Forumi Kuq E Zi
Dallgë që rrahin çdo ditë…. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dallgë që rrahin çdo ditë…. Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dallgë që rrahin çdo ditë…. Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dallgë që rrahin çdo ditë…. Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Vjen një moment që gjithkush, në çdo vend kohë e situatë, beson në atë se mund të jetë dikushi e të japë diçka nga vetja e tij dhe nga shoqëria së cilës i përket. Romani “Dallgët”, i shkrimtarit Vlash Fili, është një roman mjaft i pasur që pa më të voglën mëdyshje do e quaja, romanin e jetës! Ndërsa rrëshqet nëpër faqet e tij duke e lexuar, vëren alegorinë dhe personifikimin që përdor shkrimtari Vlash Fili. Jeta e njeriut është personifikuar me dallgët e detit e të oqeanit, ”nuk e di pse mu kujtua jeta ime, jeta jote, e juaja,e të gjithëve….”-shkruan autori - ndërkohë që alegoria përshkon romanin pasi në udhëtimin e jetës” - këto “dallgë të jetës”- janë bashkudhëtare; “me të përpjetat e tatëpjetat e saj, me gëzimet e hidhërimet, me të mirat e të këqijat, me ngjarjet e situata nga më të ndryshmet...”. Është pikërisht kjo jetë që ngjason njësoj si dallgët me erëra të forta të detit e të oqeanit, në kuptimin simbolik e shpirtëror. Megjithë këto “dallgë të jetës ”, nuk mund të humbasim besimin dhe shpresën, vazhdimësinë e saj, optimizmin, të mbështjella me kujtimet, t’i risjellim në formë mitike, me buzëqeshjen dhe lotët, teksa flasim dhe shkruajmë për ato “dallgë”, sepse në fund të fundit jeta është vetë një dallgë që të jepet vetëm njëherë e ne duhet ta jetojmë e përballojmë ashtu si na vjen! Ky është një roman rreth ëndrrës që secili nga ne, ju, ata synonte dhe rreth mëkateve të një sistemi totalitar. Është një roman i reflektimit të mirëbesimit të paanshëm ndaj realitetit të një Shqipërie, të mes shekullit të kaluar. Romani “Dallgët”, fillon aty nga vitet ’70-’80 dhe përfundon deri në ditët e sotme duke na rrëfyer “kronikën” e fatit të njerëzve që aspironin idealin e lirisë e demokracisë, të vetëbesimit, guximit dhe optimizmit, të familjeve të tyre në përballimin e situatave nga më të vështirat, rrugëtimin në kalvarin e dhimbjeve e sakrificave, gjurmët dhe vragën që ato kanë lënë nga ana fizike dhe shpirtërore, të mbijetesës! Me një lirizëm të zgjatur në kohë e hapësirë, kronikën e jetës të Fuatit dhe Spiros, mbase është dhe vetë jeta e autorit, të familjeve dhe njerëzve që i rrethonin. Po të vini re romani ka një fillim shumë të mbarë duke na dhënë karakterin dhe formimin e Fuatit, zhvillimin e këtij karakteri, procesit të rritjes fizike dhe personalitetit të tij, që nuk ka qenë shumë e lehtë, vërtetësinë e saj që në fëmijëri, deri edhe në regëtimet e para për të dashurën e zemrës, mosfshehjen e kësaj dashurie, martesën e shpejtë pa bërë ushtrinë dhe deri te thirrja nën armë, -ushtar- ndarja me prindërit e nusen shtatzënë.
Në faqet e tjera vëren një lloj ndjenje që është më shumë sqaruese dhe detaje, që vijojnë me vendimin që merr në vetvete Fuat Veliu për tu arratisur: “Në këtë situatë të rëndë shpirtërore ishte kur në një natë të errët e pa hënë, të fillim korrikut mori përfundimisht vendimin, që i ndryshoi krejt drejtimin e jetës së tij dhe të familjes. Kishte ditë që bluhej e grihej nga lufta e brendshme me veten. Qysh natën pasi i refuzuan për herë të dytë lejen, teksa ecte përbri shokut të patrullës, i shkreptiu vetvetiu si një rrufe që shfaqet e zhduket papritur, mendimi i marrë…”Të iki, t’u bëj naftën këtyre egërsirave që s’më lejojnë as 4-5 ditë për gjënë më të bukur në jetë..! Na u kërcënoka kufiri! Situatë e veçantë!-ironizonte e ziente me vete…”.
Këto rreshta janë aq mirë vendosura e të shprehura bukur artistikisht dhe me mjeshtëri filozofike na jepet se ushtari i izoluar edhe nga ndjenja e dashurisë shpërthen dhe zien për “ringjalljen”. Fuati adhuronte dhe ëndërronte botën e qytetëruar, aty ku liria dhe jeta e njeriut është gjithçka, ndërsa këto virtyte në atdheun e tij ishin metafora e asgjëje, sigurisht edhe trishtuese të viteve, të zemërimit e të revoltës shpirtërore, të dhimbjes që po mbartte në shpirt, si preludi i çmuar për nënën, nusen, vëllezërit, fëmijën që priste në jetë, për këtë dhuratë bujare të jetës e familjes. I vetëdijshëm për ç’ka po bënte, duke i bërë pyetjen vetes se cilët jemi, çfarë ndodh me këta njerëz të trembur nga hija e zezë e atij regjimi përbindësh, zemrat u rrahin me ritmin e ankthit, frikës e pasigurisë për të nesërmen, brengat, për kuptimin e pakuptimtë të ekzistencës, për fatet e njerëzve të dashur, të të gjithëve, ndarjen nga atdheu të ngjitur pas shpirtit, me dëshirën e ethshme të parimeve të një jetë më të mirë, kaloi kufirin duke lënë gjurmët e gjakut, me guximin që të jep shpresa për të flakur mjerimin e zi të atij sistemi të urryer.
Po në të njëjtën linjë autori vazhdon të na japë edhe personazhet e tjera kryesore në roman, Spiron dhe familjen e tij. Janë personazhe komplekse nga këndvështrimi psikologjik dhe formimit të tyre intelektual. Spiro është njeri me virtyte shumë të mira, me një shpirt të mirë e të ndjeshëm. Punon dhe mban familjen. Ka një familje të rregullt dhe një jetë të qetë. Por një ditë e arrestojnë krejt papritur në zyrën e tij, me motivacionin për vjedhje të pasurisë socialiste dhe e dënojnë me 25 vjet burg. Arrestimi i tij tronditi djalin e vajzën e tij Edmondin dhe Violetën, gruan e Spiros, Dianën, dhe tashmë për atë që ishte në burg dhe njerësit e tij duhet të bëheshin të fortë e ta përballonin.
“Hë more bir pse erdhe?
-Mama, babin e arrestuan.
-Si?-pothuajse bërtiti ajo dhe fytyra iu bë dyllë e verdhë. E zuri të birin për qafe dhe ia dha të qarit.
-Mama ne duhet të bëhemi të fortë që të përballojmë këtë fatkeqësi,- i foli i biri duke i fërkuar shpatullat.
-Po kush të tha ty?
- Nuk më tha njeri, e pashë vetë me sytë e mi. Mu errën sytë kur e pashë me pranga lidhur. Dy policë e hipën në gazin e degës!”
Është ky një moment që me të vërtetë të prek dhe në roman përdoret për qëllimin e vërtetë të fjalëve, mendimeve, shqetësimit paraprak që e kalon sipërfaqen e një realiteti të dhimbshëm. Më poshtë autori i jep përparësi një monologu të brendshëm, jo vetëm me veten e tij aty në birucë: “Ditët e para në hetuesi për Spiron ishin të turbullta. Rrinte në birucë si i hutuar. Herë-herë shikonte muret dhe nuk i besohej se ishte brenda tyre si zogu në kafaz. Dëshironte që e gjithë kjo të ishte një ëndërr e keqe, nga e cila më së fundi të zgjohej. Ngulte vështrimin tek dritarja dhe ëndërronte të ishte zog, të fluturonte jashtë nga ajo dritare dhe të shkonte në shtëpi. E kishte kapur një mall i madh për fëmijët e gruan. “Ç’bëjnë tani ata?” Si do ia dalin pa mua, -pyeste veten.”
Por monologu do i bëhej bashkudhëtar në burgun e Spaçit në formën e të shkruarit duke i dërguar letër të gjatë familjes, që pikërisht për gjatësinë e saj nuk i dërgohet familjes, - dhe shprehet në mënyrën retorike të të folurit, ky monologu i brendshëm. Sepse shkronjat në fund të fundit nuk shfaqen vetëm duke u menduar por edhe duke biseduar në vetvete dhe shkruar ato. Kjo nuk ka asnjë arsye pse autori mos shprehë mendimet e tyre me një art që është sinqerisht meritë e tij dhe jo e personazheve. Ajo ç’ka e bën në përputhje me idenë që përshkon romanin është ekzistenca e këtyre njerëzve jashtë caqeve të interesave të tyre, të cilat nuk kanë kaluar vetëm në realitetin sipërfaqësor por edhe atë psikologjik e shpirtëror. Romani nuk është në të vërtetë vetëm në një fjalë “Dallgët” me njerëz por autori është i shqetësuar dhe i interesuar të na japë kuptimin prozaik të njerëzimit, të jetës, me simbolet e saj, me stinët, ditën e natën, bukën dhe urinë, mjerimin dhe trishtimin, ngrohtë e ftohtë, dhimbje dhe sakrifica, lindjen dhe vdekjen, burgun dhe internimin, persekutimin dhe izolimin, kohës dhe hapësirës, dallgët e detit e të jetës që rrahin çdo ditë dhe procesit të ndryshmit të atij sistemi diktatorial. Këto gjëra autori i trajton veç e veç e me sqimë, si fakte, sepse janë me të vërtetë një temë e një romani, por i trajton edhe kolektivisht si simbolet. Autori të dy personazhet Fuatin dhe Spiron i vendos përballë vuajtjeve, copëtimit të zemrës, ndarjen nga fëmijët, nënën, gruan, njerëzit, Fuatin nga atdheu dhe Spiron për 25 vjet nga qyteti e shtëpia. Ata kishin mbetur të shkretë, pa gëzimet dhe në sytë e tyre ishin fytyrat e pikëlluara, trishtimi i gruas së mjerë, nënës, apo për Fuatin fytyra e zverdhur dhe e shtangur e Gazmendit për të fundit herë në çastin e arratisjes, ankthi e frika e vetë Fuatit që po ikte larg, matanë kufirit drejt një bote të panjohur, një gjuhë që nuk dinte ta fliste, të panjohur historinë dhe kulturën e tyre, - dhe për Spiron fytyra e të birit Edmondit në çastin e arrestimit dhe fytyra e Dianës e fëmijëve, të bijës e të birit, në çastin e lirimit si i pafajshëm. Në frymën dhe gjuhën që e përshkon romanin kemi një lloj harmonizimi në përdorimin gjuhësor sa më të thjeshtë e të kuptueshme, si një vëzhgues në brendësi të jetës e të shpirtit, deri edhe në paralelizim të jetës së tyre. Simfonia e personazheve dhe zhvillimeve tematike të tyre, është e pasur me ndjeshmëri edhe kur autorit I duhej të na jepte karakterin e personazheve duke hyrë në thellësi të tyre, në thelbin e gjendjes shpirtërore si të burrave ashtu edhe të grave, fëmijëve e njerëzve të dashur, fjalët e mendimet e tyre, -sepse aty nuk janë vetëm dy familje e Fuatit dhe e Spiros, por ishin ne, ju ata, - pjesa dërmuese e popullit, dallimi shpirtëror dhe intelektual i tyre, nga ata që i shërbenin atij sistemi të urryer. Ky roman me fjalë të tjera është një qëllim – metamorfoza e një populli të tërë në diktaturë. Midis fillimit dhe fundit të romanit ka një lidhje që është edhe dinamika e vetë romanit, në krijimin e formave të reja dhe lidhjen që iu bën autori personazheve, atë lidhje që u këput dhe la mbrapa ëndrrat, dëshirën për tu arratisur, për të ndryshuar jetën, kalvarin e dhimbjeve dhe sakrificave, lidhjet e forta familjare, burgun, internimin, - drejt së ardhmes në tokën e ëndërruar, Amerikën, duke prekur lumturinë, mirëqenien e duarve të tyre punëtore, dritën, aromën e dashurisë për jetën. Libri ‘Dallgët”, më në fund ia arrin qëllimit të bëjë të prekshmen dhe njerëzoren!

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
shum e bukur kjo ak

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons