Forumi Kuq E Zi
Arvanitasit,themeluesit e shtetit te ri Grek Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Arvanitasit,themeluesit e shtetit te ri Grek Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Arvanitasit,themeluesit e shtetit te ri Grek Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Arvanitasit,themeluesit e shtetit te ri Grek Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Arvanitët....

Një përmbledhje e shkurtër mbi historinë dhe kontributin shqiptar në krijimin dhe ecurinë e shtetit të RI Grek.

Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
Bëmë këngë e kshilla t'urta
që të mos harrohet gjuha.

Popullsia shqiptare që jeton sot në shtetin e ri Grek, ndahet në dy grupe, ata që quhen arvanitas, dhe ata që quhen shqipëtar, që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osmano turk.

Të pakët janë njerëzit të cilët dinë historinë e vërtetë të arvanitëve dhe zonat në Greqi, që banohej dhe banohet nga popullata që flasin gjuhën arbërore ose shqipe.

Në këtë ligjeratë do të përmendim disa nga figurat më të shquara të revolucionit grek të 1821 që ishin shqiptar, disa kryeministra që kishin gjak shqiptari dhe shumë figura të njohura të kulturës greke që ishin arvanitas.

Janë zbuluar se në Greqi gjënden mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika, ku ndahen në dy grupe. Ata që quhen arvanitas dhe janë vendas që njihen që në kohën antik edhe janë rreth 450 katunde, dhe shqiptarët që grekët i thërrasin allvani që kanë ardhur në Greqi mbas vdekjes së Skënderbeut dhe janë mbi 150 fshatra.

Kryesisht katundet që janë banuar dhe banohen nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, në Thrakë, në ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi(Morea) etj.

Studiues që janë marrë me zbulimine katundeve që flitet gjuha shqipe janë arvanitas Aristidh Kola, arbëreshi urat Antonio Bellushi, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo etj.

Po në Greqi kur erdhen arvanitët siç i quajnë elenasit?

Kush është vendi amë?

Këto janë pyetje që torturon zemrën dhe mëndjen e çdo arvanitasi të Greqisë.

Arvanitasit e Greqis sipas disa studimeve të huaja dhe shqiptare janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7. Por i këtij mendimi nuk janë dhe shumë historianë apo studiues të ndryshëm,të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të herëshme, që në kohën antike.

Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqis, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.

Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbërës, njeri që punon tokën.
Shqiptarët parahistorik quheshin nga njerëzit e letërsisë dhe diturisë Ilir dhe më vonë Alban.

Kurse këta Ilirë, dhe Alban, vetquhen pellazgjë, arvanitas, dhe shqiptarë dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe kurrë nuk e kanë quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Për herë të parë u quajtën Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas krishtit, territori midis Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt albanian.

Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë perjudhës 150 vjeçare të kryqëzatave(1096-1208), ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia, u bë shtegu kryesor përmes Shqipnis Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë dhe më tutje në Lindjen.

Në fillim të shekullit 12, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA.

Por atëhere pse arvanitasit nuk e quajnë veten e tyre shqiptar ose alban, por vetquhen arvanitas...!?

Emri shqipëtar njihet rreth vitit 1400 pas krishtit, dhe kështu arvanitasit e Greqis, dhe Azisë së Vogël, gjithmon janë quajtur arvanitas, dhe arnaut. Dhe të gjithë ata arbëreshë që u larguan mbas vdekjes së Skënderbeut, e quajnë veten shqiptar.

Ndoshta emërtimi arvanitas duhet të jetë më i vjetër se emri Ilir, dhe është vërtetuar se është më i vjetër se emri Alban. Sepse po të shohim qytetet e vjetra pellazgjike ato janë ndërtuar pranë lumenjëve, duke qenë afër tokave pjellore, pra arbërës.

Në gjuhën greke arbanët quhen arvanitas, sepse grekër B e lexojnë V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisë së Vogël i quajnë arnaut që rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit kristian otodoks të Stambollit dhe të Egjyptit i quajnë ‘’romei,, ose ‘’greçi,,.

Megjithëse ndryshimet ndërmjet arvanitasve të Greqis, arbëreshëve të Italis, Zarës, Ukrainës, Korsikës dhe arbërve të Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës, në mënyrën e të menduarit, të shprehurit dhe të ndjenjave, ne jemi vllezër të një gjaku, të një gjuhe, të kombit të sotëm shqiptar.

Ne kemi rruajtur të gjalla pas kaq shumë shekuj lufte dhe vështirësish, traditat tona të vjetra shqiptare. Duke mbajtur të gjalla lidhjet shpirtërore ndërmjet njëri-tjetrit dhe zemrës Arbëri.

Studime në drejtim të arvanitasve të Greqis janë shumë të pakta, përveç disa studiuesëve seriozë të Prishtinës dhe pak të Tiranës, për të mos thënë aspak. Akademikët shqiptar nuk janë marrë shumë me arvanitët, kështu sot na mungojnë shumë materjale me vlera të mëdha historike për kombin shqiptar.

Arvanitët e Greqis nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbanëve në drejtim të Greqis ka patur në shekullin e 4-7 dhe 14, që njohim ne nga disa historian, nuk janë veç tjetër, shpërnguljen e disa principatave arbanëve të veriut në drejtim të jugut për arsyje të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga osmanët turq.

Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri të Arbëris si në, Slloveni, Kroaci e deri në fushë Kosovë,kur zbritën në drejtimtë Greqis së sotme, nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme,gjë që tregon se ata zbritën nga veriu në jug tek vëllezërit e tyre të atjeshëm arbanit(arvanit), që jetonin në trojet e tyre mijravjeçarë.

Me emërtimin arvanitas kuptojmë, vendas në Greqi, që janë pjesë e trungut të gjakut të shprishë shqiptar.

Pak Histori të vërtet të studiuar dhe lexuar nëpër arkivat dhe librat të autorëve grek.

Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri Grek. Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.

Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitët, pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë kontribuar për krijimin e shtetit të ri Grek.

Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhëtar, burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi.

Kështu ata politikanë dhe historianë grekë që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arvanitase në Greqi.
Arvanitasit.... heronjë dhe kryeministra të Greqisë së Re

Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heroit e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptar.
Arvanitasit,themeluesit e shtetit te ri Grek Gjeorgjio_Kundurioti_%281772-1858%29.jpg_thumb
Arvanitasi Gj.Kundurioti kryeminister i qeverise se re Greke

Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në perjudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë.

Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specas, dhe Psaron.

Populli arban ose shqipëtar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.

Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm vërtetin e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.

Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se ‘’Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë,,
Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi.

Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.
Arbanët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë.

Më 1854 e Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës.

Më 1901-1907 gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli

Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin
Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë.

Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.

E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
Gjith shqiptarë qenë,
S’ishin shqiptar Marko Suli..? ( Marko Boçari )
Xhavela e Mjauli..?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnis.
I u hodhën themeli Greqis.

Shqiptarve u takoi nderi më i lartë që ti sjellin kurorën e Greqisë mbretit të saj Othon, sepse të tre antarët e komisjonit që u dërguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa.

Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.

Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimëris të heronjëve shqiptarë, grekërit morrën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin.

Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur që vishej nga kombi i Arbërit duke shtuar palët e fustanit nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën.

Arvanitët, këta luftëtar trima, heronjë të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për panvarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejtë ndërtimit të jetës europjane.

Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stanbollit.

Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqin.
Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u arritën shumë marrveshje të rëndësisshme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërin.
Arvanitasit,themeluesit e shtetit te ri Grek 0
Dhimiter Vulgari

Më 1926 arvaniti Teodor Pangallo(ne ate kohe President i shtetit Grek) gjyshi i ish-ministrit i jashtëm dhe i kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër Teodor Pagallo,kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë se:

-‘’Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke.,dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetëndhe arriti pikën që s'mbante më, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë ‘’vorioepiriote,, që mëshironin skaje me ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë,,

Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pagallo në Lidhjen e Kombeve, është botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën ‘’Akropolis,, dhe është ribotuar në vitin 1974, në librin ‘’Përmbledhje e Teodor Pagallo,, vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115.

Kur ishte president Teodor Pagallo marrëdhënit midis dy shteteve 1925-1926, ishin më të mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjëve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregëtar ishte i suksesshëm etj.

Arvanitas të tjerë që u bënë kryeministra të Greqisë kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandër Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandër Diomidi, Kiço Xhavella etj.

Arvanitasit... ndërtuesit dhe themeluesit e Akademisë së Athinës

Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitët ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Dhe investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptar.

Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalë arsimimi.

U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926 ministri i atëhershëm i arsimit Dhimitër Egjiniti, arvanit nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 dhe bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendëshme dhe misionin e sotëm.

Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori interesante.

Më 1856 tregëtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte ti bënte një dhuratë të madh Greqis, brenda në Athinë.

Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës ish-Konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në Austri. Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë.

Sinajt u morrën në fillim me zhvillimin e tregëtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika të penjëve dhe të stofave të panbukta. Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë.

Familja Sina bënë shumë dhurata bamirëse, midis së cilat urën e varur të Budapestit e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina angleze. Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj.

Sinajt janë dekoruar nga qeveritë Ruse, Turke, Greke për bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina vdiq më 18 maj 1856. Kështu që djali tij Simon Sina ndoqi gjurmët e të atit duke bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirëse.

Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë. Ata dërguan shumë bij shqiptarësh me bursa në Universitetet e Europës.

Më 1859 filluan punimet e para, më 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij Ifigjenia Sina më 1885.

Kështu hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arvanitasve të vërtetë, Teodor Pangallo, që ishte atëhere në brendësi të punimeve, dhe arvaniti tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit.

Disa nga akademikët që ishin arvanitas janë; Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.


.Kultura e lashtë arvanitase drejtë zhdukjes.....

Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar ballkanin në shekujt e më parëshme.

Shumë piktorë të huaj të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase ose shqipëtare mbushën tablotë e tyre me këto tema.

Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanit gjenden nëpër muzetë e mëdha të europës dhe kanë tërhequr vëmëndjes e vizitorve të shumtë.

Por nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.

Nga fara arvanitase dolën shumë piktorë që disa prej tyre u bënë me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenjë arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe Epirit Skënderbeut, dhe i njohur nga papa Piu i 2-të, mbret i Albanisë dhe Maqedonisë më 1458. lufta shekullore e kombit të Arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet tona shekullore etj.

Disa nga këta piktorë me famë botërore janë, Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj.

Të gjithë këta piktorë të mëdhenjë me fama botërore janë me preardhje shqiptare ku kanë deklaruar vetë që janë arvanitas nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese me arvanit si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia, etj që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sotë nga kjo racë.

Arvanitasit kanë ndërtuar dhe teatrin e parë prej guri të Greqisë.

Mbas revolucionit të 1821, arvanitasi Jani Bukura ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë së Re në Athinë. Jani Bukura ishte një detar, luftëtar i zoti, por mbi të gjitha ai kishte një shpirt të pasur prej artisti.

Jani Bukura është babai i piktores së madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut të fundit të ishullit të Specas Gjergj Bukura.

Detari Jani Bukura, një luftëtar i guximshëm, kishte edhe një dashuri të veçantë për artin, për arsimin. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër në Greqi e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas.....

Dhe se fundi ...Gjendja e vërtetë e arvanitasve sot

Me kalimin e dhjetravjeçarve arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek.

Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet,por sipas shkrimtarit te njohur arbëror Aristidh Kola, që vdiq vitin 2000, thotë se ‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas,,.
.....kuptohet se sa thelle ka hyre gjaku shqiptar)(arvanitas)ne kombesine e stisur greke.

Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqis.

Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arbërorëve të Greqis. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis.

‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis,, me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.

Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa,, dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arbërore.

Kënga arbërore ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve dhe muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë.
Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase.

Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma.

Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej!

Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase. Mënyrë tjetër nuk kishte, kur osmanët turq të pritnin kokën po të flisje shqip, ndërsa injorantët priftërinjë të helmonin edhe me bukë po të dëgjonin të kuvendoje në gjuhën e mëmës shqipe.

Një dëshmi që kemi nga P.Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishuajve,, të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz,kur pastronin armët e tyre, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre.

Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipni,, me autor Thimo Mitku botuar në vitin 1878 në Aleksandri.

Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen,, ndër të tjera shkruan.
‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake,,.

Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar.

Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambisjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kola, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase,, dhe ‘’Trëndafilat e Malit,, që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis.

Këto dy CD janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.

Orkestra që shoqëron Thanasi Moraitin mbështetet tek instrumentet e traditës së lashtë arbëreshe, që krijon një botë interesante dhe të këndeshme muzikale. Veglat kryesore që përdorin muzikantët arvanitas janë, pipëza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.

Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit e Greqis, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.

Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Është, pra, përgjegjësi e madhe që institucionet kulturore mbarë shqiptare, të ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore të arbëreshëve kudo që ndodhen ata sot larg zemrës të mëmës Shqipni.

Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin qytetrimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkë me ta.

Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja dhe krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës dhe gjuhës shqipe të arvanitëve.

Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të arvanitëve në Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundë të ketë histori të re.

Arvanitasit në Greqi janë një bazë e fortë dhe e patundëme që tregon për lidhjen e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari të ruajtur me fanatizëm ndërshekuj.

Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë dy popujt më të lashtë të europës, prandaj sot nuk duhet të mendojmë se si mundë të ngremë pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mundë të ndihmojmë njeri-tjetrin për kapërcimin e vështirësive që sjellin vitet.

nga Arben Llalla ....

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

Shqiptarët që banojnë në Greqi dhe janë shtetas të shtetit grek,
ndahen në dy grupe: ata që thirren nga grekët arvanitas dhe ata që i
thërrasin allvanos ose allvani.
Qëllimisht strukturat greke i kanë ndarë në dy grupe shqiptarët, shtetas të
Greqisë për të treguar se këta nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Shqiptarët
me emrin Arvanitasit banojnë në zonat e qyteteve të Greqisë që janë banuar në
kohën antike nga Pellazgët, kur themi pellazgët kuptojmë stërgjyshërit e
shqiptarëve. Pra arvanitasit i ndeshim në rreth 700 fshatra, duke filluar që
nga ishujt Andros, Hidra, Poros, Salamina, Speca, Egjina, etj.
Në zonat e Atikisë, Megarinthos,
Thivës, Livadhiasë, Korinthit, Argos, Patron, Trifilias,
Eubesë, Peloponezit etj.
(Disa nga ishujt mund
t´i gjeni edhe këtu)



Ndërsa
ata që njihen me emrin allvanos banojnë në krahinën
e Çamërisë
si: Janinë, Gumenic, Korfuz, Artë,
Prevezë, Konicë etj.
Në kufirin e sotëm shqiptaro-grek, Bilisht-Follorinë, ku edhe atje ka disa
fshatra nga Follorina e deri në qytetin e
Edesa
. Janë rreth 39 fshatra që dikur
banoheshin dhe
banohen nga allvanosët. Më tej këta allvanos i kemi në kufirin greko-turk në zonën e quajtur Thraqi-Evros. Në të gjitha këto
zona që përmendëm shqiptarët thirren Allvanos sepse
sipas dokumentave historike që njohim kanë ardhur
në këto zona pas shek.XV, atëhere
kur përmendet për herë të parë emërtimi SHQIPTAR.




Mendoj
për ndarjen e emërtimeve të shqiptarëve të Greqisë në grupe Arvanitas dhe Allvani duhet të jetë se Greqia, kur e shpalli Pavarësinë
pas vitit 1821 jashtë Greqisë së sotme mbetën shumë ishuj dhe territore të
tjera ndër to krahina
e Çamërisë
që banohej me shumicë dërrmuese nga shqiptarët ortodoksë dhe
mysliman, nga qytetit i Follorinës, Edesa, Selaniku
e deri në Thraqi-Evros të cilët edhe
këto zona mbetën jashtë Greqisë për dhjetëravjeçar.
Këto qytete dhe zonat rreth tyre njiheshin si vende që ishin nën drejtimin e
Turqisë. Me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më nëntor 1912 shqiptarët e
Greqisë që jetonin në zonat e sotme të shteti Grek dhe në ato vite ishin ende
nën pushtimin turk u quajtën Allvani, Allvanos (shqiptar) dhe jo Arvanitas (arbër). Kjo besoj
se duhet të jetë ndarja e emërtimeve Arvanitas dhe Allvanos
nga ana e grekëve, por edhe nga vetë këta arvanitas dhe allvanos.
Duhet thënë se këta
allvani
në fillim të vitit 1913 e deri më 1945,
kur u bë spastrimi
etnik i Çamërisë
popullsia shqiptare e këtyre zonave ishin nën presionin
shtetëror grek për t’u larguar nga Greqia ose për t’u deklaruar grek dhe jo
më shqiptar. Pra, qëllimi ynë në këtë kumtesë është që të njohim të vërtetën
e shqiptarëve të Greqisë që njihen me emrin arvanitas, për kontributin e tyre
në themelimin dhe zhvillimin përpara të Greqisë moderne.




1. Për se thirren Arvanitas



Të pakët
janë njerëzit të cilët e njohin historinë e vërtetë të shqiptarëve të
Greqisë, që njihen me emrin arvanitas. Arvanitasit, janë pjesë e kombit
shqiptar të cilët ndër shekuj jetojnë në Greqi. Emri arvanitas rrjedh nga
fjala arbana, ndërsa fjala arbana
rrjedh nga fjala ar+ban=arbanës,
njeri që punon tokën. Shqiptarët e lashtë, nga njerëzit që u morën me
letërsi, dituri dhe fe,
quheshin ilirë dhe më vonë albanë. Ilirët dhe albanët
vetëquhen: arbër, arbanë, arbëreshë, shqiptarë,
kurse atdheun e tyre e quajtën Arbëri, Shqipëri, e kurrë nuk e quajtën
atdheun e tyre Iliri dhe Albani.




Gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu (90-160),
për herë të parë përmendi popullin “alban” dhe
kryeqytetin e tij Albanopolis, të vendosur prapa Durrësit. Ana Komnena (1083-1146), e bija e perandorit bizantin, Aleksi
I, e cila, në historinë e saj të njohur, shkruante se popullsia, që ndodhet
pas Durrësit, e quante veten “Arbanez”. Në fillim
të shekullit XII, normanët, në këngën e Rolandit në
gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA. Bota perëndimore
vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë periudhës 150 vjeçare të
kryqëzatave 1096-1208, ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia u bë
shtegu kryesor përmes Shqipërisë Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë
dhe më tutje në Lindje.
Por,
atëherë pse shqiptarët e Greqisë e quanin veten e tyre arbëreshë deri në fund
të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, edhe më tej njihen me emrin
arvanitas?!




Emri
shqiptar, nuk është më i vjetër se rreth shekullit XV dhe kështu, arbëreshët
e Greqisë, dhe Azisë së Vogël, gjithmonë janë quajtur “arvanitas” nga
njerëzit që shkruanin historinë dhe letërsinë me shkronja që njihen si të
helenëve. Ndërsa arbëreshët që u larguan për në Itali nga Greqia dhe Arbëria
e quajnë veten e tyre deri më sot arbëresh, kurse zyrtarisht nga shteti
italian njihen me emrin albanesi. Mbase, emërtimi arban, duhet të jetë i vjetër njëlloj me emërtimin alban, mirëpo, dallimi qëndron se si na thërrasin popujt
e ndryshëm. Po të shohim qytetet e vjetra pellazge dhe ilire, ato janë
ndërtuar pranë lumenjve, duke qenë afër tokave pjellore, pra, afër arave.
Fjalë që emërton njerëzit të cilët punonin tokën, arbërës.
Në gjuhën greke, arbanët, thirren arvanitas, sepse
grekët shkronjën B të alfabetit latin e lexojnë V, pra, arvanitas dhe atdheu i tyre Arvanitias
në gjuhën greke. Turqit, arvanitasit i quajnë “arnaut” ose “arnavud”, kurse arvanitasit ortodoks të Kostandinopojës
dhe të Egjiptit i quajnë “greci”.

arbëreshët janë quajtur edhe me fjalën “greci” kemi fakte të vërteta si p.sh.
qyteza Hora e
arbëreshëve
në Palermo na e dëshmon këtë. Kjo qytezë, shumë vite më parë,
nëpër librat zyrtarë të shtetit italian shënohej “Piana
Dei Greci”, por më vonë u shënua me të drejtë “Piana
Degli Albanesi”
, dhe
një qytezë tjetër e banuar me arbëreshë në Avello
të Italisë njihet sot me emrin Greci. Një dëshmi tjetër rreth këtij emërimi
na sjell gjeografi Siçilian Thommaso
Fazello (1498-1570), shkruan se: “Shqiptarët që
erdhën në fillim në Bisiri u quajtën “greci”. Më
tej këta shqiptarë të quajtur “greci” u vendosën përgjithmonë në Contessa Entella rreth vitit
1450”.

2.Arvanitasit
themeluesit dhe drejtuesit


e
Greqisë Moderne



Studimet
për shqiptarët e Greqisë, që njihen me emrin arvanitas, janë shumë të pakta,
për të mos thënë aspak. Sot, burimet historike, kulturore, gjuhësore, letrare
dhe muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht. Strukturat
shtetërore greke janë kujdesur që burimet historike, kulturore dhe letrare
arvanitase të mos dalin në dritë. Kështu, na mungojnë shumë dokumente me
vlera të mëdha historike për kombin e arbërit.




Arvanitasit
e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata, ishin dhe janë ende në
Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbërve në drejtim të Greqisë ka pasur nga
shekujt IV-VII dhe XIV, që i njohim nga disa historianë, nuk janë veçse, shpërnguljetë e disa principatave të arbërve të veriut në
drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të
Arbërisë nga pushtuesit
sllavë dhe më vonë nga pushtuesit turq. Disa
historianë grekë, evropianë dhe shqiptarë shumë figura të ndritura heroike,
politike dhe kulturore arvanitase na i paraqesin si minoritarë grekë ose si u
pëlqen grekëve “vorioepiriotë”.



Termi
grek në shekullin XIX ka pasur domethënie politike dhe jo atë kombëtare dhe
gjuhësore siç e ka sot. Kryengritjen e vitit 1821, fuqitë e mëdha evropiane e
shfrytëzuan duke i pagëzuar kryengritësit me emrin e përbashkët grekë për të
realizuar Greqinë politike të sotme. Pra, të gjithë kryengritësit e vitit
1821, arvanitasit, elenasit, vllehët,
dhe bullgarët, në mënyrë të barabartë, pas krijimit të mbretërisë dhe më vonë
të shtetit grek, morën emrin e përbashkët politik-kombëtar grek. Vetë elenasit, në shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit
XIX, parapëlqenin të quheshin romei dhe gjuhën e
tyre romaikis. Kështu, Rigas
Fereos (1757-1798),
ideologu dhe frymëzuesi i
Kryengritjes së vitit 1821, në poemën e tij “Këngë Kushtrimi” në një rresht
të saj shkruan: “bullgarë, shqiptarë, armenë, grekë, arabë”. Pra, në poemën e
Rigas Fereos, grekët e
sotëm, njiheshin romei, kurse shqiptarët me emrin
arvanitis.



Është e
vërtetë, që shumë herë arvanitasit ortodoksë u përplasën me arvanitasit
myslimanë dhe luftuan kundër njeri-tjetrit, pra, ishte një luftë fetare.
Arvanitasit ortodoksë i luftonin arvanitasit myslimanë sikur të ishin turq
dhe jo arvanitas, ndërsa arvanitasit myslimanë, i luftonin arvanitasit
ortodoksë sikur të ishin grekë dhe jo arvanitas.




Shumë
dekada më parë, mbizotëronte pikëpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë
e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitasit, pasi nuk e njihnin historinë
e të parëve të tyre, që kanë ndihmuar për krijimin e shtetit grek. Për
mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u
mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me
shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar
përgjithmonë pluhuri i harresës. U hodh baltë mbi disa figura të shquara
heroike të Kryengritjes
greke të vitit 1821, që ishin arvanitas, pra, shqiptarë
,
duke i quajtur
tradhtarë, duke i burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi mbas
themelimit të mbretërisë greke. Kështu, ata politikanë dhe historianë grekë,
që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që
t’i prisnin rrënjët arvanitase në Greqi. Por, nuk ia arritën këtij qëllimi
dashakeq, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa
qenien e racës shqiptare në Greqi.




Arvanitasit
janë një realitet në shtetin Grek. Ata kanë luftuar në Kryengritjen e vitit
1821 bashkë me grekët kundër osmanëve turq, për formimin e shtetit grek.
Arvanitasit e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë.
Hartuesit e statusit të shoqërisë greke qenë tre arvanitas nga fshati Arvanitohori pranë Tirnovas,
Bullgari. Ata ishin: Pano Joani,
Nikol Kristianika, Janaq Adhami. Është fakt,
tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që
90 ndër 100 heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, ishin arvanitë.
Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të
1821-shit, përveç që ishin pjesa dërmuese e popullsisë në Greqi në periudhat
e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që
arvanitasit ishin një
popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të lejonte poshtërimet e
skllavërisë.




Disa nga
arvanitasit heronj të Kryengritjes të vitit 1821 ishin: Gjeorgjio
Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor
Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei,
Myrto Çali, Ago Vasiari,
dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Arvanitasit janë krijuesit e çetave të
komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm të vërtetën e mosnënshtrimit
dhe liridashjes, por edhe të kulturës, të zakoneve të lashta, muzikës,
valleve dhe këngëve popullore të tyre.
Më 1674,
Konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj,
thoshte se: “Kleftët e fushës si këtu (në Atikë)
ashtu edhe në More, janë të gjithë arvanitë”. Arvanitasit,
këta luftëtarë trima, heronjtë e Kryengritjes së vitit 1821, jo vetëm me
armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të
shtetit grek të posalindur, që drejtuan Greqinë
drejt ndërtimit të jetës evropiane.




Në vitin
1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte
kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë
nga varësia e Fanarit të Stambollit.




Kur
arvanitasi Dhimitër Vulgari, ishte kryeministër i
Greqisë nga vitet 1855-1875, u bë i mundur bashkimi i Shtatë Ishujve me
Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari, mbështeti
fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për t’u bashkuar me të. Gjenerali Teodoros Pangallos, pasi u
zgjodh Kryetar i shtetit grek (1925-1926), u arritën shumë marrëveshje të
rëndësishme në fushën e politikës dhe kulturës me shtetin shqiptar në ato
vite. Nga kryetarët dhe kryeministrat e Greqisë që dolën nga fara
arvanitase
veçojmë: Joani
Kapodistria,
Gjeorgji Kundurioti, Pavlo
Kundurioti, Andoni
Kryeziu, Athanas Miauli, Diomidh Qiriako, Emanuil Repili, Petro Vulgari, Aleksandër Koriziu,
Aleksandër Diomidhi, Kiço
Xhavella, Jani i Ri Kollokotroni, Aleksandër Zaimi, Jorgos Papadhopulos etj.




Për
krijimin e shtetit grek, arvanitasit kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për
përparimin e Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që themeluan
Akademinë e Athinës ndërsa investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës
ishte shqiptari i pasur nga Voskopoja e Korçës
Simon Sina, i cili i bëri një dhuratë të madh
Greqisë, duke ndërtuar godinën e Akademisë së Athinës e cila është edhe sot.
Më 1859 filluan punimet e para, për ndërtimin e Akademisë. Në 15 prill 1876,
Simon Sina vdes, duke lënë trashëgimtare vetëm dy
vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën
gruaja e tij, Ifigjenia Sina,
më 1885.
Nga
gjiri i familjeve arvanitase dolën shumë intelektualë të shquar që u bënë
akademikë të Akademisë së Athinës si: Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti,
Gjergj Sotiriu, Kostandin
Horemi, Aleksandër Diomidhi,
Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.




Një
arvanitas i quajtur Jani Bukura në vitin 1840,
ndërtoi të parin teatër në Athinë me mure guri, i cili mbeti në histori si
“Teatri Bukura”. E shembën edhe këtë në vitin 1878, dhe sot në vendin ku
ndodhej teatri “Bukura” ndodhet Shkolla Artizanatit. Pronari guximtar Jani Bukura, “gjendet” në Muzeun Etnologjik dhe Historik
të Athinës, në një kopje allçie që e krijoi e bija Eleni
Bukura, që të mbajë figurën e tij të pathyer në kujtesën e saj. Jani Bukura vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër greke e cila krijoi
parakushtet për emancipimin e gruas në Greqi.
Mënyra e
jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të
huaj që kanë vizituar Ballkanin në shekujt e mëparshëm. Piktorë të huaj, të
frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase, mbushën
tablotë e tyre me këto tema. Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanitas
gjenden nëpër muzetë e mëdha të Evropës dhe kanë tërhequr vëmendjen e
vizitorëve të shumtë por, nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga
mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.




Nga fara
arvanitase, dolën shumë piktorë, disa prej tyre me famë botërore. Temat
frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenj arvanitas ishin betejat fitimtare t
ë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si dhe lufta shekullore e
kombit të arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë
nga trojet e tyre shekullore etj. Disa nga këta piktorë arvanitas me famë
janë: Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos,
Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryeziu, Niko (Gjika) Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë të mëdhenj me famë
kanë prejardhje shqiptare ngase kanë deklaruar vetë që janë nga zonat e
banuara me shumicë dërrmuese arvanitase si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia, etj., që janë
zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe so
t nga
arvanitasit.




Kështu,
një popull me shpirtin luftarak dhe artistik, që nga gjiri i tij kanë dalë heronjë, politikanë, akademikë, piktorë etj, është e
natyrshme të shprehej edhe në vargje poetike letrare. Në shekujt e kaluar,
gjuhës shqipe, i bëhej një luftë e ashpër për ta zhdukur nga kujtesa e
popullit të saj. Por, edhe ky qëllim dashakeqës nuk u arrit, sepse, populli
arvanitas diti ta ruajë gjuhën në kujtesën e vet. Mënyra se si është ruajtur
gjuha shqipe është interesante për faktin se nuk shkruhej në masën e gjerë të
popullatës arvanitase, nuk e lanë të tjerët që gjuha shqipe të shkruhej!
Kështu, populli arvanitas zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën
e tij. Këngët arvanitase u përkasin teksteve të këngëve dhe poezisë së
lirikave të vjetra arvanitase, këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit
kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës
popullore.
Një
dëshmi që kemi nga P. Joti që shkroi “Historinë e
Shtatë Ishujve” të vitit 1866, na vërteton se Suliotët që ishin në Korfuz, kur pastronin armët,
këndonin këngët arvanitase për heronjtë e tyre. Në këngët arvanitase të Suliotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që
këndoheshin nga arvanitasit Suliot, gjenden në
librin me titull “Bleta Shqiptare” të autorit Thimi
Mitko, botuar në vitin 1878 në Aleksandri.




Në vitin
1891, gjermani Arthur Milchkofer,
në veprën e tij me titull “Attika und seine Heutigen” ndër të tjera
shkruan: “Nga ç’di unë, këngët popullore greke, u janë përshtatur këngëve të
vjetra arvanitase të dashurisë, lirisë dhe atyre kaçake”. Kështu u bë
greqizmi gjuhësor, ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike
arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u
njoh duke humbur identitetin e saj të vërtetë shqiptar.


Në tetor
të vitit 2002, pas një pune 17 vjeçare kërkimesh, muzikologu dhe këngëtari
i njohur arvanitas Thanasi Moraiti
botoi antologjinë e parë të teksteve të këngëve arvanitase të Greqisë me
titull “Antologjia e këngëve arvanitase të Greqisë”
, një libër shkencor,
me vlera të mëdha historike dhe kulturore për kombin e arbërit.
Kjo antologji, është fryti i një pune shumëvjeçare të mundimshme dhe të
lodhshme e cila përmban në vete jo vetëm një njohje të thellë të antologjisë
së gjuhës, por edhe të njohjes së thellë muzikore. Bëhet fjalë për një vepër
e cila vjen të mbushë një boshllëk të madh, më në fund kënga dhe poezia
muzikore popullore arvanitase është e regjistruar dhe kjo më e pakta e asaj
që ekziston, por mbi të gjitha është hedhur baza e saj. Dhe kjo është një nga
punët me anë të së cilës duhet të mbërrijmë dhe të zgjerojmë horizontet tona
edhe më tej por, përmbledhje të letërsisë arvanitase në një antologji letrare
nuk ka të botuar e as nuk është zbuluar deri më sot.




3.Gjuha
shqipe e ruajtur në shekuj


nga
arvanitasit

Elementi
kryesor i cili dallon arvanitasit nga popujt e tjerë që përbëjnë shtetin e
sotëm grek, është gjuha shqipe, që ata flasim brenda në rrethin familjar. Deri
në shekujt e mëparshëm gjuha shqipe nuk shkruhej nga masa e gjerë e popullit
të saj, nuk përbënte gjuhën e shkollimit, këtë gjuhë e flisnin njerëzit e
pashkolluar, ishte gjuhë e jetës së përditshme, prandaj arriti të përcillej
nga brezi në brez. Pra, gjuha shqipe ishte gjuhë popullore dhe jo gjuhë letrare
e fetare. Kështu, njerëzit e diturisë dhe të letërsisë e quanin gjuhën shqipe
gjuhë “barbare”. Gjuha shqipe, duke mos u shkruar, mund të rrezikonte të
humbiste gjatë shekujve, të humbiste origjinalitetin e saj dhe emocionet
shpirtërore. Prandaj, stërgjyshërit tanë arbër krijuan ninullat, këngët e
kreshnikëve dhe vajet.




Një nga
mënyrat e rruajtjes së gjuhës, pra, është kënga. Kështu, shumë ngjarje të
përditshme dhe ngjarje historike u përcollën brez pas brezi nëpërmjet këngës
popullore si në vargjet e mëposhtme:


Meqë
nuk dimë të shkruajmë,



mjaftohemi me të folur,


me
këngët dhe me vajet


kujtesa
jonë kështu ruhet


Askush
nesh nuk dinte të shkruante,


por i
bëmë këngë dhe u ruajtën


goja-goja deri më sot

kujtesa
jonë e gjallë mbet.




Një tjetër
këngë është:





Arvanitasit këndojnë,



gjuhën e tyre mos harrojnë



shiko atë plakun si këndon


edhe
gjaku si i qarkullon.



Gojë më gojë ruhet jeta



me këngët e vërteta.


Arvanitasi nuk di të shkruajë,


por me këngë di ti ruajë.




Në një tjetër
thonë:





Gjuha jonë vetëm thuhet



nuk e lanë që të shkruhet



bëmë këngë këshillat e urta



të mos harrohet gjuha.




Vargjet e këtyre këngëve tregojnë qartë dhembjen e
arvanitasve për gjuhën e tyre, por edhe mënyrën e ruajtjes së gjuhës.




Në vitet
e para të krijimit të shtetit grek, një gjerman, mik i Greqisë, i quajtur Karl Teodor Reinhold, u mor me
studimin e gjuhës shqipe, të cilën edhe e mësoi gjatë qëndrimit të tij
shumëvjeçar në Greqi. Rainhold, shërbeu në
flotën
detare greke, ku arriti deri në gradën e kryemjekut. Aty, ai, e mësoi gjuhën
shqipe, që në atë kohë ishte gjuha e kuvendeve në flotën detare greke, deri
në kohën e admiralit të madh të luftërave ballkanike, arvanitasit Pavlo Kunduriotit, i cili ka
qenë dhe Kryetar i Republikës së Greqisë në vitin 1923. Ai, në shoqërinë e
tij të ngushtë, fliste vetëm në gjuhën e mëmës shqipe. Dhe rregullorja e parë
e Flotës Detare Greke është shkruar në gjuhën shqipe. Natyrisht, që shumica e
grekëve nuk duan ta besojnë këtë të vërtetë.




Athina,
u pagëzua kryeqytet i Greqisë në vitin 1834. Deri atëherë kryeqytet i Greqisë
të pas kryengritjes së vitit 1821 ishte qyteti
i Nafplios
që banohej me shumicë popullsi
arvanitase. Debatet në Asamblenë Kombëtare në Nafplio
bëheshin në gjuhën shqipe ndërsa rendi i ditës hartohej në gjuhën greke. Në
vitin 1833 kur mbreti Oton vjen në Greqi, vuri re
se populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip, ai u zemërua keqas me
njerëzit që e rrethonin.
Me
rastin e ngritjes së monumentit të heroit Marko Boçari
në Misollogji, mbajtësi i fjalimit të rastit
falënderoi shqiptarët e Greqisë e të Shqipërisë për ndihmën e madhe dhe
sakrificat e tyre në fitoren e Revolucionit të vitit 1821 dhe të pavarësisë
së Greqisë. Mbreti Oton, që ishte i pranishëm, kur
dëgjoi fjalët e mira për shqiptarët, u çudit dhe u zbeh. Peshkopi Porfirio, që kryesonte ceremoninë, iu përgjigj mbretit të
hutuar me fjalët: “Po! Madhëri! Shqipëria lindi themeluesit e kombit tënd!”
Dhe pastaj me guxim u kthye nga populli dhe si i tërbuar thirri: “Mjerë kombi!
Mbreti i tij nuk e njeh historinë”.





veprën e tij “Pellazgjishtja” (Nocetes Pelasgicae), që u botua në Athinë më 1855, Rainhold e emërton gjuhën shqipe “gjuha e flotës” dhe
këtë titull mban kapitulli i parë i librit të tij. Në veprën e sipërpërmendur
përmblidhet edhe fjalori i vogël, të cilit i janë referuar thuajse gjithë
gjuhëtarët evropianë që u morën me gjuhën shqipe.


Gjuha shqipe nuk kishte
alfabetin e saj të veçantë, por arvanitasit që donin të shkruajnë, duhej të
përdornin alfabetin e greqishtes
, ashtu siç bënë Kundurioti
dhe Ali Pashë Tepelena, apo me shkronjat latine,
siç ndodhte me tekstet e klerikëve katolikë të Shqipërisë së Veriut dhe të
Italisë. Lordi Bajron përdori alfabetin anglez për
të shkruar tri këngët shqipe në veprën e tij “Childe
Harold’s”. (Lexo k
ëtu
Shkrimin e Shqipes me germa greke
)




periudhën para kryengritjes së 1821-shit, kemi disa përpjekje për të bërë
leksikografinë e gjuhës shqipe si më e rëndësishmja ndër këto përpjekje ishte
ajo e heroit të kryengritjes së vitit 1821, Marko Boçarit,
i cili me nxitjen ndoshta të Pukëvilit Konsullit
francez në Janinë, hartoi “Fjalorin e romeishtes
(greqishtes) dhe arbëreshe (shqipes) së thjeshtë”. Para këtij fjalori, gjatë
shekullit XVIII, ishin botuar: fjalori tregjuhësh; greqisht-arumanisht-shqip
i Teodor Kavaliotit më vitin 1770. Fjalori i Teodor
Kavaliotit, kishte rreth 1200 fjalë. Ky fjalor u
quajt “Protopirinë” i cili u botua në fillim në
Voskopojë më 1760 dhe më 1770 në Venedik. Teodor Kavalioti
(1718-1787) ishte drejtor i një shkolle të mesme të quajtur “Akademia e Re”.
Pas
kryengritjes së 1821-shit, përpjekjet e shtetit zyrtar grek për të
zëvendësuar gjuhën shqipe me greqishten, përbën një tjetër arsye, negative.
Patriarku ortodoks grek lëshoi mallkime mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me
shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në
gjuhën shqipe.




Vlerësimet
e teoricienëve të revolucionit dhe të evropianëve ishin se, në brezin e
ardhshëm, pas kryengritjes së vitit 1821, shqipja do të zëvendësohej
krejtësisht nga greqishtja. Përfundimisht, gjuha shqipe po reziston deri në
ditët tona brenda Greqisë, me gjithë
përpjekjet zyrtare dhe jozyrtare të shtetit grek për zhdukjen e
saj.





shekullin XIX, një tjetër shkencëtar, Panajot Kupitori, veç veprës së njohur “Studime shqiptare”
(1878), kishte hartuar një fjalor të gjuhës shqipe, vepër që për më shumë se
një shekull mbeti si dorëshkrim në bodrumet e Akademisë së Shkencave të
Athinës dhe për shkaqe të panjohura, ende nuk është botuar. Panajot Kupitori, ishte arvanitas
nga ishulli i Hidrës. Ai mbaroi studimet në Universitetin e Athinës. Pas
studimeve punoi mësues i letërsisë në
gjimnaz në Athinë ku më vonë u bë
drejtor i kësaj shkolle. Në vitin 1860 Kupitori
botoi “Abetare të gjuhës shqipe” dhe më vonë fjalorin greqisht-shqip të cilin
në vitin 1882 e bleu konsulli francez në Janinë Aug.
Dozan. Në vitin 1926 fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupitorit e ribleu Ndërrmjarja Historike
dhe Etnologjike të Greqisë. Më tej fati i fjalorit të Panajot
Kupitorit nuk dihet.


Një tjetër fjalor i të folmes së gjuhës shqipe të Atikisë që ishte hartuar nga Taso
Nerukos (1826-1892), do të mbetet i panjohur dhe i
pakapshëm. Pas vdekjes së Nerukos, vejusha e tij ia
dha dorëshkrimin gjuhëtarit të madh gjerman, G.Meyer
dhe ai e botoi në veprën e vet “Albanesich Studien V” faqe 67-94, pjesën nga A-ja deri tek L-ja, si
shqip-gjermanisht.


Arvanitasi
nga ishulli i Salaminës, Anastas
Kullurioti (1822-1887), në vitet 1879-1880 themeloi
gazetën “Zëri i Shqipërisë”. Ai botoi më 1882 dy libra në gjuhën greke
“Ankimet shqiptare” dhe “Klumësht për foshnjat”.
Veprimtaria e këtij arvanitasi të shquar u ndërpre mbasi qeveria greke e
arrestoi dhe e burgosi në Athinë. Në vitin 1887 Anastas
Kullurioti vdiq i helmuar në burgun e Athinës.




Nga
kërkimet arkeologjike dhe historike të studiuesve të huaj dhe shqiptarë, kanë
nxjerrë përfundimin se gjithsesi, ka pasur shkrime më të vjetra të gjuhës
shqipe mirëpo, nga koha që intelektualët njohës të shqipes, e cila quhej si
gjuhë popullore, rrjedhimisht “barbare”, përdornin qoftë greqishten, qoftë
latinishten dhe mundësitë e gjetjes së dëshmive të tjera të shkruara, janë
jashtëzakonisht të pakta.
Në vitin
1998, Bashkia e Livadhjas
në Greqi, që banohet nga një shumicë dërrmuese me arvanitas, në bashkëpunim
me organizatat e Bashkimit Evropian, organizuan një Simpozium Shkencor nga
data 6-7 nëntor 1998, me temë “Shqipja dhe greqishtja, çështje të bashkësive shumëgjuhësore dhe shumëkulturore”
. Në këtë Simpozium, mbajtën kumtesa rreth gjuhës shqipe shumë studiues grekë
dhe të huaj, ndër ta: Francesco Altimari,
pedagog në Universitetin e Kalabrisë, Brian D.Joseph, pedagog në Universitetin shtetëror të Ohaios, Viktor A.Friedman,
pedagog në Universitetin e Çikagos etj. Pedagogu i gjuhësisë në Universitetin
e Çikagos, Eric Pratt Hamp, në ligjëratën e tij për rëndësinë e gjuhës shqipe
tha: “Gjuha shqipe ka një kontribut unik me pasuri të veçantë në shumë
drejtime të rëndësishme, dhe Greqia është po aq me fat që ka këtë burim të
pasur në tokën e vet dhe ndërmjet qytetarëve të saj. Gjuha arbërishte ndodh
që të ruajë historikisht, me saktësi më të madhe se çdo trajtë tjetër e
gjuhës shqipe, tingujt e saktë të të gjitha
rrokjeve që janë në fjalorin e shqipes 1500 vjet më parë. Kjo përbën vetëm
një shembull të mënyrës me të cilën arbërishtja ka rëndësi unike dhe të
pakrahasueshme për gjuhën shqipe në tërësi, kështu që të kuptojmë familjen e
madhe indoevropiane në të cilën bëjnë pjesë po ashtu greqishtja dhe
anglishtja ime, dhe më në fund disa anë të


qytetërimit humanitar në tërësinë
e Euro-Azisë”.




Pedagogu
Viktor A.Friedman bëri krahasimet e shumë fjalëve
të mbledhura në fshatrat Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica (Bullgari) që banohen nga popullata që flasin
gjuhën popullore shqipe me shqipen e sotme letrare.




Arkadia Ukraina Madrica Gjuha
standarde




Djelë d’il djellë diell

Çili cil’i çili cili

Ni n’i ni një

Likurë l’ikurën lëkurë lëkurë

Çupejtë shpejt shpejt shpejt

Pëshkëj pël’qen pëlqyen pëlqej

Pjesi pjy pjosë pyesë


Minges minues mëngjes mëngjes

Moi mui muoj muaj


Baba tati tate baba, tatë

Ljupë l’opë lopë lopë

Ljutë l’ot lot lot

Fortë hortë hortë fortë

Krie kry kruve krye

Bje bi bje bie

Vshatë vshatë fshat fshat

Ga ga nga nga



Siç
shihet edhe nga fjalët e lartshënuara nga pedagogu Viktor A. Fridman, gjuha që flasin arvanitasit në fshatin Arkadia (Greqi), Ukrainë, Madrica
(Bullgari) dhe gjuha letrare e sotme shqipe rrënjën dhe kuptimësinë e kanë të
njëjtë, pavarësisht se kanë kaluar qindra vjet që janë ndarë në pjesë të
ndryshme të botës nga trungu mëmë i familjes.
Një
vlerësim të rëndësishëm për gjuhën shqipe ka thënë në paraqitjen e librit të
këngëtarit, muzikologut dhe shkrimtarit arvanitas, Thanasi
Moraitis më 30 tetor 2002, edhe deputeti i PASOK-ut
arvanitasi Teodoros Pangallos,
i cili përshëndeti në prezantimin e librit “Antologjia e këngës Arvanitase të
Greqisë”.




Dihet që
studiuesit dhe historianët e ndryshëm që janë marrë me studimet letrare për
arvanitasit na kanë sjellë dëshmi të botuara në vitet 1872-1879 nga Panajot Kupitori dhe Anasata Kullurioti. Veprat e të
cilëve janë të njohura për opinionin shqiptar. Por këto nuk janë të
mjaftueshme. Gjithsesi ka pasur dhe ka ende për të bërë kërkime, për të
sjellë fakte të reja për shkrim shqip të shkruar nga arvanitasit e Greqisë.
Nga
kërkimet e mia shumë vjeçare në Greqi nëpër bibliotekat private të disa
intelektualëve arvanitas, gjeta disa tekste poetike, kërshëndella dhe vjersha
satirike të shkruara në gjuhën shqipe, me shkronja greke. Njëra nga këto
poema është shkruar në vitin 1571 nga poeti arvanitas luftëtar Manoli Blesi. Në vargjet e
poemës përmenden luftëtarët arvanitas që morën pjesë në luftë kundër turqve
në Qipro. Poema ka mbi 41 strofa, por deri më sot nuk e kam gjetur të tërën,
përveç strofave të botuara nga Kostandin Biri dhe Aristidh
Kola
.




Një
tjetër poemë e panjohur ka qenë e shkruar në mars të vitit 1889 nga një
arvanitas anonim i cili i thur vargje fejesës së Princeshës së Greqisë Aleksandra me Dukën e madh të Rusisë Pavlo
Aleksandroviç, djali i perandorit Aleksandri i
dytë. Ky krijim i madh vjershëtor ka 430 rreshta dhe është botuar për herë të
parë në revistën “APOLLON”, Maj të 1889 që dilte në Athinë. Në këtë revistë
poema është botuar në gjuhën greke dhe shqipe. Po ashtu në faqen e p
është botuar një
fjalim parazgjedhor në gjuhën greke dhe shqipe. Nga teksti i fjalimit
parazgjedhor, dalin qartë fakte historike se një pjesë e madhe e popullatës
që jetonte në Athinë dhe në rrethinat e saj ishin arvanitas. Në shekullin e
XIX arvanitasit kishin një ndikim të madhe në zhvillimin e jetën politike dhe
shoqërore në Greqi. Deri më sot këto materiale letrare me vlera të larta nuk
ishin bërë të njohura për opinionin shqiptar.




Përfundim



Në mbyllje
dua të bëj edhe një sqarim përfundimtar për emërtimin e shqiptarëve të
Greqisë me emrin arvanitas. Gjatë leximit të teksteve dhe librave të ndryshme
nga autorë të huaj dhe ata shqiptarë, kam vërejtur se shqiptarët e Greqisë i
quajnë arvanitas ose arbërorë. Mendimi im është se këtu hasim në kundërshtim
me fjalorët Greqisht-Shqip dhe anasjelltas, nga autorët grek. Kur botohen
librat në gjuhën shqipe, fjala arvanit dhe gjuha
arvanitase përkthehen në gjuhën e njësuar shqipe, shqiptar dhe gjuha shqipe.
Ndoshta
dikujt do t’i duket kjo e gabueshme! Por, mendimi im është i bazuar në
fjalorët shkencorë Greqisht-Shqip, dhe Shqip-Greqisht të autorëve grekë.
Kështu, çdokush që do të lexojë fjalorët në fjalë do të vërejë që fjala
arvanitas përkthehet shqiptar. Në fjalorin më të madh Greqisht-Shqip që e ka
bërë profesori i gjuhës greke në Universitetin e Tiranës Niko
Gjini, fjalën arvanitasi e përkthen në gjuhën shqipe shqiptar i vogël, fjalën
arvanitika e përkthen në shqip gjuha shqipe, dhe
fjalën arvaniti e përkthen shqiptar.




Ndërsa,
autori tjetër grek Kostandinos Papafili,
që ka bërë dy fjalorë Greqisht-Shqip dhe Shqip-Greqisht, fjalën arvanitas e
përkthen në gjuhën shqipe arbëresh. Kurse, në fjalorin Shqip-Greqisht, fjalën
shqiptar e përkthen në greqisht arvanitas
.

gjuhën zyrtare të shtetit italian, fjalën arbëresh italianët nuk e njohin,
por arbëreshët që kanë emigruar në Itali nga Greqia dhe Shqipëria rreth
shekullit XV i quajnë me të drejtë albanesi, që do
të thotë në gjuhën shqipe shqiptar. Pra, mendoj se gabimi trashanik që është
bërë deri më sot nga studiuesit dhe shkrimtarët e ndryshëm, që arvanitasit në
gjuhën shqipe i thërrasim arvanitasit ose arbërorët duhet të ndreqet dhe të
zëvendësohet me emrin që u takon shqiptarët dhe të quhet gjuha shqipe.




Edhe unë,
në këtë kumtesë, për qëllimin e mirë, i emërtova shqiptarët e Greqisë me
emrin që njihen nga grekët arvanitas, por, siç u tha më lart bëhet fjalë për
një degë të popullsisë së sotme shqiptare që jeton ndër shekuj në Greqinë e
lashtë dhe flet në rrethin familjar gjuhën shqipe.
Edhe sot
arvanitasit i gjejmë në majat më të larta të jetës politike dhe kulturore të
Greqisë. Kryetari i
sotëm i Greqisë Karolos Papuliasi

është nga një fshat i Çamërisë me emrin Voshtina, sipar Aristidh Kolës ai është
me origjinë shqiptare dhe para shumë vitesh familja e tij i përkiste besimit
islam. Edhe ministria e jashtme e Greqisë Dora
Bakojani
nga nëna është me origjinë arvanitase.




·
Kumtesë e lexuar
në Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë, mbajtur në Tetovë-Ohër 16-23
Shtator 2007.

arë të
gazetës greke “E ARDHMJA E ATDHEUT” e 29 dhjetorit 1860

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons