Forumi Kuq E Zi
Adelina Ismajli rrefehet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Adelina Ismajli rrefehet Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Adelina Ismajli rrefehet Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Adelina Ismajli rrefehet Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Adelina Ismajli rrefehet Empty Adelina Ismajli rrefehet 28/12/2011, 00:06

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Është padiskutim diva e kohëve moderne. Me një karrierë të lavdërueshme jo vetëm brenda, por edhe jashtë kufijve shqiptarë, ajo ka gjithmonë diçka që të bën kurioz për të lexuar. Edhe sikur intervistat e saj t’i gjesh në të njëjtën ditë, në disa gazeta, ti je instiktivisht i prirur për t’i blerë të gjitha. Shpesh e krahasojnë me Pagarushën e Zelën, e për Adelina Ismailin ky është kulmi i sadisfaksionit. Isha fare i vogël, kur e ndiqja përmes ekranit në çdo dalje të sajën skenike, para disa vitesh pata fatin ta takoj, ndërsa sot që puna ime lidhet drejtpërdrejtë me të, ndihem më mirë se asnjëherë tjetër. Brenda një viti ka arritur shumë suksese. Disa prej tyre i ndan ekskluzivisht edhe me ne sot, kështu që shshsh…po rrëfehet Diva.
Adelina, po mbyllim një vit shumë të suksesshëm për ju. Jeni renditur e para në dhjetëra klasifikime dhe koncertet tuaja kanë qenë të mbipopulluara. Cilat janë ndjesitë që ju përçojnë gjithë këto arritje?
Kënaqësia ime për gjithë këtë dashuri që pranoj është një ndjenjë hyjnore të cilën u mundova ta përshkruaj në këngën time debutuese në tregun e huaj dhe posaçërisht në ato pesë fjali shqip që këndoj në kengën që dëgjohet në 22 shtete të 3 kontinenteve. Arritjet janë të pavlefshme nëse nuk ke me kënd i ndan dhe unë ndjehem e bekuar me ata që më duan. Por edhe guxoj të mburrem që tashmë si shqiptarë po indentifikohemi dhe me art modern në vende ku na imagjinojnë ndryshe. Malli për Kosovë dhe nevoja të pushoj. Nganjëherë kam ndenja të përziera, shumë lumturi, mall dhe lodhje. Kjo e para mposht të tjerat gjithmonë…
Në bilancin e arritjeve të këtij viti, çfarë ju kënaq më shumë?
Epiteti “Diva Ballkanike”…Do gënjeja po të thoja ndryshe. Dhe, videoja që bënë fansat për datëlindjen time. Më bëri të qaj pas shumë kohësh.
Versioni remix i këngës suaj “Tribalb” është përfshirë në një përmbledhje hitesh botërore, ku nuk kanë munguar emra të tillë si Lady Gaga, etj. Cili është synimi juaj Adelina? Fama në Amerikë? Pasi në Europë tashmë keni arritur jo pak.
Asnjëherë! Ok, e di çfarë mendohet kur lexon këtë fjalë, por në Amerikë nuk do mund të jetoja as një ditë, lëre më të punoj. Atje është çdo gjë super e kalkuluar dhe nuk do merrja mundin t’i bindja që mund të fitohet nga një femër që vjen nga nje shtet që ka banorë sa nje lagje e New York-ut. Harro artin, Amerika është biznes i madh. Pastaj hyj në njerëzit e rrallë që nuk pëlqejnë menyrën e të jetuarit atje, aspak.
Në 2011 jeni ngjitur në një prej skenave më të rëndësishme botërore, ku javë përpara jush kishin performuar në të yje të muzikës amerikane…Ç’komente keni marrë nga menaxherët e club-it?
Unë komunikoj me fansat më shumë. Po bëja foto dhe po kënaqeshim bashkë me ta kur menaxheri im erdhi dhe më tregoi që ata po kërkonin dhe një datë tjetër. U gëzova, natyrisht. Mbetet të realizohet në vitin që po hyjmë.
Një lajm që tronditi jo pak fansat tuaj, ishte ai i vdekjes së Adelinës. Si e morët vesh ju lajmin dhe çfarë masash ndërmorrët? Po familja juaj si reagoi?
Po hipja në avion nga Parisi për në New York kur e mora vesh dhe gjatë gjithë udhëtimit isha e stresuar se si do e merrnin këtë të dashurit e mi. Fatmirësisht, familja ime e kishte pranuar ashtu siç ishte, një gënjeshtër dhe e pritën me më shumë gjakftohësi sesa unë. Mami me qetësonte, imagjino (qesh). Fansat ishin ne kulm të konfuzionit dhe brengosjes. Me të arritur morrëm masa të ngrinim padi. Ishte e rëndë në ato momente, sado që tash më qeshet me atë “lajm”.
Ndonëse vitet kalojnë ju renditeni edhe sot në toplistën e këngëtareve më ‘hot’, kujtojmë këtu sondazhin e shpallur në qershor nga një prej emisioneve më të ndjekura në Kosovë…Çfarë e mban kaq ‘hot’ Adelinën?
Votat për “Këngëtarja më ‘Hot’ e verës 2011″ vërtet më lajkatuan, isha në një moment kur më së paku ndjehesha ‘Hot’ (qesh). Lajmin e mora kur isha me grip. Jam e lumtur që audienca tashmë dallon aparencën fizike nga ajo që përfaqëson dikush. Të qenurit “Hot” s`ka të bejë me veshjen më. Zotit faleminderit! Kam lexuar një thënie: “Femra ‘hot’ ështe ajo që më bën të qesh, të qaj, ta dua dhe urrej”…Fakti që mund të flas, vishem, këndoj lirshëm dhe pa asnjë kompleks për çdo difekt timin apo të tjerëve më bën të ndjehem mirë në lëkurën time.
Në korrik të këtij viti keni thyer një rekord…Publiku në koncertet tuaja në Ulqin i ka kaluar parashikimet. Po cili është rekordi juaj personal? Cili ka qenë publiku më i madh për të cilin keni kënduar?
Isha në Akademinë Përkujtimore për Heroin e Kombit Sali Cekaj. Fakti që këndova e para dhe e vetmja në ditë tejet të vështira në Kosovë kur u inagurua përmendorja e tij, më emociononte shumë. Frikohesha që pas aq shumë vitesh nuk do justifikoja veten. Numri i njerëzve të mbledhur dhe respekti që m’u bë, është një ndër krenaritë e mia më të mëdha profesionale, por primarisht njerëzore. Ka shumë koncerte me të cilat krenohem, jashtëzakonisht shumë me koncertin në Drenicë pas 7 vitesh mungese. Ështe Ulqini, New York-u, Cyrihu, pastaj Munchen, Toronto…Ke parasysh kur në një moment shikon fotot dhe të mbërthejne mornicat nga kujtimet? Tani po më ndodh (qesh).
Adelina, jeni gjatë gjithë kohës në koncerte dhe e dimë që gjithandej ju presin shumë mirë. Pavarësisht kësaj, cili është vendi ku ju ndiheni më komode kur këndoni?
Nuk nisem në koncert pa qenë e sigurt që do ndjehem mirë, e them seriozisht. Është kusht që më figuron dhe në kontratë. Kur një ditë të kem kohë dhe vend të publikoj sa koncerte kam refuzuar për shkak të dyshimit në organizatorët, apo kur nuk më ka pëlqyer sjellja e tyre dhe vet do tmerrohem (qesh). E di, tingëllon jo e ndershme karshi fansave, por nëse do u jepja një koncert jo të bukur për fajin e dikujt tjetër, do ishte dhe më keq.
Prej vitesh i mungoni Shqipërisë dhe shqiptarëve, keni planifikuar ndonjë koncert së afërmi?
E dua një koncert prej vitesh atje. Kam presion dhe nga fansat që tashmë dhe nuk duan të kuptojnë pse nuk jam pranë tyre në Shqipëri. Por edhe unë dua disa Adelina të klonuara. Nuk e bëj shkel e shko, duhet përkushtim. Nga eksperienca e fundit në
Tiranë më 2009 jam tmerruar se çfarë sabotimesh mund të më ndodhin nga kolegët. Faleminderit Zotit dhe nikoqirit, u bënë transparente dhe kjo arsyeton skepticizmin tim që të vij dhe të tregoj se kush është Adelina Ismaili dhe cilat janë Adelinat e Shqipërisë që “lindën” gjatë kësaj mungese të shkaktuar nga dëshira ime për perfeksion dhe mungesa e kohës ta arrij.
Duket sikur u keni thënë lamtumirë një herë e përgjithmonë festivaleve. Pse kjo zgjedhje?
