Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua
Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, pjesa shqip hartuar nga
Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali
[1] dhe e shkruar nga
Shefqet Dajiu. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:
"
Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu,
me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria,
të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në
vehte, e lirë e e mosvarme".
Perandoria Osmane ra në Luftën e Parë Ballkanike që filloi në tetor
të vitit 1912 dhe shqiptarët e gjetën veten në një pozitë tejet të
vështirë. Udhëheqësit e tyre ishin më të shqetësuar nga koalicioni i
forcave fqinje (Mali i Zi, Serbi dhe Greqi) se sa nga dobësimi i pranisë
ushtarake Osmane, në vendin e tyre. Ajo që ata donin ishte ruajtja e
integritetit territorial të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane
pothuajse kishin kapitulluar, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë garnizonet
turke nuk ishin dorëzuar. Ekzistenca e vendit ishte e rrezikuar.
Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në
Kuvendin e Vlorës. Ismail Qemali u kthye në Shqipëri dhe në krye të një
asambleje kombëtare prej 83 anëtarësh, shpalli pavarësinë e Shqipërisë
në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe
një qeveri e përkohëshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor
1912 në Konferencën e Ambasadorëve në
Deklarata e Pavarsisë e formuluar nga Ismail Qemali dhe e shkruar nga L.
Gurakuqi. Kjo paraqitje e dokumentit është një montim nga Lef Nosi me
rastin e ekspozitës së 1937, pasi firmat nga M. Kruja e poshtë, tek
dokumenti origjinal ishin në pjesën e mbrapmeDokumenti u cungua qëllimisht nga regjimi komunist, duke larguar disa
nga emrat nënshkrues të dokumentit të rëndësishëm. Kryetarja e Kuvendit i
propozoi Presidentit të Republikës dekorimin me urdhrin “Gjergj
Kastrioti Skënderbeu” të
Dom Nikollë Kaçorri,
Mid'hat Frashëri,
Mustafa Kruja,
Iljaz Vrioni,
Pandeli Evangjeli,
Mehdi Frashëri,
Ali Këlcyra,
Valon Badivuku dhe
Lef Nosi.
Duke u bërë ndoshta një nga shtetet unikalë në botë që kryente një akt
të tillë. Dikush nuk shihej me sy të mirë nga regjimi, dikush, sepse
ashtu kishte vendosur kupola e lartë e regjimit, apo dikush tjetër
thjesht se e ka pasur emrin afër njërit prej atyre që regjimi
diktatorial i ardhur mbas vitit 1944, kishte vendosur se ata nuk duhej
të ishin pjesë e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij kombi,
ditës së shpalljes së pavarësisë