Konkurrenca të shtyn në shumë mënyra të mundohesh të mposhtësh dikë. E njëjta gjë po ndodh edhe me rep këngëtarin Getoar Selimi, i cili ka udhëtuar drejt Shqipërisë për disa koncerte, por edhe për një takim shumë të rëndësishëm të cilin do ta realizojë me Stresin.Arsyeja e takimit është një bashkëpunim i ri, për të cilin dy artistët janë duke punuar. Geti më herët ka punuar me shumë reper nga Kosova, pastaj me shumë femra të njohura të muzikës, por ky do të jetë një bashkëpunim i ri dhe shumë i frytshëm, pasi është hera e parë që Geti bashkëpunon me një reper nga Shqipëria.
Arsyeja pse Geti dhe Stresi kanë filluar shoqërimin është pikërisht rivaliteti që kanë të dy me Noizy-n, rival i përbetuar i Stresit dhe i Getit gjithashtu, pasi shumë herë nëpër intervista janë sharë e madje i kanë krijuar edhe këngë njëri-tjetrit.
Noizy në anën tjetër bashkëpunon me Dj Blunt dhe Real 1, dy shokë dhe bashkëpunëtorë të dikurshëm të Getit, të cilët ishin edhe pjesë e “Baba Records”, ndërsa bashkëpunon edhe me Dudën, i cili po ashtu ka probleme me Getin. Reperët deri më tani nuk kanë pasur përplasje fizike.