Forumi Kuq E Zi
ALFABETET E VJETER TE GJUHES SHQIPE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
ALFABETET E VJETER TE GJUHES SHQIPE Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
ALFABETET E VJETER TE GJUHES SHQIPE Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
ALFABETET E VJETER TE GJUHES SHQIPE Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Carl Faulmann nga Viena e Austrisë, në pranverë të vitit 1878, botoi një libër me titull "Schriftzeichen und Alphabete" (Shkronjat dhe Alfabetet) në të cilin, përvec alfabeteve të shumtë të njohur deri ateherë, prezenton 4 alfabete nga shqipja.

Në librin e tij ai shkruan:

"Albaneze, të cilët vetëquhen shqiptarë dhe nga turqit, sunduesit e tyre, të njohur si arnaut, banojnë në pjesën me të madhe të Ilirisë së vjeter dhe Epirit, d.m.th. në bregdetin Adriatik, në lindje të kufizuar nga Pindus dhe prej Shkodre e deri në Korinth.

Ne i gjejmë ata nga shek. XIV në Greqi, ku bëjnë një të pestën pjesë të popullsisë së përgjithshme. Gjuha shqipe shfaq një pamje enigmatike, që me gjuhët fqinje në asnjë mënyrë nuk ka ngjashmeri. Është e ndarë në dy dialekte, një verior gegërishte dhe tjetrin jugor toskërishte.

E para shkruhet me shkronja latine, ndërsa e dyta me shkronja greke. Por, përvec këtyre ka edhe shkrime autoktone, të cilat përdoren nga disa rajone dhe familje dhe që lidhshmeria e ketyrë shkrimeve me shkrime të tjera është e izoluar, sic është edhe vetë shqipja. E, ato janë:

1. Shkronjat e Elbasanit
2. Shkronjat e Byta Kukjes
3. Shkronjat e Veso Bajos
4. Shkronjat shqip-greqisht

Alfabeti i parë, i treguar këtu, gjendet në qytetin e Elbasanit dhe i cili kuptohet dhe përdoret edhe nga qyteti fqinj i Beratit. I dyti është zbuluar nga shqiptari me emrin Byta Kukje. Të tretin e mësoi, prej oborrtarit të tij, udhëheqesi i nderuar Veso Bajo, i cili po ashut ishte shqiptar" (Carl Faulmann).

Alfabeti i Elbasanit kishte 53 shkronja. Nuk ka ngjashmeri me asnjë nga alfabetet e gjendura deri me tani. Alfabeti i Byta Kukjës ka 31 shkronja dhe po ashtu për nga ngashmeria është i izoluar. Alfabeti i Veso Bajos ka 22 germa dhe është i izoluar për nga ngjashmeria.

Alfabeti shqip-greqisht ka 34 shkronja të cilat gati të gjitha janë greqisht, por me disa ndryshime. Mund ta quanim Alfabet grek të pervetesuar nga shqiptaret apo të "shqiptarizuar".

Më shumë se 12 prej tyre janë të kombinuara, të cilat nuk gjenden në alfabetin grek. Pra te përshtatura nga shqiptaret për të folmen e tyre.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Letërsia e vjetër shqiptare lindi në kohën kur vendi ynë ishte i
pushtuar nga osmanët,pikërisht edhe ideologjia ishte fetare dhe nën
kushte të shoqërisë feudale e gjith kjo u zhvillua në mesjetë .Duke u
nisur nga qëllimet atdhetare, shkrimtarët e kësaj periudhe shkruan edhe
vepra mësimore e didaktike.Vepra e kësaj periushe janë në përgjithësi didaktike is p.sh. Fjalori latinisht-shqip - i F.Bardhit, Gramatika e Andrea Bogdanit . Madje kishte edhe krijime tërësisht laike si ndonjë poezi e Budit , shume vjersha të bejtexhinjve etj.

Atë që s'mund ta bënte letërsia e shkruar, e bëri vetë populli me letërsinë
gojore, me krijimet e bukura folklorike, që përbëjnë një monument
kulture të pandërprerë gjatë gjithë qenies së tij, që nga kohët më të
lashta. Shkrimi më i vjetër shqip që njohim deri më sot, i përket vitit 1462 dhe libri i shkruar në gjuhën shqipe, me sa dimë deri tani, është Meshari i Gjon Buzukut , botuar më 1555 .

Ky është libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, por jo libri i parë i letërsisë shqiptare. Letërsi shqiptare të shkruar në gjuhë të tjera ka pasur edhe më parë . Vepra më e rëndësishme e këtij lloji është Historia e Skënderbeut e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508 - 1510 .

Me letërsi të vjetër shqiptare kuptojmë letërsinë e tre shekujve. Në qoftë se në shekullin XVI u shkrua vetëm Meshari , në shekullin XVII ai ndiqet nga librat në gjuhën shqipe të Pjetër Budit , Frang Bardhit, Pjetër Bogdanit etj.

Një grup tjetër përbën prodhimi letrar që u zhvillua në qendra të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Shqipërisë së Mesme si : në Voskopojë, Elbasan , Gjirokastër dheJaninë.
Sidomos në shekullin e XVIII dhe në gjysmën e parë të shekullit të XIX,
ky prodhim përfaqëson kryesisht shtresat e zanatçinjve, të tregëtarëve
dhe të fshatarësisë së lirë dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor
të qyteteve të këtyre anëve.Kështu p.sh., Voskopoja gjatë viteve 1720 - 1770
ishte një qytet i begatshëm me rreth 20.000 banorë, një nga qendrat
kryesore ekonomike dhe kulturore të vendit. Këtu lulëzoi një veprimtari e
gjerë arsimore, me kisha e shkolla të shumta; ndër to edhe një shkolle e
nivelit të mesëm, e quajtur Akademia e re , e ngritur nga Bushatllinjtë
e Shkodrës
. Kishte, gjithashtu, një bibliotekë dhe një shtypshkronjë, të njohura
për kohën.Rëndësi të veçantë jo vetëm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos në kohën e Ali Pashë Tepelenës.
Shkrimtarët kryesorë te këtij prodhimi janë Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostë Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parë e shekullit XVIII), trimi suliot Marko Boçari , peshkopi Grigor Gjirokastriti etj.

Veprat e tyre kanë kryesisht karakter fetar ose mësimor, janë fjalore
disagjuhësh ose përkthime. Ata vetë kanë një formim greko-bizantin ,
ndaj dhe në shkrimet e tyre përdorin kryesisht alfabetin grek, por pati
edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostë Beratasi , Theodhor Haxhifilipi
e ndonjë tjetër, që krijuan edhe alfabete të veçanta të shqipes, duke
dashur të vënë në dukje individualitetin e gjuhës shqipe dhe dallimin e
saj nga gjuhët e tjera.

Fakt i rëndësishëm i jetës letrare të shekullit të XVIII dhe fillimit
të shekullit të XIX është krijimtaria e bejtexhinjve ( letërsi
shqiptare me alfabet arab ) me përfaqësues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja ; Nezim Frakulla nga Berati ; Zenel Bastari nga Tirana ; Muhamet Cami nga Konispoli ; Dalip Frashëri , Shahin Frashëri , nga Frashëri ; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci , nga Shkodra etj.

Një degëzim të veçantë të letërsisë së vjetër shqiptare përbënte letërsia arbëreshe, prodhim i shqipëtarëve të emigruar në Itali para dhe pas vdekjes së Skënderbeut.

Kjo letërsi njohu një rrugë të gjatë zhvillimi , që nga shekulli XVI
deri në ditët tona. Ndër autorët e saj më të dëgjuar, mund të përmendim Lekë Matrënga ( 1560 - 1619 ) ; Niko Katalano ( 1637 - 1694 ) ; Nikolla Brankati ( 1675 - 1741 ) ; Nikollë Filja ( 1682 - 1769 ).
Një etapë të re në letërsinë e vjetër arbëreshe shënuan veprat e Jul Varibobës
( shek XVIII ) , ku bie në sy jo vetëm origjinaliteti i trajtimit të
materialit, por edhe cilësia e lartë artistike, traditë e që u çua
pastaj me përpara nga shkrimtarët arbëreshë të Rilindjes Kombëtare ( De Rada , Gavril Dara i Riu , Anton Santori , Zef Serembe etj.).

Ndonëse e kufizuar në tematikë dhe e përfaqësuar me një numër të
vogël veprash, rëndësia e letërsisë së vjetër qëndron, në rradhë të
parë, në faktin se ajo është shprehje e vitalitetit të popullit
shqiptar, e qëndresës së tij kundër pushtuesit e kulturës së huaj.
Nëpërmjet veprave të kësaj letërsie u ruajt e gjallë dashuria për gjuhën
shqipe dhe tradita për shkrimin e saj.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons