Shenjtorja femerore e zhdukur nga Bibla e diteve tona. Studimet e fundit nga Oksford kane hapur nje debat te ri mbi rolin e gruas ne te tri fete e medha monoteiste: Islamin, Krishterimi dhe Judaizmin.
Francesca Stavrakopoulou, hulumtues ne Fakultetin e Teologjise dhe Fese ne universitetin e famshem britanik, ka gjetur ne Dhiaten e Vjeter, disa referenca per Asherahun, qe simbolizonte perendeshen e pjellorise ne kete tekst te shenjte. Kjo shenjtore mendohet te jete hequr nga Bibla gjate shekujve, mbase prej duarve te ndonje maskilisti te shfrenuar.
Sipas disa mbishkrimeve te gjetura ne objekte arkeologjike ne Sinai, Yahweh qe eshte emir i Zotit ne hebraisht dhe Asherah thuhet te kene ardhur si nje cift ne toke. Edward J. Wrighti, president i Qendres se Studimeve ne Arizona, konfirmon gjetjet e Stavrakopoulou-t, duke theksuar se shume mbishkrime ne hebraishten e lashte permendin si Zotin dhe Asherah-un.
Sipas Discovery News, roli i shejntores Asherah ishte vecanerisht i rendesishme ne disa fe te lashta te orientit dhe simbolizonte perendine e pjellorise dhe te tokes. Ajo njihej me emra te ndryshme te tilla si Astarte dhe Istar, e cila ne italisht mund te perkthehet si "pema e shenjte".
Aaron Brody, nje studiues biblik ne Pacific School of Religion shpjegon se hebrenjte e lashte ishin politeiste, dhe vetem nje pakice e vogel perbehej nga monotheistet. Situata pesoi nje ndryshim radikal ne shekullin e 586 para Krishtit, me shkaterrimin e Tempullit te Jeruzalemit.