Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve. Studimet i kreu në Breshia të Italisë, pastaj në Universitetin e Padovës, ku edhe u doktorua me temën Epika popullore shqiptare. Shkroi nën pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani. Vdiq në Romë më 1975. Ishte ministër i arsimit në kohën e pushtimit italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa po drejtonte arsimin shqiptar, ai dërgoi në Kosovë dyqind arsimtarë të ngarkuar me libra shqip e me mision që të themelonin shkollat shqipe në Kosovë. Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk përmbante asfarë shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, për shkak të veprimit politik të autorit. Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letërsia e kultura shqiptare si: Ora e Maleve, Shkëndija, Shêjzat, etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues në prozë, madje së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozës moderne shqipe. Përktheu në gjuhën shqipe poetët e mëdhenj italianë: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, që i përmblodhi në dy vëllime të librit Poetët e Mëdhej t’Italís I dhe II. Përgatiti, përktheu në italisht dhe botoi Antologjinë e lirikës shqiptare në vitin 1963. Me librat e tregimeve: Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936), Koliqi sjell një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili janë krejt të veçantë. Vepra poetike me pretendime më të mëdha e Koliqit është Gjurmat e Stinve (1933). Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (sonetit). Pasardhës të Koliqit, sidomos në insistimin e gjetjes së veçantive vendore në gjuhë e në jetë, në letërsinë shqipe bashkëkohore para së gjithash konsiderohet Anton Pashku.
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.
-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.
Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Join the forum, it's quick and easy