Forumi Kuq E Zi
1781 - 1901: Rosicrucianet  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
1781 - 1901: Rosicrucianet  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
1781 - 1901: Rosicrucianet  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
1781 - 1901: Rosicrucianet  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

11781 - 1901: Rosicrucianet  Empty 1781 - 1901: Rosicrucianet 11/1/2012, 11:35

Vizitor

Anonymous
Vizitor
1781 - 1901: Rosicrucianet

Eshte kjo periudha kur POD dhe Rene-les-Chateau fillon te perkojne pjeserisht, te pakten sipas ‘dokumentave te te urteve’. Ne vitin 1781 vdes Marie Negre d’Haupoul, nje residente e Rennes-les-Chateau. Familja e saj ka qene e perfshire ne Memphis-Misraim dhe Fremasonerine Martiniste. Ajo qe ndodhi me pas duket se eshte e diskutueshme (si gjithmone) por ‘dokumentat e te urteve’ thone se rrefyesi i saj, Abati Bigou spostoi nje shenjues meridiani me fjalet “Et in Arcadia Ego” nga nje varr diku ne ‘roseline’ (disa thone se ky eshte Arques ose varri i Pontils qe shfaqet ne pikturen e Poussins) tek varri i saj dhe me pas ndertoi nje varr te dyte me nje mbishkrim te cuditshem mbi te. Ky mbishkrim mesa duket eshte nje kod madje permban dhe vete emrin e Bigou ne te. Bigou supozohet se ka hartuar gjithashtu dy dokumenta te koduara dhe i groposi ato sebashku me dokumentat e tjera (perfshi gjeanologjine dhe ‘deshmine’ e Hautpoul) ne kishen e tij ne RlCO ku u zbulua dyqind vjet me pas mbas kaosit te Revolucionit Francez.

Ne fillim te viteve 1800, Charles Nodier dhe Victor Hugo organizuan nje sallon letersie ne Biblioteken Arsenal ku Nodier krijoi punen e tij e njohur si Cenacle. Nodier dhe Hugo ishin miq te mire dhe jane rregjistruar nga ‘dokumentat e te urteve’ si POS pasues. Besoj se Cenacle perfaqeson rrenjet e hershme te POS moderne e cila filloi si nje shoqeri moderne e Romanticizmit te shek te 19-te, nje shoqeri artistike, surrealiste dhe simbolistike e cila mund ose jo te kete patur ne menyre indirekte lidhje me Urdherin e Sionit te meparshem dhe qe adoptoi “Et in Arcadia Ego” si moton e tyre elegjiake. Ka mundesi qe bibliotekari Nodier te kete zbuluar nje sasi dokumentash kyce ne biblioteken e Arsenalit, psh tekstet e perkthyera te Flamelit. Ndersa persa i perket Hugoit ai u zhyt thelle ne spiritualizem dhe mistere e tashme eshte nje ‘mjeshter ne rritje’ i fese Cao Dai ne Vietnam.

Sipas dokumentave te te urteve, mbas Hugoit, mjeshtri tjeter i madh i POS ishte kompozitori Claude Debussy. Serisht, Debussy duket nje kandidat jo i pershtatshem per nje rrol te tille por duke germuar biografine e tij na del ndryshe. Debussy u prezantua tek Josephin Peladan e Rose-Croix nepermjet mikut te tij Erik Satie (dhe Satie nga del si ure lidhese midis Debussy, Cocteau dhe Picasso). Nepermjet antareve te Rose-Croix pjestare te te ciles perfshinin dhe kengetaret operistike Emma Calve, George “Konti i Izraelit” Monti (drejtuesi shpirteror i nje nejriu qe me pas do shfaqet si Pierre Plantard) dhe Eliphas Levi, Debussy mund te kete takuar dhe skolarin sulspician Emile Hoffet dhe me e rendesishmja, nje tjeter njeri, Berenger Sauniere.

Ketu nuk do shqyrtohet me detaje balada e Sauniere pasi dokumentat per te jane shqyrtuar me detaje shpesh here. Ajo qe gjeti ose jo Sauniere eshte dicka e diskutueshme. Ai u be prifti i Renne-les-Chateau ne 1885 dhe mbasi perjetoi nje periudhe fillestare komplet perhumbjeje, krejt papritur filloi te shfaqte se zoteronte nje pasuri te madhe. Mbas dyshimeve qe u krijuan mbi figuren e tij, kisha ja hoqi te drejten e ushtrimit ne vitin 1912 dhe vete vdiq ne vitin 1917. Megjithate ka dy mite mbi vdekjene tij qe duhen sqaruar. Sauniere nuk vdiq ne 17 Janar dhe arkivoli i tij u porosit gjashte muaj para vdekjes, jo pese dite. Po ashtu, shume thone se At Riviere, rrefyesi i tij, i mohoi ritet e fundit dhe ne nje fare menyre varrimi i tij ishte i cuditshem. ‘Dokumentat e te urteve’ thone se Sauniere gjeti dokumentat e fshehta te Bigous ne vitin 1891 dhe me ndihmen e Hoffetit i deshifroi ato. (te koduara sic ishin ne dy fraza te Ungjillit) Ne kete pike qe jemi natyrisht qe keto dy kode jane legjendare. I pari thote:

KY THESAR I PERKET DAGOBERTIT II DHE SIONIT DHE ATY AI ESHTE I VDEKUR.

I dyti thote:

BARINJ JO TUNDIM QE POUSSIN TENEIRS MBAN CELESIN E PAQES 681 NE KRYQ DHE KY KALE I ZOTIT E SHKATERROI ROJEN DEMONE NE MESDITE. MOLLET BLU.

Kush i krijoi keto kode nuk eshte e qarte por evidencat tregojne se ato u hartuan ne shekullin e 18-te dhe ka shume mundesi nga Abati Bigou dhe jo nga falsifikatoret moderne. (psh Markezi de Cherisey). E fundit mund te deshifrohet duke perdorur nje levizje te plote te kalit ne shah sebashku me tekniken e de Vigenere. Eshte interesante qe celesi per kodin, “MORT EPEE’ vjen nga varri i Marie de Negre teksti prej 128 germash i te ciles eshte nje anagram e tere per tekstet e koduara, minus 14 germat pa lidhje. Thuhet se kodi i dyte i referohet tre pikturave, Barinjte e Arcadias te Poussin, Tundimi i Shen Antonit dhe portreti i Celestine V, te gjitha te cilat Sauniere mendohet se ka shkuar ti shohe ne Luver gjate nje udhetimi ne Paris. Kodi duket se permban idene se keta dy artiste ‘ruajne celesin’ , por ndersa disa mendojne se e dine kuptimin e references se Possin (supozohet se tregon Varrin e Pontilit), rendesia e pikturave te Tenier nuk eshte e qarte (ai krijoi te pakten pese Tundime, sejcili me ndryshime te lehta nga njeri tjetri). Sidoqofte ne pikturat e Teniers ka nje simbolizem te erret qe artisti i asocioi me Shen Anton Heremitin – dita festive e te cilit eshte ne 17 janar. Ndersa ne lidhje me pikturen e Celestinit te V serisht kuptimi eshte i panjohur, ndonese Celestini eshte i vetmi pape qe ka dhene doreheqjen nga posti i tij: ate qe Dante e quan “Refuzimi i Madh”. Aksidentalisht, piktura e Poussin shfaqet si reliev, mbrapsht, ne Shugborough Hall Shepherd’s Monument ne Angli, se bashku me nje kod te cuditshem poshte tij qe duket se jane germat iniciale nga nje varg i nje poezie romantike te shekullit te 18-te.

Kisha e Sauniere permban nje roje demon, nje statuje te Asmodeusit dhe ka nga ata qe thone se ne mesdite, ndodh nje efekt optik qe duket sikur “globa blu” shfaqen ne xhamin e ngjyrosur te dritareve. Ka nga ata qe thone se financuesi dhe truri i operacioneve te Sauniere ishte At Henri Boudet, prifti i famullise se Rennes-les-Baines. Boudet kishte manine e mbledhjes se gjerave antike dhe qe debatonte shpesh se gjuha origjinale e kelteve dhe e gjithe botes ishte anglishtja. Sidoqofte, Le Vrai Langue Celtique (Gjuha e Vertete e Kelteve) , libri i tij i ‘cmendur’, permban nje numer lojra fajlesh e anagramash dhe kodesh sic permbajne dhe varret qe ai krijoi per Jean Vie dhe Paul-Vincent de Fleury. ‘Dokumentat e te Urteve’ lene te kuptohet se Boudet ishte nje operativ i POS dhe se ai lokalizoi nje shenje meridiani ne rrajonin e RlC.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

Te Urtet E Sionit – Faktet, Teorite Dhe Misteri














Te Urtet e Sionit ose sic njihen ndryshe Priory Of Sion gjithmone
kane paraqitur nje interes si historik ashtu dhe misterioz. Shume kane
shkruar per kete shoqeri sekrete si dhe misionin e saj por si ne cdo
histori ku sundon paqartesia dhe mungesa e sakte e informacionit, te
dhenat shtremberohen, ndryshohen duke ndryshuar dhe vete faktet
historike. Ka te dhena qe shprehen se vete pjestaret e kesaj shoqerie
jane perpjekur te mjegullojne ekzistencen dhe misionin e grupimit te
tyre sic ka te dhene qe mund te kete qene kisha ajo qe e ka mbuluar me
mister dhe amulli misionin e Te Urteve. Mbasi rilexova librin Holy
Blood, Holy Grail te cilin e kam permendur shpesh neper tema te kesaj
natyre me lindi kurioziteti te mesoja me shume dhe per nje fare kohe
studiova punen kerkimore te Lionel Fanthorpe i cili i ka kushtuar vite
te tera studimesh historise se mesjetes se hershme e sidomos
kryqezatave. Dhe gjate shfletimit te materialeve te tij arrita ne
konkluzionin se ka shume te verteta historike mbi ekzistencen e Te
Urteve te Sionit sic ka dhe mashtrime e falsifikime. Ky konkluzion u
perforecua mbas rishfletimit, analizimit dhe krahasimit te materialeve te tjera qe disponoj dhe qe jane shkruar nga autore te
ndryshem po per te njejtin subjekt. Ka te dhena qe flasin se vete
organizata pushoi se ekzistuari te pakten de jure dhe me pas ne mes te
shekullit 20-te shfaqet nje tjeter organizate me te njejtin emer
jetegjatesia e te ciles ishte vetem per pak kohe. Por ka dhe te dhena qe
flasin se organizata ka vazhduar aktivitetin e saj ne fshehtesi te
plote. Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te trajtoje anen e misterit te
ekzistences ne ditet e sotme por historine e krijimit dhe influencen qe
pati ne ngjarjet e kohes se mesjetes. Disa mbase do preferonin ta
nisnin kete histori qe ne kohen e sumereve te lashte apo ne periudhen e
Krishtit ose kur Franket Merovigniane erdhen ne France. Une personalisht
preferoj ta trajtoj nga momenti i Kryqezates se Pare.

Cdo pjese ne kllapa qe do shikoni ne material jane shpjegime te mijat
per te mundesuar nje kuptim me te qarte te emrave, termave, shkurtimeve
dhe ndonje koncepti tjeter qe nuk eshte hasur me pare nga lexuesi.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
1090 - 1188 Urdheri i Sionit


Sipas “dokumentave te te urteve” nje keshill i fshehte murgjerish
Kalabrez te cilet iken nga abacia e Orvalit ne Belgjike ne vitin 1090
ndihmuan ne zgjedhjen e Godfroi de Bouillion si mbretin de facto te
Jeruzalemit gjate Kryqezates se Pare (qe sic dihet ai e refuzoi duke
pranuar vetem titullin e Mbrojtesit te Varrit te Shenjte), bazuar ne
bindjen e tyre se ai ishte nje pasardhers i Merovinjaneve (Merovignians)
dhe nga ky fakt, sipas ketyre dokumentave ai ishte po ashtu dhe
pasardhes i Mbretit David nepermjet Jezusit dhe Merovekut (Merovech).
Si falenderim, Godfroi siguroi instalimin e nje Abacie ne Malin Sion.
Keto dokumenta po ashtu thone se Urdheri i Sionit dhe Urdheri i
Tempullit (zyrtarisht Kaloresit e Varfer te Tempullit te Solomonit, te
njohur me vone si Kaloresit e Tempullit apo Knights Templar dhe
zyrtarisht te pranuar si te tille ne vititn 1118) ishin deri ne vitin
1188 nje organizate e njejte dhe me te njejtin lidership. A ka ndonje
baze historike per keto deklarata? Po! Ka patur ne fakt nje Urdher te Sionit me baze ne Malin Sinai dhe
sipas nje dekreti papnor ne shekullin e 12-te, ata kishin manastire dhe
abaci ne vende te tjere ne Palestine (sidomos ne Malin Karmel), ne
Italine e Jugut (Kalabri) dhe ne France. Ne historine zyrtare jepet pak
informacion mbi lidhjen e Godfroise me kete urdher por thuhet se ai ka
themeluar Urdherin e Varrit te Shenjte (Order of the Holy Sepulchre)
marrdheniet e te cilit me Sionin dhe Templaret nuk jane te qarta. Dhe
historia zyrtare nuk jep asnje te dhene qe te kete patur perzjerje midis
ketyre murgjerve dhe ushtareve murgh te Templareve. Duket se urdheri
ka qendruar ne abacine meme te tij, Notre Dame de Sion/St Mary e Malit
Zion, ndertuar mbi themelet e apostolise origjinale te Cenacle ose
Coelaneum deri ne vitin 1291 kur ashtu sic ndodhi me shume zoterime te
kryqetareve, u pushtua nga myslimanet. Per shume kohe me pas (disa
shekuj) ajo ishte ne duart e franceskaneve deri sa humbi zoterimin
kristian duke u shnderruar ne nje xhami. Studiuesi Fanthorpe ka gjetur lidhje midis Urdherit te Sionit dhe
Karmeliteve te Shen Bertoldit, themeluesi i Karmeliteve po ashtu me
origjine nga Kalabria. Frat Lippi, nje mesues i Botticellit i cili eshte
rregjistruar si Mjeshter i Madh i Urdherit, jetoi ne Kalabri dhe njihej
si “Karmelitja”. Crotone ne Kalabri ishte shtepia e shkolles se
Pitagores dhe Pitagora, sipas Iamblichus thuhet se ka vizituar Malin
Karmel (Carmel). Kalabria ishte baza e Joachim te Fiores dhe Giordano
Bruno. Eshte me interes te permendet se artikujt e fundit arkeologjik
sugjerojne se Essenete kishin nje kamp ne te dy malet ate Karmel dhe
Zion. Shen Theresa e Liseux na shfaqet ne nje numer te madh kishash te
POS (Priory of Sion, po e shkruaj keshtu per shkurtim ketej e tutje),
dhe ajo e mori emrin e saj nga Theresa e Avilas, nje karmelite mistike
dhe nga Therese e Liodine, nje murgeshe karmelite e cila u vra gjate
terrorrit revolucionar ne Compeigne. Webfaqja e Abacise se Orvalit thote se nje grup misterioz murgjerish nga
Kalabria erdhi aty ne vitin 1070 dhe ndonese pak dihet per identitetin e
tyre, u mirepriten nga Konti Arnould de Chiny. Keta “pioniere” u
larguan mbas 40 vjetesh, rreth vitit 1110. Legjenda e Orvalit thote se
emri ju vu nga Mathilda de Tuscany e cila mbasi gjeti nje unaze te
humbur e quajti vendin si Lugina e Arit (Val D’Or). Ky emer do shfaqet
serisht dhe kerkimet e fundit thone se Nostradamus mund te kete gjetur
ndonje nga materialet e Templareve ne Abacine e Orvalit. Ajo qe shfaqet
me shume interes eshte zgjedhja qe ben ky urdher ne blerjen e pronave.
Sipas nje numri te koheve te fundit (1990) te revistes Biblical
Archaeology Mali Sion duket te kete qene shtabi i pergjithshem i
Ebioniteve te Jeruzalemit, pasuesit judaik te Jezusit te cilet
pretendonin si pasues James ne vend te apostulit Paul. Te krishteret Pauline ne fakt e evituan kete vend deri ne periudhen
bizantine (shekulli i &-te). Duket sikur disa nga keta pasues u
perpoqen edhe te ndertonin nje Tempull te 3-te te Solomonit ne ate zone
after Revoltes se Madhe te vitit 70 e.s. duke perdoru rrenojat e
tempullit te shkaterruar te Herodit, nje perpjekje kjo qe mori fund me
humbjen e messiah Bar Kochba ne vitin 135 e.s. Kjo zgjedhje nuk duket te
kete qene arbitrare: Ne Testamentin e Vjeter thuhet se Tempulli i
Solomonit gjendej ne Malin Zion i cili ndonese per shume shekuj u
identifikua si Mali Moriah, gjate periudhes se tempullit te dyte serisht
u njoh si nje mal jashte mureve ekzistuese te Jeruzalemit.

Sidoqofte duket se disa nga keta murgj ishin larguar nga abacia perpara
boshatisjes se saj ne vitin 1291 dhe ka te dhena qe mjaft prej tyre
vajten ne Orleans, France me mbretin Luis ne shek e 12-te. Te tjere
shkuan ne Italine e Jugut (Kalabria ishte shtepia e herezive te Joachim
te Fiore, nje territor tejet jo ortodoks). Urdheri i Sionit nuk duket te
jete zhdukur ne ate kohe ndonese humbi abacine meme ne Jeruzalem dhe
sipas Gerard de Sede, vazhdoi per mjaft kohe deri sa u absorbua nga
Jezuitet ne shekullin e 17-te. Perpara kesaj shkrirje, “dokumentat e
Sioni” deklarojne se ndermjet tyre dhe Templareve pasoi nje ndarje ne
njefeste te quajtur ‘prerja e vidhit’ (druri i vidhit) ne Gisors ne vitin
1188. “Dokumentat e te Urteve” thone se mjeshtri i madh i pavarur i
Sionit, Jean De Gisors u zgjodh ne ate kohe: Sioni dhe Templaret tashme
nuk drejtoheshin me nga i njejti lidership dhe sejcili vazhdoi ne rruge
te ndryshme.
Kjo ngjarje si shume te tjera duke se bazohet ne disa ndodhi historike por qe me pas mund te jete mbuluar nga veli i misterit.

Dihet qe ne keshtjellen e Gisors ka ekzistuar nje peme vidhi e lashte,
shpesh e perdorur si nje pike neutrale takimi midis monarkeve te Anglise
dhe Frances. Dhe aty ne fakt ka ndodhur nje ndarje por jo ajo midis
Sionit dhe Templareve. Ne janar te vitit 1188, mbreterit e Anglise dhe
Frances bene nje marrveshje tek kjo peme qe te fillonin nje Kryqezate
tjeter ne Token e Shenjte. Por ne gusht, takime te tjera tek kjo peme
rezultuan ne prishjen e marrveshjes. Njera pale filloi te ankohej per
faktin qe pala tjeter po zinte gjithe hijen e pemes dhe acarimi midis
tyre solli dhe prerjen e pemes mbas nje beteje te pergjakshme. Nuk ka
asnje te dhene qe te tregoje se Jean de Gisors apo Templaret ishin aty
por kjoduket paksa si e pamundur qe ata te mos jene perfshire pasi takimi behej pikerisht ne token e tyre morale dhe fizike.

Thomas a Beckett u takua me te derguarit e papes ne pemen e Gisors, mbas
ckisherimit qe i beri disa kundershtareve (perfshi ketu Hugh St. Clair)
ne Vezelay. Beckett duhet te kete qene nje figure e rendesishme per
Jean de Gisors i cili i dedikoi atij ndertimin e disa ndertesave. Ai u
‘martirizua’ ne 28 Dhjetor ne Festen e Te pafajshmeve te Shenjte mbas
kembenguljes qe i bente idese se ndarjes se autoritetit fetar e atij
mbreteror.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons