Forumi Kuq E Zi
Patate ograden greke Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Patate ograden greke Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Patate ograden greke Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Patate ograden greke Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Perberesit:
-1 pule
-1 kg patate
-1 gote me leng portokalli
-gjysem gote vaji
-piper

Pergatitja:
vendosim pulen qe te zjeje.Presim patatet ne forme kubiku.Shtrydhim 2 ose 3 portokalle(ne shtrydhese).Heqim pulen nga zjerja.hapim vend tek patatet per te vendosur pulen qe te piqet bashke me patatet.Kur mbaron pjekja.Ju keshilloj qe ti lini pak patatet te mpiksen dhe te marrin aromen e lengut te portokallit. Ju befte mire
Patate ograden greke Patate-300x225

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

2Patate ograden greke Empty Patate ograden greke 7/9/2011, 21:32

INERCIALpeace

INERCIALpeace
Moderator
Moderator
Përbërësit:

- 1/2kg patate,
-1 filxh.
-Caji kackavall i grire,
-500ml qumesht,
-250ml krem qumeshti(pana)2 luge gjalpe,
-2 kokrra hudhra,kripe,piper,moskokaridho(sipas deshires)

1:qerojme dhe lajme patatet mire dhe i presim ne feta ne holla rumbullake sic jane patatet
2:bejme tepsine me gjalpe dhe me pak hudher te grire dhe vendosim nje shtres patate ,mbi to djathe te grire mbi to patate perseri nje shtres dhe perseri pjesen tjeter te djathit
3:ne nje bol bashkojme qumeshtin me panen ,krip,piper dhe moskokaridho dhe i perzjejme mire
4:e hedhim kte perberje mbi patatet ne tepsi dhe gjalpin
5:e veme tepsine ne furre te nxehur me pare ne 200grade per 1 ore dersa te behen patatet dhe te skuqet siperfaqja
6:nqs deshirojme qe te kemi nje gjelle sa me te shijshme per miqte tane shtojme sipas deshires dhe zambon ose beikon te prere ne copka te vogla .
Serviret e nxehte e prere ne copa katrore .Ju befte mire

5:e veme tepsine ne furre te nxehur me pare ne 200grade per 1 ore dersa te behen patatet dhe te skuqet siperfaqja
6:nqs deshirojme qe te kemi nje gjelle sa me te shijshme per miqte tane shtojme sipas deshires dhe zambon ose beikon te prere ne copka te vogla .
Serviret e nxehte e prere ne copa katrore .Ju befte mire
Patate ograden greke Patate-greke-300x150

http:// http://hqtestforum.bulgarianforum.net/.albanianforum.net

3Patate ograden greke Empty Re: Patate ograden greke 24/1/2013, 06:26

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Konsumi i patates, përveçse shijon së tepërmi, ka edhe mjaft vlera ushqyese çka ndihmon në luftën kundër sëmundjeve. Të paktën sipas studimeve të ndryshme rezulton se deri më tani patatet janë karbohidrate të cilat përmbajnë edhe shumë proteina, kjo i bënë një ushqim ideal për ata që duan të shtojnë në peshë.

Prania e shumë vitaminave si vitamina C dhe B-kompleks ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse patatet janë pjesë të pashmangshme në regjimin ushqimor.

Tretja

Meqë patatet përmbajnë karbohidrate ata treten lehtë dhe për pasojë lehtësojnë tretjen. Kjo veti i bën patatet një ushqim të mirë për pacientët, foshnjat dhe për ata që nuk tresin dot ushqimet e forta, por që kanë nevojë për energji. Por të kujtojmë se nëse hahen shumë patate rregullisht mund të shkaktojë aciditet në afat të gjatë. Patatet gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme fibrash.

Kujdesi i lëkurës

Vitamina C, vitaminat B-kompleks dhe mineralet si kalium, magnez, fosfor dhe zink janë me vlerë për lëkurën. Përveç kësaj, tuli i shtypur i patates i përzier me mjaltë shërben për një fytyrë të shkëlqyer,për qeskat poshtë syve dhe për njollat në fytyrë. Përsëri, kjo masë nëse aplikohet në vendet e djegura jep një lehtësim të shpejtë.

Skorbuti

Vitamina C e pranishme në patate mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj sëmundje të shkaktuar për shkak të mungesës së vitaminës C. Ajo karakterizohet nga buzët e plasaritura dhe mishrat e dhëmbëve me gjakrrjedhje,infeksione të shpeshta virale si ftohje etj.

ReumatizmiVitaminat, kalciumi dhe magnezi në patate ndihmojnë për një lehtësim në reumatizëm. Uji i marrur nga patatet e ziera jep gjithashtu një lehtësim. Por për shkak të përmbajtjes së lartë të niseshtesë ose karbohidrateve ajo tenton të rrit peshën e trupit gjë e cila mund të jetë me efekte negative tek pacientët reumatik.

Ftohja

Patatet janë shumë efektive në inflamacionin e brendshëm apo të jashtëm. Ato heqin inflamacionin tek zorrët dhe sistemin e tretjes dhe janë një ushqim i mirë për ata që kanë ulcerë në gojë. Patatet e shtypura mund të aplikohen për të lehtësuar inflamacionet e jashtme, djegiet etj.

Truri

Funksionimi i duhur i trurit varet shumë nga niveli i glukozës, i furnizimit me oksigjen, nga disa përbërës së kompleksit B, nga disa hormone, aminoacide dhe acidet yndyrore siç është omega-3.
Patatja mbulon pothuajse të gjitha nevojat e përmendura më lart. Ajo është e pasur me karbohidrate dhe mban në nivele të duhura glukozën në gjak e cila nuk lë për lodhje trurin dhe e bën atë aktiv. Oksigjeni i cili dërgohet në tru me anë të hemoglobinës në gjak ka përbërës kryesor hekurin. Patatet përmbajnë shumë hekur dhe kështu ndihmojnë për këtë funksion gjithashtu. Fosfori dhe zinku të gjetur në patate janë të vlefshme për trurin.Sëmundjet e zemrës

Përveç vitaminave (B-kompleks, C), mineraleve dhe fibrave, patatet përmbajnë substanca të quajtur Karotenoid (lutein, zeaxanthin etj) të cilat janë të dobishme për zemrën dhe organet e tjera të brendshme. Por përsëri, pasi patatja ngre nivelin e glukozës në gjak dhe konsumimi i tepërt mund të çojë në trashje gjë e cila mund të vërë në presion të madh zemrën nuk rekomandohet për njerëzit e dhjamosur dhe diabetike.

Gurët në veshka

Gurët në veshka janë shkaktuar kryesisht nga niveli i lartë i acidit urik në gjak. Në raste të tilla, proteinat duhet të shmangen, veçanërisht proteinat shtazore të tilla si mishi, gjel deti, karkaleca deti, peshqit e detit, vezët, qumështi si dhe spinaqi,fasulet të cilat në mënyrë drastike rritin nivelin e acidit urik në gjak. Hekuri dhe kalciumi gjithashtu ndihmojnë në formimin e gurit. Patatja është e pasur me të dyja këto dhe normalisht nuk përshtatet nga kjo pikëpamje. Por kjo është shumë e pasur me magnez i cili refuzon grumbullimin apo depozitimin e kalciumit (kalcifikim) në veshka dhe indet e tjera, duke e bërë të dobishëm kundër formimit të gurëve.

DiarrejaPatatja është një ushqim i pasur me energji për ata që vuajnë nga diarreja, pasi patatet treten lehtë si dhe janë të buta. Por një konsumim i madh mund të shkaktojë diarre për shkak të gëlltitjes së tepërt të niseshtesë.

Këshilla

Lëngu i patates është një trajtim i mirë për djegiet, plagët,ndrydhjet, problemet me lëkurën, ulcerat, efektet e narkotikëve, kancerit të mitrës kundër formimit të cisteve ose tumoreve. Nga ana tjetër, duhet kujdes kur hani patate. Patatet jeshile janë helmuese sepse përmbajnë alkaloidë, si solanine, chaconine dhe arsenik të cilët në mbidozë mund të jetë fatale.Për më tepër, indeksi glicemisë tek patatet është shumë e lartë (mbi 80) dhe prandaj ata që duan të dobëson duhet të shmangin patatet. “Patatja e ëmbël ka një ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe gjithashtu nxit funksionimin e shëndetshëm të organit.



Këto lloj patatesh janë të pasura në beta karoten, i cili është një antioksidant fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë pankreasin nga dëmtimet që lidhen me kancerin ose plakjen”- thonë Shkencëtarët. Pjesa e jeshile në lëkurën e patates është klorofil, por ky klorofil tregon se patatja është ekspozuar në dritën ku toksina natyrore e patates solanina është koncentruar në mënyrë të dëmshme. Solanina është një mekanizëm natyror i mbrojtjes së patates për të shmangur kërpudhat dhe parazitët. Ajo ka një shije të hidhur dhe gjithashtu ajo shkakton probleme me shëndetin dhe vdekjen. Ky kompleks është i qëndrueshëm në temperaturë të valë prandaj këshillohet të pritet dhe të hidhet kjo pjesë. Për shkak të këtyre arsyeve, patatet kryesisht ishin përdorur për të ushqyer kriminelë apo të burgosurve të luftës.

4Patate ograden greke Empty Re: Patate ograden greke 24/1/2013, 06:27

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ndiqni këshillat e specialistëve për vlerat kurative të saj

Patatja është shumë e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina dhe kripëra minerale etj. Karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu. Rreth 60-65 për qind e kësaj vlere ditore plotësohet vetëm nga sheqernat. Një kilogram patate jep rreth 840 kalori, që janë gati sa një e treta e të gjitha kalorive ditore që ka nevojë njeriu i rritur. Vlera kalorike e patates është katër herë më e madhe se e domates, tri herë më e madhe se e karotës dhe sa gjysma e vlerës kalorike të vezës e të mishit të gjedhit. Vlerën e përgjithshme ushqimore të patates e përcakton sasia e lartë e lëndës së thatë 20-30 për qind, ku përbërësi kryesor është amidoni (14-22 për qind), pastaj proteinat (1, 4-3 për qind), kripërat minerale (0, 8-1, 6 për qind) dhe vitaminat e ndryshme, ku mbizotëron vitamina C (10-40 miligram).
Amidoni Amidoni, pa dyshim, është lënda bazë përbërëse e patates. Sasia dhe cilësia e amidonit përcakton jo vetëm rëndësinë e patates si produkt ushqimor, por edhe veçoritë teknologjike si lëndë e parë për përpunim industrial, për përgatitjen e mjaft produkteve të tjera ushqimore të rëndësishme. Prania e fosforit në amidon, në trajtën e acidit fosforik dhe përbërjet e tij, luan rol të rëndësishëm në proceset fermentike dhe në hidrolizën e amidonit gjatë kthimit në qull të tij. Si burim i proteinave të një cilësie të lartë, patatet zënë një vend të rëndësishëm midis produkteve të tjera ushqimore me origjinë bimore. Është vërtetuar gjithashtu se proteinat e patates asimilohen më lehtë në krahasim me ato të mishit. Përmbajtja e proteinave në kokrrat e patates rriten nga periferia në qendër. Kjo është në drejtim të kundërt me rritjen e përmbajtjes së amidonit. Në proteinat e patates gjenden aminoacide të pazëvendësueshme (që nuk sintetizohen nga trupi i njeriut), shumë të nevojshme për funksionimin normal të organizmit, si valinë, leucinë, izoleucinë, lizinë, metioninë, treoninë, tripofan dhe fenilaninë.
Vitaminat Patatja është edhe një burim i mirë vitaminash. Ajo shquhet sidomos për përmbajtjen e lartë të vitaminës C. Në ato vende ku patatja mbillet në sipërfaqe të gjera dhe konsumohet në sasi të mëdha, ajo shërben si burim kryesor për sigurimin e vitaminës C nga organizmi i njeriut. Llojet dhe sasitë e vitaminave në përmbajtjen e patates paraqiten si më poshtë: Vitaminë C 10-40 mg për 100 gramë produkt, vitaminë A 20-90 mg, vitaminë B1 0, 07-0, 1 mg, vitaminë B2 0, 05 mg, vitaminë P 0, 9 mg si dhe vitaminat B5, B6 (0, 2 mg), B8, dhe K në sasi shumë të vogla. Përmbajtja e vitaminës C është më e madhe një muaj para pjekjes së plotë. Më pas ajo pakësohet gradualisht, derisa arrin në përmasat e mësipërme. Në qoftë se njeriu konsumon 300 gramë patate në ditë (kjo është një normë shkencore për një njeri të rritur), organizmi i tij merr rreth 5 për qind të nevojës ditore në vitaminë C, 15 për qind të nevojës vitaminë B1 dhe rreth 5 për qind të vitaminës B2.
Kripërat minerale Patatet janë të pasura dhe me kripëra minerale, në trajtë të asimilueshme nga organizmi i njeriut, si kripëra të kaliumit, kalciumit, magneziumit, fosforit etj. Përmbajtja e tyre për 100 gramë produkt të freskët paraqitet si më poshtë: kalium 568 mg për 100 gr produkt të freskët, fosfor 500 mg, magnezium 23 mg, kalcium 10 mg, natrium 2,1 mg, hekur 1, 21 mg. Përgjithësisht kripërat minerale te patatja kanë reaksion alkalin. Kjo veçori ia rrit akoma më shumë vlerat patates.
Vlerat kurative
Patatja, përveç vlerës si produkt ushqimor, ka gjetur përdorim të gjerë edhe në mjekësinë popullore për kurimin e shumë sëmundjeve. Patatja është përdorur prej kohësh si substancë hipotensive (që ul tensionin e gjakut). Kjo është provuar më vonë edhe shkencërisht. Patatja ndikon në uljen e kolesterolit në gjak, duke ndikuar në metabolizmin e kësaj substance dhe kjo kryesisht në sajë të përmbajtjes së lartë të vitaminës C. Ka gjithashtu të dhëna eksperimentale se patatja ka vetinë të rrisë prodhimin e acetilkolinës në organizëm, e cila zgjeron enët e gjakut, duke ulur tensionin e tij. Rezultate të kënaqshme ka dhënë përdorimi i lëngut të freskët të patates në mjekimin e ulcerës së stomakut dhe duodenit (zorrës së trashë). Kjo ndodh për arsye se lëngu i patates ul prodhimin e aciditetit të stomakut dhe e neutralizon atë. Patatja e gatuar, e zier, e pjekur, pure, ose lëng, ndikon pozitivisht në mjekimin e gastriteve hiperacide. Ajo vepron mirë dhe rekomandohet edhe kundër infeksioneve të zorrës së hollë, duke u përdorur në trajtën e supave ose si pure. Ndikon pozitivisht edhe te të sëmurët që vuajnë nga zemra, kur u është çrregulluar funksioni i saj. Ajo furnizon organizmin me kripëra minerale, sidomos me ato të kaliumit, që tek të sëmurët me zemër përmbajtja e tyre në organizëm ulet së tepërmi. Vlen të theksohet se patatja ka edhe veti diuretike. Si e tillë ajo gjen përdorim në shumë sëmundje të veshkave, madje edhe në rastet e infeksionit të tyre. Patatja rekomandohet edhe për sëmundjet e mëlçisë së zezë, sepse rregullon metabolizmin e ujit e të kripërave minerale dhe bën fiksimin e glukozës në trajtën e glikogjenit në mëlçi. Ajo mund të përdoret edhe në ushqimet dietike, për të ulur përmbajtjen e dhjamit në indet e organizmit dhe duke rregulluar metabolizmin e yndyrave në përgjithësi. Për këtë ajo përdoret shumë në dietat e uljes së peshës trupore, nëpërmjet konsumit të dhjamit nga organizmi.
Kujdes nga solanina e patates
Nuk mund të mos përmendet këtu edhe prania e alkaloidit solaninë, substancë me veti helmuese. Sasia e saj në patatet e freskëta lëkundet nga 2-10 mg, që nuk ndikon aspak në organizmin e njeriut. Rritja e përmbajtjes së solaninës vihet re sidomos në tubat e patates me ngjyrë të gjelbër, kur qëndrojnë në ujë për një kohë të gjatë në ambient me dritë. Ajo pjesë e sipërfaqes që ekspozohet ndaj dritës ka më tepër solaninë. Për këtë arsye është e nevojshme që gjatë vjeljes dhe ruajtjes duhet të merren masa për të mënjanuar qëndrimin e gjatë në diell të patateve. Është provuar shkencërisht se solanina shkakton helmime në organizëm, në qoftë se njeriu merr të paktën 200 mg menjëherë. Kjo mund të ndodhë nëse konsumohen jo më pak se 3 kg patate në ditë me përmbajtje 7 mg solaninë. Praktikisht një gjë e tillë nuk mund të ndodhë kurrë. Gjithashtu, duhet theksuar se në pranverë rritet shumë sasia e solaninës në lëkurën e patates. Prandaj në të tilla rrethana, patatet para se të gatuhen për konsum, duhet të qërohen thellë dhe sidomos në zonën rreth sythave.

5Patate ograden greke Empty Re: Patate ograden greke 24/1/2013, 06:32

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Supe me karrota dhe patate
Per 4 persona

20 g gjalpe
1 qepe
3 karrota
2 patate
1 l brodo
150 ml krem qumeshti i tharte ose 150 ml kos
2 luge koprre te grire
Proçedimi

Pastroni dhe qeroni perimet. I prisni ne kube dhe i skuqni per 5 minutane nje tigan ku me pare keni shkrire gjalpin.Shtoni brodon dhe lereni te ziej per 30 minuta.Fruloni perimet me minipimer deri sa te keni nje krem te cilin do ta perzjeni me kremin e qumeshtit ose kosin dhe e zjeni akoma per 5 minuta.Dekoroni me koper te grire imet.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons