Nje dite na zihet e rrihet aq keq dashuria me marrezine sa ne rrahje e siper marrezia i nxjerr syte dashurise. I kapin tani dashurine pa sy dhe marrezine e na i cojne tek zoti gjykates.
- Atehere kush e nisi sherrin, kush e kishte fajin? - tha gjykatesi
- Jo une, dashuria filloi e para - tha marrezia
- Jo une, marrezia filloi e para - tha dashuria
Dhe gjykatesi u terhoq te marre vendim. Kur u kthye tha vendimin:
- Ti dashuri ngele pa sy, pra je e denuar keshtu ne verberi per tere jeten, kurse ti marrezi meqe i nxorre syte dashurise per denim do marresh gjithmone per dore dashurine qe ta shoqerosh per tere jeten, sepse ajo tani nuk mund te shohe rrugen ku shkon.
Dhe qe nga ajo kohe njerezit shohin dashurine e verber qe ecen duke ndjekur marrezine kudo qe shkon.