Mjete janë bllokuar qe ne orën 05:00 te mëngjesit ne segmentin Vlore-Sarande, konkretisht ne Qafen e Llogorasë si pasoje e dëborës. Autobusë te linjës mes dy qyteteve, furgone, si dhe mjete te vogla kane mbetur ne dy anët e segmentit te bllokuar qe nis nga “Pisha Flamur” deri ne Shën Stinian. Pavarësisht angazhimit te borëpastrueseve nuk është normalizuar gjendja. Pasagjeret kane zbritur nga mjetet dhe janë nisur ne këmbë deri ne zonat ku mund te marrim makina te tjera për te vazhduar udhëtimin.
Trashësia e dëborës ka arritur ne afro 30 cm por mësohet se reshjet vazhdojnë pandërprere.
Edhe ne rajonin e Korçës, bora ka krijuar probleme ne qarkullimin e mjeteve ne zonat rurale. Kështu ne komunat Vithkuq, Lekas dhe Moglice situata ka qene e renduar, ku trashësia e dëborës shkon ne 25 cm. Ne disa prej fshatrave te këtyre komunave, lëvizja e mjeteve është e pamundur. E njëjta situate raportohet edhe komunat e thella te Pogradecit dhe Kolonjës si Trebinjë, Proptisht dhe Velcan.
Moti i keq ka krijuar probleme edhe ne Portin e Durrësit. Sektori i ngarkim-shkarkimit ka pezulluar punën qe ne mëngjes. Autoritet portuale nuk kane lejuar daljen e peshraxhave ne det, pasi sipas kapitenerisë forca e dallgëve ne det shkon ne 6-7 balle. Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar fryrje te lumenjve Gjadër e Kir ne Shkodër, duke rrezikuar rikthimin e përmbytjeve.