Forumi Kuq E Zi
Buzëqeshja e bajramit :) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Buzëqeshja e bajramit :) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Buzëqeshja e bajramit :) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Buzëqeshja e bajramit :) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzëqeshja e bajramit :) Empty Buzëqeshja e bajramit :) 14/1/2012, 09:47

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Buzëqeshja e bajramit :) U59ueid-in-peshwar-pakistan
Buzëqeshjen e këtij Bajrami, ia dhurojmë të gjithë atyre zemërmirëve dhe zemërgjerëve, të cilët falin, tolerojnë dhe i mëshirojnë robërit e Zotit.

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë atyre që qeverisin me drejtësi dhe gjykojnë me urtësi.

Buzëqeshjen e Bajramit ua dhurojmë atyre që kanë vullnet të çeliktë, vendosmëri të paepur dhe atyre që u besojnë vlerave të larta. Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë çdo zyrtari që i frikësohet Zotit, i druhet gjynahut dhe përsos punën e tij.

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo të dituri që harmonizon mes fjalëve dhe veprave dhe që është model me moralet e tij të larta. Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo shkrimtari që ka penë dinjitoze, larg banalitetit dhe ka ndërgjegje të zgjuar.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë çdo mësuesi që jep kontribut për mirë edukimin e brezit të ri dhe kultivimin e vlerave tek fëmijët. Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo doktori, dashamirës për të sëmurin dhe i dhembshur me shëndetligun.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë çdo ushtari që e kalon natën zgjuar për të ruajtur qetësinë e njerëzve, pasuritë dhe jetët e tyre.

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë çdo bujku që punon tokën e tij, për të nxjerrë perimet dhe frutat e dobishëm.

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë të gjithë atyre vëllezërve të sëmurë, që kanë zënë shtratin, të cilët i urojmë: Zoti u shëroftë dhe bashkë me shëndetin, u dhashtë dhe sevapin!

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë të gjithë atyre invalidëve, të cilëve u themi: Ju jeni zemrat tona që ecni mbi tokë, ju jeni shpirtrat tanë që fluturojnë në qiell. Me gjithë zemër ju urojmë shëndet dhe jetë të lumtur! Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë prindërve, për të cilët lutemi: O Zot! Mëshiroji ashtu siç u kujdesën për ne kur ishim të vegjël!

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë të vobektëve, fukarenjve, të provuarve dhe të keqtrajtuarve në çdo cep të botës, të cilëve u themi: Paqja qoftë me ju! Duroni, pasi dielli së shpejti do të lindë! E nesërmja e ndritur do të vijë padyshim!

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë kujtdo që ka kontribuar në zhvillimin e jetës, me mundin, djersët, idetë, dijet, penën, urtësinë, poezitë apo ambiciet.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë kujtdo që na ka bërë një të mirë në çfarë do forme.

Buzëqeshjen e Bajramit, ia dhurojmë kujtdo tjetër që është sjellë keq me ne, na ka hyrë në hak, na ka ofenduar, na ka përgojuar dhe ka menduar keq për ne. Këtyre, ne u themi: Zoti u faltë!

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë atyre që janë në kërkim të së vërtetës dhe interesohen për të. Atyre u themi: Bravo u qoftë, pasi jeni në kërkim të udhës së drejtë.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë fëmijëve, të cilëve u themi: Mirësevjen brezi i ardhshëm, burrat e së nesërmes, sythat e jetës dhe zogjtë e parajsës.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë të gjithë myslimanëve dhe besimtarëve, të cilat i qëndrojnë besës, duke besuar Allahun si Zotin e tyre, Muhamedin si profet dhe Islamin si fenë e tyre.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë atyre që i përmbahen të mesmes së artë, as nuk e ekzagjerojnë dhe as nuk e lënë pas dore.

Buzëqeshjen e Bajramit ia dhurojmë të gjithë vëllezërve në humanizëm, të cilët e duan paqen, heqin dorë nga dhuna dhe agresioni dhe kontribuojnë për sigurinë. Këtyre ne u themi: Ju jeni partnerët tanë në kompaninë e jetës, karvanin e kësaj bote, institucionin e zhvillimit dhe novatorizmit./AO/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
sa e bukur kjo temm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons