PORTIMAO, 14 janar 2012 - Altin Lala është një nga lojtarët më të dashur në klubin e tij gjerman, Hanoverin, për të cili jep kontribut prej 14 vjetësh, nga viti 1998. Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptarë u rrëfye në 360 gradë nga Portugalia, për faqen zyrtare të skuadrës së Bundesligës gjermane, duke treguar të gjitha përjetimet që ai ka ndjerë gjatë 14 fazave përgatitore me Hanoverin. "Unë kam qysh tani disa plane, por do t’i qëndroj më shumë dëshirë besnik futbollit. Por, nga ana tjetër unë dëshiroj gjithashtu të mësoj diçka nga biznesi. Do të shkoj në çdo rast në stadium për të parë ndeshjet. Si tifoz, apo si bashkëpunëtor, këtë nuk e di akoma”, - tha Altin Lala.
Përshëndetje Altin! Është shumë bukur që ne na dhe kohën e duhur. Altin, kjo është faza e fundit përgatitore me Hanover 96. A ndjen diçka ndryshe në raport me vitet e kaluara?
Duke numëruar edhe seancat stërvitore të mëparshme, natyrshëm që dikur do të vijë dhe fundi. Unë jam shumë i lumtur, që kam marrë pjesë në të gjitha seancat stërvitore. Ne po punojmë rregullisht dhe unë shpresoj, që deri në fund të tyre të mos dëmtohem.
A jeni paska i hidhëruar, që tani je duke menduar për fundin e karrierës tënde?
Po, paksa. Dikur do të vijë koha t’i japësh fund me futbollin. Por, grumbullimi nuk është aspak një piknik për ne, kjo do të thotë, që duhet të punoj fort. Nga njëra anë, unë jam i gëzuar që është dhe hera e fundit që shkoj në një grumbullim, nga ana tjetër, do të më mungojë shumë.
A bëhet më i vështirë grumbullimi, kur futbollisti bëhet edhe më i vjetër në moshë?
Nëse dikush është mbi të 30-at, zgjasin fazat e çlodhjes paksa më shumë. Por, unë jam ende në limitet e mia. Ndodh ndonjëherë, që një sprint të mos ta bëjë në 100 për qind. Mund të ndodhë gjithkujt, kur është në moshën time.
Ne kujtojmë disa ndeshjet të mëdha të tuat, si për shembull në Frajburg, atje ku ne arritëm qartësisht kualifikimin për në Ligën e Europës. A ju ka sinjalizuar trupi juaj diçka, që tani është koha e duhur për të marrë një vendim, për të varur “këpucët në gozhdë”?
Në fakt, fundi ka zgjatur diçka më shumë. Por, ndoshta mosha nuk do të thotë se duhet t’i japësh shpejt, ndërkohë që mund të luash në një nivel kaq të lartë. Ndonjëherë vendosin gjërat e vogla në një ndeshje. Gjithsesi, dikur do t’i japësh fund. Koha e duhur ka ardhur. Por, dhe kështu është mirë.
Si e shikon të ardhmen tënde? Do t’i qëndrosh besnik futbollit, apo do të nisësh karrierën si biznesmen?
Unë kam qysh tani disa plane, por do t’i qëndroj më shumë dëshirë besnik futbollit. Por, nga ana tjetër unë dëshiroj gjithashtu të mësoj diçka nga biznesi. Do të shkoj në çdo rast në stadium për të parë ndeshjet. Si tifoz, apo si bashkëpunëtor, këtë nuk e di akoma.
Nga ju kemi dëgjuar se, jeni në bisedime me Hanoverin, apo jo?
Unë do të bëjë në çdo rast një bisedë me klubin. Nëse unë dua të bëj diçka, diçka që ka kuptim dhe të marr një punë, dua të jetë diçka që të sjellë një risi, dhe jo të shërbejë si një alibi. Por, për momentin unë jam i përqendruar te sezoni, dhe më pas do të shohim se çfarë do të vijë.
Cilat janë planet tuaja me Hanoverin për ndeshet e kthimit?
Ne kemi luajtur një fazë të parë të rregullt, edhe kur dikush apo një tjetër ka pasur diçka për të na kritikuar. Ne kemi lenë një apo pikë të tjera, ngandonjëherë edhe jemi mërzitur me vendimet e gjyqtarëve. Por, gjithashtu mendojmë, se ne ishim të porsa vajtur një Ligën e Europës, por kemi marrë rezultate të mira me ekipin. Unë shpresoj, që ta nisim mirë fazën e dytë, dhe në fund të një vend të tretë të arrijmë dhe të kemi sa më pak dëmtime në radhët tona, çka do të thoshte një sezon i suksesshëm.
Fjala kyç, faza e parë. Cili është momenti tënd më i mirë në atë fazë?
Unë e gjykoj kalimin kundër Seviljes si një moment të mrekullueshëm, po kështu ndeshja e parë kualifikuese në Hanover. Një atmosferë të tillë nuk mund ta kujtoj, aq kohë sa jam unë këtu. Gjithashtu, edhe ndeshja në Kopenhagen dhe rikthimi i Markusit ishin momente të bukura, por nuk mund të vendosë për ndonjërin, që të tria ishin momente të bukura.
Për momentin, a është kjo koha më e bukur që po përjeton me Hanoverin, përveç sukseseve?
Po, në çdo rast. Kur mendon, se në më parë kemi luajtur në Ligën e Dytë përpara 6000 apo 7000 shikuesve dhe zhvillimin e derisotshëm, sigurisht, që është diçka e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur, që unë do ta mbyll karrierën me një ekip kaq të mrekullueshëm. Natyrisht, gëzohem edhe për tifozët dhe qytetin, e ndjejmë euforinë që mbizotëron. Dallohet, që këtu diçka e madhe po bëhet. Unë shpresoj që edhe në të ardhmen ekipi të rritet më shumë dhe t’i gëzojë sa më shumë tifozët.
Pyetja e fundit. Pas 14 vjetësh te Hanover 96, cila është historia më kurioze, që ti ke përjetuar një grumbullim?
Kam pasur shumë momente të bukura. Më duhet të mendohem gjatë, që të kujtoj më të mirë. Më kujtohet Vicinius, i cili pati një ide, që të thyenim një vezë në kokën e Mile Gorgasit dhe më pas të përzienim me miell. Kemi qeshur shumë. Kjo tregon që, Hanover 96 është një ekip i mrekullueshëm. Për emisionin e radhës do të bëjmë një “Më të mirat” e grumbullimeve, por ka rrjedhur aq shumë kohë, saqë nuk i kujtoj të gjitha përnjëherësh.