Kultura e të folmes sonë:
DY SHPREHJE QË JAPIN KONOTACIONE BANALE
Se mediumet tona elektronike nuk i kushtojnë rëndësi aspak kulturës së të folmes së drejtë të gjuhës shqipe , kjo nuk është risi tek ne . Sot, po e lexoi njeriu gjuhën e shkruar sipas standardeve të një gjuhe të unifikuar mbarëkombëtare, qoftë në shtypin ditor, qoftë në libra, revista e fletushka të ndryshme dhe po e dëgjoi atë se si flitet nga ana e disa moderatorëve të shou – programeve të ndryshme , sidomos në ato televizive, atëherë, secili njeri me mendje të kthjelltë do ta vë gishtin mbi kokë dhe do ta pyes vet- vetin :- A thua shqiptarët po i përdorkan dy standarde gjuhësore gjatë komunikimeve me audiencën e gjerë popullore?!
Përveç përdorimit me të madhe të zhargonit të fjalorit të rrugaçërisë , shkurtesës së gjymtyrëve të fjalëve tona origjinale, jo rrallë herë fjalët tona zëvendësohen edhe me numra rendor?! Por , ajo që e bënë spektatorin edhe më nervoz, janë rastet kur moderatorët përdorin shprehje , të cilat nuk dinë t’ i shqiptojnë mirë dhe drejt gjatë leximit, apo të folurit dhe ato shprehje në mënyrë automatike marrin konotacion banal.
Nëse flasim për fenomenin e shkurtesave dhe deformimet e fjalëve tona, ato na dalin aq shumë , sa nuk mund të numërohen . Por , padrejtësia më e madhe gjatë shkurtesave të fjalëve tona burimore kombëtare, pa dyshim se po i bëhet në vazhdimësi shprehjes më të bukur të gjuhës shqipe, me të cilën përshëndetemi të gjithë ne . Shprehje kjo , që nuk e ka asnjë popull tjetër në botë ! Pra , fjala është për shprehjen përshëndetëse :”TU NGJATË JETA!” Me këtë përshëndetje , çdo shqiptar shprehë uratën e vet ndaj njëri – tjetrit, duke i uruar që të ketë jetë të gjatë, t’i shtohet jeta, apo t’i zgjatet jeta !
Keqpërdoruesit e pamëshirshëm të vlerave të gjuhës shqipe , duke mos ia ditur vlerën dhe rëndësinë që ka kjo shprehje përshëndetëse, e shkurtojnë atë duke e përdorur në vend të saj , fjalën e cunguar :”TUNG” e cila në fakt nuk paraqet kurrfarë kuptimi ?!
Shembulli më i mirë se si zëvendësohen fjalët tona me numra rendor, ne emisionet televizive, është emisioni i titulluar :”Ça ka 3”?! Ky emision me vite të tëra transmetohet përmes programeve të KTV-së, dhe kjo askujt nuk ia vret veshin, as ndërgjegjen për degjenerim të gjuhës sonë ! Ky emision në vend se të titullohej me shprehje fjalësh :”Çka ka të re”? – titullohet me shprehje të shkurtuara përmes numrave rendor! I këtillë është edhe emisioni i titulluar :”Bon, bon”, i cili do të duhej që të shkruhej “Bën , bën “, e jo ashtu, nga se gjatë shqiptimit të këtij titulli nga ana e moderatorëve të tij, të gjithë fëmijët do të mendonin se këtu është fjala për bombona -sheqerka të fëmijëve?!
Prej shprehjeve më të shpeshta që përdorën vazhdimisht nëpër mediumet tona informative elektronike, e që nga pakujdesia e leximit dhe shqiptimit të tyre , nga ana e moderatorëve, na japin konotacione të kuptimeve banale, kësaj radhe po i përmendim vetëm dy prej tyre, që janë më të shprehurat:
1. Shprehja : “në ndërkohë që “, përdoret shumë shpesh , madje edhe atëherë kur nuk ka fare nevojë që të përdoret kjo shprehje si e tillë. Për ta kuptuar edhe më mirë këtë shprehje të palogjikshme , po japim vetëm dy shembuj të përdorimit të saj:
”Para pak çastesh, në sallën e Kuvendit hyri Kryetari i Republikës së Kosovës - Fatmir Sejdiu , në ndërkohë që , pas tij hyri edhe Kryeministri – Hashim Thaçi “! Ose:”Shikues të nderuar, kaq kishim për sonte , në ndërkohë që , Ju vazhdoni të qëndroni edhe më tutje me programet tona!”
Përdorimi i shprehjes “në ndërkohë që”, sa herë që lexohet me nguti dhe me shqiptim të gabuar, automatikisht na e jep kuptimin banal :”në ndër koqe”!(Kërkojmë ndjesë nga lexuesit e ndershëm).
2. Si motër e kësaj shprehje është edhe ajo :”Ka shumë kohë që”, të cilën më tepër e hasim të përdorur nëpër këngët tona popullore , por që interpretuesit e këngëve me tekste të këtilla, nuk ia vënë veshin shqiptimit dhe theksimit të drejtë të kësaj shprehje gjatë këndimit dhe pastaj na jep një konotacion krejtësisht banal.
Për shembull:”Ka shumë kohë qe jemi dashtë”, “Ka shumë kohë që kem kalua”, “Ka shumë kohë që s’ jemi pa”, “Ka shumë kohë që jemi nda”,”Ka shumë kohë që m’ ke ndej larg”...etj. Të gjitha këto shprehje, gjatë interpretimit të këngëve të tilla, na tingëllojnë në vesh me konotacion banal:”Ka shumë koqe”!(Prapë kërkojmë ndjesë prej lexuesve të ndershëm).
Pra, edhe kur flasim, komunikojmë, lexojmë e këndojmë, duhet të kemi kujdes se si po lexojmë, si po i shqiptojmë dhe si po i theksojmë shprehjet e cituara, për të mos prodhuar banalitete të pa nevojshme dhe të pa logjikshme .
Bashkëkombësve , motrave dhe vëllezërve tanë , nuk mund të iu drejtohemi me shprehjen mediative :”Miq të nderuar”!
Viteve të fundit , përmes programeve televizive dhe atyre të radiove , nga ana e moderatorëve të emisioneve të ndryshme , po na amputohet edhe një shprehje tjetër përshëndetëse , e cila absolutisht nuk ka të bëjë me përshëndetjet e traditës shqiptare , por që është kryekëput kopje e importuar nga zhargoni i fjalëve përshëndetëse serbo-sllave , në stilin :”Dragi prijateli”= Të dashur miq !
Pra, moderatorët e emisioneve të tilla , na drejtohen me shprehjen përshëndetëse:”Të dashur miq”, apo “Miq të dashur”, duke harruar këtu traditën tonë kombëtare se pjesëtarët e një kombi të njëjtë, as se si nuk mund të quhen miq, nga se ata janë vetëm bashkëkombës, përkatësisht: vëllezër e motra të një kombi .
Sipas traditave dhe zakoneve shqiptare, termi :”Miq”, ose “Mik”, përdoret ndaj atyre njerëzve me të cilët janë lidhur martesat e ndërsjella familjare, ose miqësia me kombet dhe shtetet tjera, por në asnjë mënyrë kjo “miqësi” nuk mund të ndërlidhet me dëgjuesit e radios, teleshikuesit dhe spektatorët që janë vëllezër e motra të një kombi, të një gjaku dhe të një shteti.