Kuptimi varësi, përbmledh marrëdhëniet pa të cilat pjesëtarët nuk mund të egzistojnë apo të krijojnë mundësitë që nevojiten pa palën tjetër. Kurrë flasim për njeriun, është bërë shprehi dhe anojmë ti vëmë në ballë-ballë varësinë dhe lirinë, gjë që nuk ka themel të shëndoshë sepse çdo varësi nuk e mposhtë lirinë. Varësia që nuk është pasojë e ndonjë ndërtimi shoqëror apo shprehije vetanake e cilësuar si e tillë, është vetëm varësi e cila na drejton nga nevoja natyrore. Prandaj themi se të gjitha qeniet e gjalla kanë nevojë për një përzierje varësishë që më saktë njihen dhe pranohen si marrëdhënie në mes të llojeve dhe bëjnë pjesë të ekosistemit, sidomos të ushqyerit e kjo, edhe pse nuk është një liri absolute, nuk mposhtë lirinë dhe nuk pengon të konsiderohemi si të lirë përderisa njëra palë parapëlqen një reciprocitet dhe barazpeshim të marrëdhënieve jetike për të gjithë të kyqurit. Poqese shtyhemi të kërkojmë lirinë absolute, fuqinë dhe mundësinë për të jetuar, vendosur dhe lëvizur në hapësirë plotësisht i pavarur nga gjërat, qëndrimet dhe ligjet në natyrë do të thotë, të kërkojmë cilësi hyjnore që i ka vetëm ai që krijon çdo gjë nga asgjë, ai që është mbi të gjitha që shohim ose jo, që egzistojnë ose jo, e ai është Zoti. Të kemi nevojë, si që është edhe fakti, për ajër që na mbanë gjallë është provë se na nuk jemi të aftë për vetegzistencë e kjo nuk na ndanë nga liria sepse kjo jetohet dhe përjetohet si një marrëdhënie me natyrën dhe krijuesin e tij që na përkujton njohjen e varësisë në mes llojeve dhe varësisë hyjnore dhe assesi humbje të lirisë.
Janë varësi të dëmshme familjarizimet në shkallë të ndryshme të shumë vetive që kanë kaluar në shprehje të rëndomta të mungesës fizike apo të prodhimeve të ndryshme që edhe përbëjnë në një moment akoma më të komplikuar, sjelljen dhe kërkimin e një prodhimi, objekti apo dëshire të pakontrolluar. Abstenimi është i pamundshëm dhe shkakton çrregullime shpirtërore dhe dhimbje fizike. Varësia fizike për diçka shëndrohet në nevojë trupore dhe shpirtërore dhe çon në kërkim më të shpeshtë të së njejtës duke rritur kështu varësinë psiqike të individit, që ndikon dhe ndryshon rrënjësisht natyrën dhe mënyrën e jetës në kuptimin shoqëror dhe vetanak. Këtu kemi të bëjmë edhe me obsesionet psikologjike seksuale dhe lojrat e fatit (bixhoz).
Varësia, që unë do ta quaja varësi bashkëkohore e që rradhitet në grupin ashoqëror janë gjunjëzimi para lojrave video, televizioni dhe lojrave të tjera individuale. Këtu bëjnë pjesë edhe adikcionet shoqërore të kohës. Këtu bëjnë pjesë edhe obsesionet psikologjike seksuale si dhe televizioni, puna dhe ushqimi. Por a janë këta të gjitha forma të humbjes se lirisë ? Po a e kemi patur lirinë nga lindja ? Jo. Ajo nuk vjen me lindjen. Ajo mësohet si që mësojmë edhe sjelljet e doket tjera në mesin ku jetojmë. Njeriu lind nga natyra, egërsirë. Ai mëson sjelljen, mirësinë ndjenjën e dashurisë dhe të dhimbjes. Përshtatja dhe largimi nga egërsia, abstenimi nga vrasjet dhe sjelljet të cilësuara të dëmshme bëhen « detyrim » shoqëror, por kjo varësi nga dorëheqja e pulsioneve të egra a është humbje lirie ? Jo se këto janë varësi të ndërtuara në mirëkutim të ndërsjelljes midis qenieve dhe ky është rrjet i lidhjeve të lira që nënkupton lirinë për të zgjedhë dhe jo një varshmëri patologjike apo të mbjellë nga raste të ndryshme të jetës dhe nuk përkojnë me forcën e familiarizimit me diçkafin apo pas diçkafit.
Element mjaftë aktual që çon në varshmëri është edhe dëshira e madhe për të njohur të panjohurën dhe animi për kënaqsi të pashtershme dhe ripërtrirëse. Në këtë kontekst hyn edhe varësia e frigës nga vetmia dhe mungesa e fuqisë për të përballuar mungesat. Nëse përballohen këto ndjenja dhe nëse mësohet pozitivizmi i jetës dhe lidhja e varësisë ndaj Krijuesit të gjithësive, bën të lumtur të qenurit rob i tij se vetëm atëherë nuk ka varësi të lindura apo të fituara që pasojnë në jetë. Çdo pasion, çdo dashuri, çdo lojë e argëtim do të jetë i matur, do të ndihet e do të jetë liri dhe jo skllavërim e varësi që shkakton varë të rënda vetanake, familjare dhe shoqërore.
Burimi i Temes filolet.com