej historine e Epidamnit, e ndjejme te detyrueshme te sqarojme problemin shume te nderlikuar te Dyrrahut.Duke mos i kushtuar nje vemendje te vecante problemit te ekzistences se dy qyteteve te vecante, nuk mund te kuptohet drejt edhe zhvillimi i ngjarjeve historike te koheve shume te lashta, te cilat kane nje rendesi shume te madhe edhe pse burimet historike jane shume te kufizuara dhe nga ana tjeter duke mos i interpretuar drejt ato nuk behet e mundur qe te shpjegohen drejt edhe materjalet arkeologjike qe zbulohen here pas here ne vendin tone.nje keq interpretim i burimeve te rrallahistorike ben qe ne te mos kemi nje histori te vertete te vendit tone per kohet e kaluara.Lidhur me sa thame me siper po permendim disa raste te ketyre "Lajthitjeve".Ne vazhdim duam te terheqim vemendjen se ne "Historine e Shqiperise, Tirane 1959" eshte shkrojtur se "ne vitin 627 para krishtit ne vendin qe afersisht ze Durresi i sotem u ngrit nga qytetare te Korinthit dhe Kerkyres, nje koloni tjeter helene me emrin Dyrrah (Dyrrahion) apo sic quhet edhe ndryshe ne burimet antike Epidamn (Epidamnos)" Ne kete pasazh te historise se Shqiperise duket qarte se nuk rrespektohen theniet e Tuiqidit por vihet dore mbi te duke i deformuar, pra cvleftesuar ne menyre te pa drejte.Lidhur me kete do te te shohim se autoret e historise se Shqiperise nuk jan aspak te sakte kur paraqesin Dyrrahun si koloni helene ngritur ne vitin 627 sepse ne fakt Tuiqidi shkruan Epidamni kolonizohet nga Korinthasit e jo Dyrrahu, te cilin ky autor nuk e permend emrin e tij sikur te mos e njihte fare ate.Epidamni, shkruan Tuiqidi ishte nje qytet qe kolonizohet dhe jo ndertohet nga Kerkyrasit.Nuk mund te themi se kemi te bejme me nje gabim, sepse emri i Epidamnit eshte zevendesuar ne te gjitha rastet kur ai permendet nga autoret antik te me vonshem.ne tekstin e historise se Shqiperise, per te qene me te sakte, shtojme se Epidamni permendet cuditerisht vetem tri here.Si perfundim del se autoret e bindur se emrat Epidamn dhe Dyrrah, perfaqesojne te njejtin qytet.Kjo mund te thuhet vetem per periudhen pas shek V para Krishtit, atehere kur Epidamni e kishte humbur rendesine e tij, per shkak te zhvillimit te ngjarjeve qe do te shohim me poshte.Per ekzistencen e dy qyteteve, Epidamn dhe dyrrah ne kohen e lashte ben fjale dhe Pausaniaa, bashkekohes i Apianit, i cili shkruan se Epidamnasit, ne kohen tone banojne ne token ku banonin ne fillim, por jo edhe ne qytetin e vjeter, por ne nje qytet qe ishte larg te parit, qyteti i sotem quhet Dyrrah nga themeluesi i tij.Me tej Pausania shkruan se pozicioni i quajtur pikerisht Epidamnos ishte braktisur ne ate kohe por deshmon se nga te dyja pikat ishin pak larg njera tjetres.Apiani i permendur, shkruan se Epidamnasit nuk kthehen me ne kolonine e tyre, por perzihen nga dyrrahasit dhe pas ketyre ngjarjeve, limani i Dyrrahut konsiderohet si koloni helene me emrin Epidamn.ky pasazh, kaq i rendesishem nuk eshte marre parasysh nga historiane te cilet kane trajtuar historine e lashte te vendit tone.Ne jemi te mendimir se Apiani shprehet per pjesen e oligarkeve te debuar nga Epidamni te cilet sic vume re, zune vend ne bregdetin e Ilirise, dhe kur fituan te drejten per t'u kthyer ne qytetin e tyre, pas luftes se Peloponezit, ata preferuan te qendrojne pergjithmone aty ku u strehuan si refugjate, tek iliret.Te mbeshtetur ne te dhenat e mesiperme shprehim mendimin se ne kete kohe ze fillin e jetes qytetare Dyrrahu me nje popullsi ilire te perzier, sic shkruan Apiani, me kolonistet helen te cilet duke qendruar si rrefugjate ne Dyrrah dhe Kerkyreper aq kohe sa zgjati edhe lufta e Peloponezit duket se ne Dyrrah kishin krijuar kushte edhe me te mira nga ato qe kishin ne Epidamn, prandaj edhe kur fituan te drejtat e tyre, te perkrahur nga kerkyrasit, nuk pranuan te rikthehen ne Epidamn.Kolonet helen te perzier edhe me iliret ne Dyrrah fillojne nje jete te re dhe me shume prespektive per te ardhmen e tyre.Qyteti i Dyrrahut fillon te zhvillohet me shpejtesi sa per nje kohe shume te shkurter e eklipsoi ne te gjitha drejtimet qytetin e lashte te Epidamnit.Ne kushtet e reja qe u krijuan ne Dyrrah ndodhen dy ngjarje shume te rendesishme, se pari u ndryshuan institucionet qeverisese dhe se dyti u prene monedhat autonome te qytetit te Dyrrahut.Ngjarjet historike qe u zhvilluan me vone tregojne se banoret ilir te limanit te Dyrrahut, ne bashkepunim me kolonet helen ndertuan nje qytet te ri nga te gjitha pikepamjet.Aristoteli na jep nje pasazh te shkurter por shume domethenes, ai shkruan se:Kushtetuta pesoi edhe ne Epidamn nje ndryshim te pjesshem,vendin e fylarheve (kryeatr fisi) e zuri bulea (keshilli i qytetit).Ne mendojme se ky autor ne te vertete ka parasysh kushtetuten e re te qytetit te ri te Dyrrahut te krijuar sic thame pas ngjarjeve te luftes civile, dhe nuk duket e llogjikshme te mendohet se aristoteli flet per qytetin e lashte te Epidamnit, sepse ndryshimet ne kushtetute jane te rendesishme dhe lidhen drejtperdrejt me cfuqizimin e te drejtave qe gezonin oligarket ne pushtetin ekzekutiv te Epidamnit.Fakti qe Aristoteli permend emrin Epidamn le te kuptohet se Dyrrahu per boten helene mban emrin e ndryshuar qe i vune kerkyrasit kur perzien kolonet helen dhe e quajten Dyrrahun Epidamn.Ne Vazhdim te zhvillimit te qytetit te Dyrrahut, vihet re edhe ne zhvillimin ekonomik te tij vihet ne kushte te barabarta me qytete e tjere duke bere ndryshime cilesore me prerjen e monedhave, tri drahmet e para autonome qe mbajne legjenden --AYP, shkurtimi i emrit te qytetit Dyrrah.Keto monedha, nga studjues te tjere jane konsideruar si te prera ndermjet viteve 430-330 para krishtit.Lidhur me kete datim ne mendojme se duke u mbeshtetur ne zhvillimin e ngjarjeve qe parashtruam me siper, zanafillen e jetes qytetare Dyrrahut pas luftes se Peloponezit, si dhe kushtet ekonomike me te volitshme per te prere monedhaautonome ishte pa dyshim fillimi i shek. IV. para Krishtit.Terheqim vemendjen se sic dihet nje pavaresi te tille ekonomike nuk mundi ta arrinte ne kohen e tij Epidamni i cile ishte gjithnje nen varesine e sistemit ekonomik te Kerkyres dhe kishte ne perdorim monedhat e qyteteve meme te Kerkyres dhe Korinthit..Qarkullon nje mendim se Epidamni ka prere nje stater qe arrinte ne shek. V. para kri.Ky mendim eshte shprehur qe dy shekuj perpara, eshte fjala per nje prerje te tipit Koritnik qe paraqiste ne faqe Pegasin dhe poshte shkronjen "E", dhe ne shpine koken e Athinase.Shtojme se ne muzeun Britanik jane 4 ekzemplare e te njejtit tip, te datuara ndermjet 350-30.para.kri, qe mbajne ne fytyre, nen Pegazin, nje delta...A.. dhe ne shpine ne te majte shkronjen "E".Per mendimin tone, eshte e veshtire te mendohet se keto monedha i perkasin qytetit te lashte te Epidamnit, sepse Epidamni ne shek. V.para.Kri. ishte perfshire ne trazirat e luftes civile, dhe nga ana tjeter ai ishte i rrethuar dhe i bllokuar nga flota e Kerkyres keshtu qe nuk kishte kushte te favorshme per prerjen e monedhave autonome.Ne vazhdim te zhvillimit te metejshem te qytetit te Dyrrahut vihet re se elementi ilir mbizoteron mbi ate helen, aq sa ky qytet behet shume shpejt kryeqendra e fisit ilir te Taulanteve,dhe rezidence e mbretit te tyre Monun.Ky eveniment me rendesi te vecante vertetohet plotesisht nga monedhat tri drahme qe vihen ne qarkullim ne kohen e sundimit te ketij mbreti ilir i cili pervec pranise se legjendes AYP. ose AYPP.monedhat mbajne emrin mbreti Monun te shkruara ne gjuhen greke.E shohim me shume interes te theksojme se percaktimi i drejte i pozicionit gjeografik e politiko-shoqeror te qyteteve Epidamndhe Dyrrah, krijon mundesine e vertete per te shpjeguar e vleresuar me mire ngjarjet e rendesishme te historise se lashte te ilireve.Kjo sidomos per periudhen e rendesishme te shek. V. para Krishtit, ku edhe burimet historike jane shume te pakta.Ne kete menyre behet e mundur qe edhe historia e fiseve ilire te pasqyrohet me denjesisht edhe me me vertetesi nga sa eshte bere e njohur deri me sot.Analizimi me hollesi, ne teresi i zhvillimit te ngjarjeve ne qytetin e Dyrrahut ne fund te shek. V. para krishtit, percakton edhe me qarte poziten e dobet te kolonisteve helen te Epidamnit, si rezultat i presionit te vazhdueshem te aristokracise se fiseve ilire kundrejt ketyre koloneve.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Amfiteatri
I perket shkeullit te 1dhe te 2- te
eres sone.
Amfiteatri i durrsit per nga
madhesia mund te krahasohet me
amfiteatrin e Polas dhe te Pomeut.
Ka forme elipsi dhe nje kapacitet
15 - 20mije spektatore, fakt ky qe
ne menyre indirekte deshmon
numrin e larte te popullsise se
Durresit gjate antikitetit.
Amfiteatri i durresit ka nje
arkitekture te vecante . Duke e
njohur Durresin si zone sizmike, konstruktoret kane
perdorur tekniken e galerive. Nje pjese e shkallareve eshte
ndertuar mbi faqen e kodres, ndersa pjesa tjeter ne fushe,
dikruar nga vete pozicioni i tij. Galerite ashtu si shkallarja
perbejne nje element te vete ndertimit te monumentit.
Teknika e ndertimit te amfiteatrit eshte nje perzierje e
murit me gur duke u alternuar me pese deri ne shtate
rreshta tullash te lidhura me llac.


Rotonda
Forumi bizantin eshte nje monument historik,
ndertimi i te cilit daton shekullin 5.ai eshte
zbuluar keto vitet e fundit dhe te dhenat rreth
tij nuk jane ende te plota. Duke iu referuar te
dhenave te deritanishme, rezulton se deri aty ka
egzistuar shkolla e "grekut", gjurmet e se
ciles jane fshire pothuajse teresisht.
Pershkrimi: te dhenat per kete monument nuk
jane ende te perdunduara, pasi arkeologet jane
duke punuar akoma

Vizitor

Anonymous
Vizitor
 Te dhena rreth Durresit te vjeter  Pishinaadriatikut

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Durrësi mund të krahasohet me qytetet më te mëdhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.

Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Iliret Taulant, dallendyshasit ne
shekuj XIII-XI p.K. Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur
protoiler, pellazge, ngritën ne rrethinat e këtij qyteti, vendbanimet e
para prehistorike. Ne kushtet e një klime mesdhetare, zona me e
përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira
Perendimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos
qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet
u themelua nga dy mbretër me origjine ilire të quajtur Dyrah dhe
Epidamn.

Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje
të Malit të Durrësit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për
shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra mbijetoi deri në
ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vete rolin e tij si liman-Port.
Emri i vërtet i mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me
konfiguracionin gadishullor të relievit, duke shprehur qenien e dy
shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit. Te dhena rreth Durresit te vjeter  220px-MonedhaDyrrahu%2Cpas350parak Te dhena rreth Durresit te vjeter  220px-Dyrrah450-350parakQyteti u zhvillua më shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin ë rolit të
Trojës, duke u bërë pika më e përshtatshme ndërlidhëse midis
Pelegi-Evropë dhe Hesperisë të populluar nga Tuske e Dardanë. Në shekujt
X-VIII p.K u krijua Federata Taulante : Shtete më Kryeqendër Dyrrahun.
Në shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shndërroi Taulaninë në shtetin
kryesor Ilirë të Ultësirës Perëndimorë Panadriatike, duke e bërë
kryeqendrën Dyrrah, qytet më zhvillim të gjithanshëm "Derë e dritare" të
Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimorë njihej
më emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë
Romakë-Bizantinë.
Gjatë periudhës Bizantinë vazhdoi të mbetej qyteti më i rëndësishëm
në brigjet perëndimorë të Gadishullit të Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e
Provincës "Epiri i Ri", ku përfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa.

Në kohën e Perandorit të Anastasit I (491-519) dhe Justianani I
(527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbanë
duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian.

Në shekujt VIII u formua në Durrës, Njësia Administrativë "Ahrondia e
Dyrrahut", formë vetëqeverisje e qytetit me krahinat përreth. Në vitet e
para të shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", që kishte për qëllim
mbrojtjen nga rreziku i sulmeve të Arabëve dhe Frëngeve si dhe për të
përballuar presionet tregtarë të Venedikut. Kjo njësi
ushtarakë-administrativë, përfshinte trojet nga Tivari në vëri e deri në
Gjirin e Vlorës në jug, ndërsa në lindje kufizohej më lumin Drin.

Më Durrësin, si kryeqendër të saj, u krijua dhe u përhap Qytetërimi
Mesjetar, kultura arbnore, u kalua në sistemin feudal dhe në krijimin
gradual të një shtresë fisnikësh të rinj. Gjithë ky proces, çoi nga
formalizmi deri tek shkëputja e plotë e lidhjeve të zonës Durrës nga
Bizanti.
Në shekujt XI-XV, Shteti Shqiptar njihet më emrin Shteti i Arbërit.
Ky shtet, kulmin e tij e arriti në periudhën e mbretërimit të Gjergj
Kastriotit. Sipas kronikëve Osman të shekullit XVI, Durrësi apo siç e
cilësojnë ata "Konstandinopoja e Dytë", u pushtua nga turqit më 13 Gusht 1501.


 Te dhena rreth Durresit te vjeter  220px-Durazzo

 Te dhena rreth Durresit te vjeter  Magnify-clip
Hartë nga Giuseppe Rosaccio.


Pushtimi Osman pati pasoja të rënda për Durrësin. Qyteti më i madh
dhe hijerëndë, u shndërrua në një qytezë më 100-120 shtëpi, dukë mbetur i
tillë për një periudhë relativisht të gjatë. Vetëm në shekulli XVII,
qyteti filloi të rimarrë vetën dukë u bërë qendër e tregtisë transite
dhe skela kryesorë e Shqipërisë së Mesme.

Në reformën administrativë të vitit 1888, Durrësi ishte Sanxhak i
vilajetit të Shkodrës. Në fillim të vitit 1912 qyteti më rreth 4700
banorë, ishte nyjë kryesorë ndërlidhjeje midis qendrave të lëvizjes
kombëtarë.

21 Nëntor 1912,
në Portin e Durrësit, zbritën një grup patriotësh të kryesuar nga
atdhetari I. Qemali, të cilët vinin me misionin historik që të shpallnin
mëvetësinë e shtetit Shqiptar dhe më 26 Nëntor në Durrës ngrihet
flamuri i Pavarësisë.
Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por dukët së qytetin e lakmonin
invazione të tjera : pushtimi serbë (1913), ai austro-hungarezë (1916)
dhe pushtimi italian (1918).

Mbretëria


Gjatë viteve të monarkisë shqiptarë (1924-1939) Durrësi fitoi një
frymëmarrje të re dhe qytetaria fisnikë durrsakë e bëri qytetin e vet
modal të zhvillimit ekonomik kapitalist. Më 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrisë italianë dhe gjermanë dhe më 14 Nëntor 1944, Durrësi u çlirua.

Periudhës së sistemit socialist (1945-1990), i përkasin investimet në
disa degë të industrisë, kolektivizimi i bujqësisë, masivizimi i
arsimit, ngritja e një seri objektesh social kulturorë etj. Në fillim të
viteve '90 zunë fill normat e para të sistemit demokratik më shumë
problemë për fazën e tranzicionit, por më perspektivë për të ardhmen.

Sistemi i ri dhe reformat ekonomikë që u zbatuan në Shqipëri dhe në
Durrës pas vitit 1990, sollën transformime të ndjeshme në jetën
ekonomike.
Në rrethin e Durrësit janë aktualisht në aktivitet 3511 subjekte
ekonomikë, midis të cilave 64 shoqëri të përbashkëta (Filanto, Floryhen,
Trumph, eurotech), etj që merren më rieksportin e konfeksioneve të
këpucëve, peshkut ëtj. Në Durrës operojnë aktualisht 9 banka, pjesa më e
madhe e të cilave janë të huaja.

Porti i Durrësit, është një nga portet më të vjetra të Evropës në
detin Adriatik dhe një nga kryeurat ballkanikë të komunikimit të
perëndimit më lindjen dhe anasjelltas. Ai është përcaktuar si një pikë
hyrje për Korridorin e 8-të të transportit që fillon nga Shqipëria,
kalon nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për të mbërritur në portin e
Varnas dhe Burgasit në Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit është
krijimi i një transporti të sigurt, sipas standardëve të projektimit
evropian dhe ndërkombëtarë.

Gjithashtu është porti më i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85 %
të import-eksporteve shqiptarë të mallrave dhe më i rëndësishëm në
transportin detar të udhëtarëve.

Porti i Durrësit ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,4 km² dhe
një akuatorium prej 0,67 km². Kanali i hyrjes është 9,5 m i thellë, 40 m
i gjerë dhe 1,2 milje i gjatë. Në port funksionojnë 11 kalata operues
nga 6,6-11 m të thella më një gjatësi rreth 2.200 m. Sipërfaqja totalë
për depozitimin e mallrave është 270.000 m² nga të cilat 27.000 m² janë
të mbuluara.

Në portin e Durrësit ngarkohen dhe shkarkohen të gjitha llojet e
mallrave mineralë, karburante, cimento dhe artikuj të kategorive të
ndryshme.
Në port gjendët dhe terminali i trageteve, i cili ka në dispozicion
një kalatë më gjatësi 186 m dhe zhytje që varion nga 7,40-7,90 m. Në
këtë terminal, gjatë vitit 2002, u përpunuan 1.683 tragete më 600.500
pasagjerë, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.

Terminali i konteniereve është në fazën ndërtimorë. Përveç kalates
dhe sheshit që ka në dispozicion, në ndihmë të terminalit të
konteniereve në portin e Durrësit ndodhen edhe një sërë pajisjesh që
ndihmojnë në ngarkim-shkarkimin e tyre.

Aktualisht në portin e Durrësit janë futur në përdorim fondet e
Bankës Botërorë prej 23 milion USD, Programi PHARE më 11 milion USD, TDA
me 1,9 milion USD investime këto që kanë si destinacion rehabilitimin e
kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektronikave dhe makinerive
për përpunimin e konteinereve etj. Porti i Durrësit ka përfituar
gjithashtu një kredi prej 17 milion euro nga Banka evropianë e
Zhvillimit. Projekti përfshin ndërtimin e terminalit të ri të trageteve
dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90 % e vëllimit të transportit
detar në Shqipëri kryhet nëpërmjet Portit të Durrësit dhe kapaciteti
vjetor i përpunimit të mallrave është rreth 3 milion ton. Më krijimin e
zonës fiskalë, kapaciteti i Portit do të arrijë në 5 milion ton mallra
të përpunuara në vit.

Në port funksionojnë rreth 75 agjenci detare spedicionere, nga të
cilat 6 agjenci detare që trajtojnë 14 tragete udhëtarësh dhe
automjetesh. Më e madhja është agjencia publikë “Taulantja sh.a”.
Aktualisht, në portin e Durrësit është dyfishuar numri i trageteve
krahasuar më një vit më parë. Çdo javë në këtë port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane që lidhin Durrësin më portet e tjera të Mesdheut.
Durrësi është nyjë e të gjitha llojeve të transportit. Nëse do t’i
referohemi shprehjes së vjetër që në kohën e Perandorisë Romakë së “Të
gjithë rrugët të çojnë në Romë”, në Shqipëri, do të ishte : “Të gjithë
rrugët të çojnë në Durrës”.

Durrësi, qytet 3000-vjëcar në zëmër të Evropës. Në qendër të tij
ndodhet Amfiteatri më 20.000 vende, unik në të gjithë Ballkanin.

Trashëgimia arkeologjike e qytetit e bën të natyrshme që çdo durrsak
të ndjehet krenar për qytetin e tij. Durrësi i cilësuar si Taverna e
Adriatikut, mirëpret në kohët modernë, turist dhe vizitor nga e gjithë
bota. Tashmë Durrësi është përfshirë në projekte të fuqishme të Bankës
Botërorë dhe Agjensivë të rëndësishme Ndërkombëtarë. Ai ka hyrë në një
fazë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat
arkeologjike, presin çdo turist dhe vizitor për të shijuar bukuritë
natyrorë dhe për të prekur dhe parë nga afër lashtësinë.

Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh për të sjellë në Durrës
eksperiencat më të mira të vendeve të zhvilluara, i ofrojnë
investitorëve dhe biznesmenëve mundësi dhe terren për të arritur sukses
në aktivitetet e tyre. Mjedisi shumë i favorshëm, mundëson krijimin e
zonave industrialë, krijimin e plazheve elitarë në zona të virgjëra,
studime e master planë, zbulime arkeologjikë, ndërtime të rrugëvetë reja dhe përmirësimin e infrastrukturës. Politikat ekonomikë
financiarë lokalë, lehtësojnë investitorët në sipërmarrjet e tyre.
Nisur nga këto :

Vizioni i strategjisë së Bashkisë për zhvillimin e qytetit të
Durrësit është : “Nyjë kryesorë e vendit për transportin detar, rrugor,
hekurudhor, zona më e rëndësishme e vendit në fushën e turizmit masiv
dhe atë elitar, që ofron histori dhe arkeologji unikë, qendër kryesorë
për tregtinë më jashtë dhe industrinë eksportuese, qytet i bankave dhe i
shoqërive të sigurimit, më një komunitet që gëzon një cilësi jetë të
avancuar”.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons