Testi
Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku, në të cilën matet niveli i PSA-së që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Ky test duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA-s2ë është 2.5 ng/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Nëse gjatë biopsisë PSA arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.
Prostata
Tumor, apo prostatë? Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostata. Prostata ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë organit gjenital mashkullor. Tek një mashkull i rritur madhësia e prostatës është pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gramë. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që transporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit, ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç.
Ushqimet
Për të parandaluar kancerin onkologët rekomandojnë që të ndiqet një dietë e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina.
Hudhrat dhe qepët
Sipas disa studimeve, ekzistojnë disa ushqime që e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë se disa të tjera. Disa prej tyre janë: hudhrat dhe qepët. Nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush konsumon këto ushqime me sasi të mëdha, rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe, për ironi të fatit, merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
Djathi vegjetarian
Gjithashtu, edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina, ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale, që kanë një dietë të pasur me sojë, janë më pak të prekura nga ky lloj tumori.
Seleni
Seleni kryen një funksion dezinfektues, pra mbron organizmin nga shumë sëmundje, mes këtyre dhe tumorit të prostatës. Aq e ndjeshme është kjo, sa disa qendra amerikanë u sugjerojnë burrave të moshës mesatare të marrin një dozë të përditshme seleni. Në sasi të konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Ekzistojnë dhe ilaçe farmaceutike dietetike që përmbajnë selen, por e rëndësishme është që të mos kalohet doza e nevojshme.
Peshku dhe arrat
Vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatës, sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E, që gjendet te frutat e thata dhe te gruri.
Domatet
Për të parandaluar kancerin e prostatës mjekët rekomandojnë konsumim sa më të madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat i mirë për parandalimin e këtij kanceri. Licipeni dhe karotenoidi, që i japin ngjyrën e kuqe domates, ulin mundësinë e krijimit të tumorit.
Çfarë duhet të hani
Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori
Qepët, merita është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë
Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit
Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit
Arrat, sipas specialistëve janë të pasura me vitaminë D
Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, pasi parandalojnë kancerin e prostatës
Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen kanë funksion dezinfektues
Mishi, megjithëse edhe në të gjendet seleni, është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij
Shifra për sëmundjen
Kanceri i prostatës prek çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore
Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998
Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit
Në Europë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në SHBA 70 në 100 mijë
Vlera normale e PSA-së, që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës, është 2.5 ng/ml
Nëse gjatë biopsisë PSA arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur
Pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit, ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç