Shifrat e mësposhtme vërtet i përkasin Britanisë së Madhe por janë të ngjashme dhe të vlefshme edhe për Shqipërinë, ku vitet e fundit është rritur mosha mesatare e lindjes së fëmijëve.
Mosha mesatare e femrave në Angli, për të pasur një fëmijë është aktualisht një vit më i vjetër, krahasuar me moshën e një viti më parë, 29.5 vjeç, ndërsa në vitin 2000 mosha mesatare ka qenë 28.5 vjeç.
Shifrat e mësipërme janë publikuar nga Zyra e Statistikave Kombëtare.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara, mosha 29 vjeç ka rezultuar të jetë mosha mesatare e një gruaje, për të pasur fëmijë.
Në vitin 2010, gati gjysma e të gjitha nënave të foshnjave të lindura, ishin në moshën 30 vjeç e lart.
Gratë mund të shtyhen nga disa arsye, për lindje të vonshme në moshë, si arsimi i mëtejshëm, takimi vonë me partnerin e duhur, ndjekja e një karriere, etj.
Shifrat tregojnë se, baballarët priren të jenë më të vjetër se nënat. Ndërsa 48 për njëqind e foshnjave, linden nga nëna, të moshës 30 vjeçare, rreth 64 për qind e foshnjave kanë një baba të moshës 64 vjeç e sipër.
Kanë rezultuar të jenë 723.165 lindje në Angli përgjatë vitit 2010, krahasuar me 706.248 lindje në vitin 2009, një përqindje 2.4 herë më e lartë dhe pothuajse shifra më e lartë në këto 40 vitet e fundit.
Ja disa shifra rreth fëmijëve të lindur në Angli, në vitin 2010:
Mosha e nënës Lindjet e fëmijëve
Nën 16 1.063
16-19 39.528
20-24 137.312
25-29 199.233
30-34 202.457
35-39 115.841
40-44 25.973
45-49 1.671
Mbi 50 141
Shifrat e mësipërme vërtet i përkasin Britanisë së Madhe por janë të ngjashme dhe të vlefshme edhe për Shqipërinë, ku vitet e fundit është rritur mosha mesatare e lindjes së fëmijëve.
Nëse dy dekada më parë, mosha normale e të bërit fëmijë ishte midis 18 deri 22 vjeç, tashmë kjo moshë ka avancuar deri në 10 vjet duke bërë që mesatarja të jetë midis 26-30 vjeç.
Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik i gjejnë shkaqet e këtij ndryshimi, tek integrimi më i madh i femrave në jetën sociale dhe karrierën, si dhe tek hezitimi i meshkujve për t'u bërë të rinj prindër dhe për pasojë zgjatjen e lidhjes në çift për disa vite deri në sjelljen e një fëmije në jetë.