Personat të cilët dalin çdo ditë shëtitje me biçikletë përveç se mund të argëtohen ata ndihmojnë edhe organizmin e tyre për funksionim më të mirë.
Ata shëtisin çdo ditë nga gjysmë ore në ditë me biçikletë, ulin mundësitë të preken nga sulmi në zemër. Këtë përfundim e kanë nxjerrë ekspertët e universitetit të spitalit Bispebjer në Kopenhagen.
Sipas ekspertëve biçikleta për 30 minuta në ditë ndihmon zemrën me 82 %. Ecja me biçikletë me shpejtësi zgjat jetën pesë vjet më shumë sesa kur ecën ngadalë. Meshkujt, të cilët ngasin biçikletën me shpejtësi mesatare jetojnë 2,9 vjet më gjatë, derisa femrat jetojnë 3,9 vjet më gjatë se sa ato që ngasin më ngadalë.
Aktivitetet e rregullta fizike ulin rrezikun nga problemet shëndetësore, përfshirë mbipeshën, kancerin, diabetin, depresionin dhe sëmundjet e zemrës.