Kam pasur një strategji që nga fillet e karrieres, pra që nga mosha gjashtë vjeçare. Të dëshmohem në çdo festival të mundur njëherë. Këtë e bëra në të gjitha shtetet e Ballkanit deri në moshën 13-vjeçare kur po fillonte lufta gjithandej ish-Jugosllavisë. Pastaj u hapën kufijtë, preka dhe Shqipërine me festivale dhe po hyja në një etapë tjetër profesionale. Në biografi isha e dëshmuar, këngëtare festivalesh. Më duket paksa paradoksale të ridëshmoj diçka. Edhe nese do e bëja, do ishte për gallatë siç ishte i fundit. Të kujtoja fëmiun në mua ku kam qenë dhe ku jam. Por, pak kam kohë për të bërë qejf kohën e fundit (qesh).
Këtë gusht keni thyer këmbën. Si ndodhi?
Uuuuh, si e more vesh këtë?! E kam mbajtur sekret, nuk doja të merakosej askush. Ne koncertin e tretë në Ulqin kërceva nga skena që ishte 1.80 e lartë dhe thembra u nda në katër copa, dy ligamente ishin bërë kaçurel (qesh)…Dy javë të tëra nuk dija që është e thyer, mjekët atje janë tmerr, dhe ashtu ecja, notoja dhe këndova në koncertin e fundit. Kur u ktheva në Zvicër, pas kontrollit mjeku po më shikonte sikur të isha robot. Si rezultat, muaj të tërë të vonesës së klipit, promovimeve që po zgjasin ende, intervistave, koncerteve, fitness, pishinë, ecje, të gjitha. Çdo gjë lidhur me projektin e fundit duhej të mbaronte në 2011, unë ia bëra kompanisë dhe vetes punët lëmsh. Por çdo gjë ka një arsye dhe e rëndësishme është që tash ndjehem më mirë.
Ndërkohë duhet thënë se në të njëjtin muaj jeni shpallur femra më e bukur nga një revistë shqiptare në Amerikë. Si ju presin shqiptarët atje?
Të shpallesh këngëtarja më e bukur shqiptare në Amerikë, është ndjenjë fantastike. Atje vajzat shqiptare janë yll të bukura. Më duket paksa jo modeste të flas si pritem, më mirë të shikoni (qesh). Nëse ka diçka që më eksiton janë gjashtë mijë duar lart.
Kaq (qesh).
Në shtator u publikua një ‘best of’ i hiteve tuaja, i cili u rendit në top dhjetëshen e një klasifikimi të njohur në Francë. Si ndihesh për suksesin që tashmë i ka kaluar kufijtë?
Ndjej shumë obligime sa herë degjoj këtë fjali. Natyrisht që ndjehem si më së miri, por përgjegjësia është mbi normalen. Kurse unë jam kokë shqiptari dhe dua vetëm pushim e kënaqësi.
Kënga juaj e preferuar në të gjithë repertorin është…
“Urdhër i Ri Illyric” remix.
Po ajo që publiku pëlqen më shumë?
“I love you more” tani.
Në tetor erdhi ‘boom’-i i rradhës prej Adelinës. Sollët këngën “I love you more”, e cila brenda pak orësh pati një rekord klikimesh. Na tregoni diçka më shumë për bashkëpunimin me atë që në media është cilësuar si shoku i ngushtë i Sarkozy-s, Faudel.
Faudel është artist i kompletuar, me dy këmbë në tokë. Nuk ka si të jetë ndryshe në Paris, ku numri i njerëzve që duan të futen në show biz kalon milionat. Ai dhe menaxhmenti i tij pëlqyen idenë. Me realizimin e këtij projekti unë jam bindur që dikush po s‘qe shumë i dashur për tjerët, po s‘qe shumë i sinqertë dhe njeri në plot kuptimin e fjalës, le të fillojë të kryejë ndonjë kurs për një zanat tjetër. Në asnjë vend në botë nuk do pranohet kurrë vardisja, prepotenca, ose injoranca. Nuk është rastësisht njëri ndër artistët më të realizuar të Francës.
Si ishte të realizoje video me një staf krejtësisht të huaj, me të cilin kishin bashkëpunuar më parë të tjerë emra të famshëm?
Jashtëzakonisht e lehtë. Çdokush bën punën e vet, çdokush e di vendin e vet. Organizimi është top, stresi kalonte shpesh mbi të kuqen siç ndodh konstant me francezët, të cilët në ato raste marrin pushim dhe ulen hanë e pijnë, bëjnë qejf dhe rimëson pas shumë vitesh që megjithatë kjo punë është qejf. Nuk ndaleshin as në shi, ndërkohë që kabina ime kishte bllokuar hyrjen për turistë në Mont-Martre. Prisja kur do pëlcasin grushtet, çdo gjë ecte për mrekulli. Të ndjehesh yll i vërtetë. Me këtë them që misioni im si artiste në këtë jetë u kompletua.
Je renditur e para në klasifikimin e një portali shumë të famshëm në Gjermani, ndërkohë që Balkanika Tv ju vë në të njëjtën pozitë. Si është të jesh gjithmonë e para Adelina?
Në një rast si ky, kur ti më pyet dhe nuk bën sikur nuk e di, është shpërblim për punën time që nuk kam lënë artist shqiptar, apo kosovar quajeni si të doni, që nuk ia kam treguar çdo njeriu që punoj me të. Kryesisht është përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe. Nganjëherë do kisha dëshirë t’i jepja të gjithë këta tituj atyre që me agresivitet vuajnë t’i kenë, do ulesha të shikoja film pranë oxhakut pa menduar se sa punë më presin. Por jo, nuk është në natyrën time. Ka kohë që kam mësuar tmerret dhe çdo sukses e festoj në madhështinë e vet reale. Fundja, të arrij nga Prishtina duke fshirë këpucët në avion, të jem numri një në portale franceze, gjermane e zvicerane, i jap vetes të drejtë ta festoj çdo sekond që po e jetoj.
Jo rrallë herë na ndodh të dëgjojmë për veprat tuaja humanitare…Si ndiheni kur njerëzit ju shohin si hyjni?
Nuk ndjehem Adelinë, harroje! Kërkoj biruc ku të fshihem. Unë vetëm bëj atë që duhet bërë, atë që ne si artistë i kemi borxh atyre që admiruan jetën tonë në atë masë saqë falën të vetën. Dhe jam absolutisht kundër të bëj bujë mediatike për këto gjëra. Sa të ketë frymë në mua do bëj vepra humanitare, dhe kjo është çështje edukate familjare. Është ndjenjë hyjnore, dhe kjo reflekton të më shikojnë dhe përqafojnë me lot në sy dhe duar që dridhën. Më e shprehur është tek unë, nuk përmbahem dot para admirimit. Iki gjithmonë…
Në dhjetor veç intervistës në gazetën më të shitur në Zvicër e cila ka një portal të klikuar mbi një milion herë në dite dhe dëshmon për famën tuaj, shpalleni femra më seksi shqiptare e 2011 dhe festoni ditëlindjen e 32-të. Kur do të ndalet Adelina?
Ishim në Egjipt ku po përtërinim kontratën për 2012 dhe shtrirjen e këngës në Kanada. Nuk ishte kaq romantike sa tingëllon (qesh). Avion, makinë, kompani, shumë dokumente dhe në mbrëmje një disko fantastike ku ndenja shumë pak sepse duhej kapur avioni për të nesërmen. Por arrita t’i fus hundët në atë disko ku i lejova vetes të çmendem ca orë (qesh). Kur arrita, pash e-mailin plot. Unë kam një jetë që dua ta dëshmoj që të qenurit seksi nuk ka të bëj me veshjen, look-un apo këndimin, por të gjitha bashkë, shto dhe qëndrimin, besimin në atë që bën dhe definitivisht kuptimin e seksit, jo si diçka e turpshme apo vullgare, por një bazë arti që nga skulpturat antike deri tek Madonna. Bukuria e femrës ka qenë inspirim për artin ndër mileniume. Unë me fjalë ndalem çdo vit (qesh). Do ndalem natyrisht, këtë intensitet nuk e duroj më dot. Por nga muzika në kuptimin e gjërë të fjalës nuk do dal kurrë. Është i marrë ai që në shoë biz kthehet për të dëshmuar që mundet, unë e bëra disa herë. Dua të jetoj për vete.
Si e festuat këtë vit ditëlindjen?
Kam lindur në mbrëmje, dhe me të arritur në mbrëmje po shikoja email-in kur pash videon që më kishin bërë fansat. Sa po qaja sa po qeshja, nuk i besoja syve. E kam kthyer me qindra herë dhe nuk di cili është më i mirë se tjetri. Vendosa të dal ta festoj. Aty filloi festa, dola në një club që e mban një mike imja italiane dhe ndërkohë që në ekran gjigand sillej video e fansave te mi, Dj më këndoi dhjetëra herë “Happy birthday to Adelina and fans”. Isha e tëra në lot. Lot gëzimi.
Pas të 30-ave femrat fillojnë mendojnë seriozisht për krijimin e një familjeje. Adelina e mendon këtë?
Natyrisht…Unë isha në të 20 kur flisja për admirimin tim ndaj krijimit të familjes dhe ikjen nga ky profesion, që në fakt duket shumë vezullues, por kur e jeton një jetë të tëre, bëhet i tepërt dhe njeriu do lumturinë e vërtetë. Posaçërisht në momentin kur i arrin të gjitha, edhe ato që nuk i ke menduar kurrë, ndjehesh e përmbushur maksimalisht, je e vetëdijshme që ke arritur e para një ëndërr që e duan të gjithë dhe është e natyrshme, gati organike të mendoj për shpirtin, që në këtë rast është një familje imja. Asgjë tjetër s‘ka rëndësi.
Si është jeta e një dive? Si nis dhe si mbaron një ditë e juaja?
Ka avantazhet e veta, lehtesitë si person publik, por kryesisht është punë, punë dhe vetëm punë, që nga mëngjesi në mbrëmje. Në fakt, i kam shpjeguar të gjitha në këngën “Diva” e cila tregon që ky titull më shumë është një gjë që duhet justifikuar sesa që të sjell jetën në qiellin e shtatë. Te quhesh diva nuk është fjalë. Nuk është as e lehtë, por edhe më mirë nuk ka (qesh).
Aktualisht ku jetoni?
Sonte jam në Paris, nesër iki në Zvicër.
Sa ju mungon Kosova?
Më mungon familja dhe vendet që më kujtojnë fëmijërinë.
Është Adelina një shtëpiake e mirë?
Definitivisht (qesh). Gjyshja ime ishte vajzë e Nasuf Balsha nga Shkodra dhe rekrutimi i vajzave në familjen tonë doli me sukses (qesh).
Dini të gatuani, ose të bëni punë?
Natyrisht. Më pëlqen të gatuaj edhe pse koha nuk më lë shpesh në këtë periudhë jete, por jam maniake e pastërtisë dhe dekorimit, posaçërisht gjatë festave të fundvitit. Tmerrohem nëse shoh veshje të pahekurosur ose guxhinën e lënë rrëmujë. Prandaj gjithkund vonohem (qesh). Nuk dal pa qenë çdo gjë në rregull.
Festat e fundvitit do të të gjejnë në shtëpi, apo pranë fansave siç ndodh gjithmonë?
Edhe këtë vit pranë fansave, por datën 1 dua ta festoj pakëz për vete, prandaj kam minimizuar këndimin tim më 1 janar. Le të fillojë viti me më pak punë, ndoshta dhe ikën ashtu (qesh).
Sa paguheni zakonisht në koncerte? Herë pas here ju cilësojnë si këngëtaren shqiptare të paguar më mirë. Harroje, nuk flas. Është paturpësi. As nuk do të thërras të shkruash që “Adelina u pagua kaq apo kaq”(qesh shumë). Pagesa ime është rroga ime për atë që jam shkolluar dhe e kam profesion tash e 25 vite.
U përfol një bashkëpunim mes jush dhe motrës suaj, Zanfinës. Kur do të vijë?
Po pres të mbarojë Zani planet e saj. Do të jetë kënga që do t’i përkushtohem më së shumti në gjithë albumin tim. Jam shumë e entuziazmuar mezi pres. Shpresoj të jetë nga gjysma e vitit të ardhshëm, por në këtë rast çdo gjë varet nga kolegia ime (qesh). Me Zanin kuptohemi mirë në punë, është profesioniste dhe kohën e fundit ka arritur pjekurinë artistike. Po, qofshim shëndosh e mirë dueti vjen më 2012.
Çfarë prisni dhe çfarë premtoni për 2012?
Kurrë nuk kam premtuar asgjë, këtë herë guxoj të premtoj dhe një kengë të punuar në Europë. Shpresoj të kem shëndetin, lumturinë dhe fatin që kam pasur këtë vit që po lëmë pas, asnjë gjë më shumë. Gjithë të tjerat, sukseset, këngët, koncertet, janë produkte të këtyre që përmenda më lart. Dhe janë absolutisht dytësore për njeriun në mua.
Një urim për të gjithë shqiptarët?
Shëndeti, fati, lumturia dhe begatia qoftë me ju. Paçi një vit më të mbarë sesa ai që po lëmë pas. Zoti i bekoftë shqiptarët.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Adelina Ismajli rrefehet Empty Re: Adelina Ismajli rrefehet 11/2/2013, 16:06

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
i paska nxjerr tgjitha nshesh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons