Disa nga hulumtimet më të reja kanë zbuluar se ushtrimet mund të ju mbajnë larg rrudhat, ju mundësojnë të dalin flokët dhe kthejnë mbrapsht thinjat e flokëve.
Ushtrimet të dhurojnë shumë energji dhe ju mbajnë në formë. Studimet e reja nga Universiteti McMaster sugjerojnë se ushtrimet mund të ndihmojnë të luftosh dhe të kthesh mbrapa, shenjat e plakjes si rënia, thinjat e flokëve dhe hollimi i lëkurës.
Shoqata Kanadeze për Ushtrime dhe Fiziologji thotë se ushtrimet e qëndrueshmërisë janë aktivitet aerobik, si ecja e shpejtë, vrapimi dhe çiklizmi që përmirësojnë punën kardio-respiratore. Sa më gjatë të mundesh të bësh ushtrime aerobike aq më shumë ke qëndrueshmëri.
Studimi i McMaster, studiuesi prijes Dr. Mark Tarnopolski zbuloi: “Ushtrimet nuk ndikojnë vetëm në zemër dhe muskuj, ato ndikojnë edhe në prodhimin e hormoneve që kanë efekte të dobishme në indet e tjera”. /albeu.