Një vajzë po priste aeroplanin në një aeroport të madh.
Meqënëse i duhej të priste gjatë, vendosi që të blinte një libër që të kalonte kohen.
Bleu librin dhe një kuti me biskota.
U ul në vendin ku rrinë zakonisht persona të rëndësishëm në mënyrë që askush të mos e pengonte.
Afër saj ishte karrigia me biskota dhe një karrige më tej një person tjetër i cili lexonte gazeten.
Kur ajo filloi të merrte biskota, edhe zotëria nga karrigia tjetër mori një.
Ajo u habit pa masë, por nuk tha asgjë, vetëm vazhdoi të lexonte librin.
C'do herë që ajo merrte nga një biskotë, këtë e bënte edhe zotëria pa u mërzitur fare.
Vazhduan kështu deri sa në kuti mbeti vetëm një biskotë, dhe vajza mendoi:
Më intereson të di se cfarë do të bëjë ai tani!!
Zotëria e mori biskoten e fundit dhe e ndau në dy pjesë.
"Kjo me të vërtetë është e tepërt, filloi të mendojë nervoze vajza, mori sendet e veta, librin, çanten dhe shkoi drejt daljes.
Kur u ndje më mirë, u ul në një vend ku nuk ishte askush që të mos kishte më asnjë ndodhi të tillë të papritur.
E mbylli librin dhe hapi çanten që ta fuse brenda, dhe në momentin kur shikoi brenda, pa një kuti me biskota të pahapur fare.
U turpërua dhe atëherë e kuptoi se kutia me biskota kishte qenë e zoterisë qe kishte qënë ulur në karriken pranë të sajes, por i cili pa asnjë shqetësim, nervozizëm apo brengë e ndau edhe biskoten e fundit me të, krejtësisht ndryshe nga ajo, që ndjehej e lënduar në krenarinë personale dhe ndjenjat e veta.
Sa herë në jeten tonë ne kemi ngrëne dhe do të hamë biskoten e huaj, dhe këtë nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dimë kurrë?
Para se të vijmë në ndonje përfundim të shpejtë dhe para se të fillojmë të mendojmë keq, shikoni me kujdes detajet, shpesh herë situatat nuk janë të atilla sic na duken neve në shikimin e parë..