SHKODER, 14 janar 2012 – Malazezi Nenad Brnoviç, 31 vjeç, ish-lojtari i Kombëtares së Serbisë dhe Malit të Zi është blerja e parë zyrtare e Vllaznisë, në merkaton dimërore.
Ish-lojtari i Partizanit të Beogradit, por me një të kaluar edhe te Bududçnosti i Podgoricës, por dhe te Zabjelo, Mlladost Apatin, Hajduk Kula, Zeta, Rad dhe në Iran, firmosi një kontratë gjashtëmujore.
Sulmuesi Brnoviç tha se kishte mbërritur në Shkodër për të fituar titullin kampion.
Vllaznia është në pritje edhe të firmës së kroatit Gordon Vuk, andorrianit Moreno dhe beninasit Felisien Singbo.
Te shkodranët po testohet edhe malazezi Ivan Jablan.