Gënjeshtra 1 – Femrat janë më pak se njerëzore
Femrat te revista Playboy quhen “lepurushka,” duke i bërë ato kafshëza të vogla të lezetshme ose “shokë loje,” duke i bërë lodra. Revista Penthouse i quan ato “pets” (kafshë që mbahen në shtëpi). Pornografia shpesh iu referohet femrave si kafshë, lodra, ose pjesë trupi. Disa pornografi tregojnë vetëm trupin ose organet genitale dhe nuk e tregojnë fare fytyrën. Ideja që femrat janë qenie reale njerëzore me mendime dhe emocione minimizohet.
Gënjeshtra 2 – Femrat janë një “sport”
Disa revista sporti kanë një numër “kostume banje”. Kjo sugjeron që femrat janë një lloj sporti. Pornografia e shikon seksin si lojë dhe në lojë duhet të “fitosh”, “mundësh”, ose “shënosh”. Meshkujt që e gëlltisin këtë pikëpamje kanë qejf të flasin për “rezultate” me femrat. Ata fillojnë ta matin burrërinë e tyre me “pikët” që kanë marrë. Çdo femër me të cilën “shënoj” është një trofe më shumë në raft apo një “shenjë” më shumë në rrip për të treguar maskilitetin.
Gënjeshtra 3 – Femrat janë pronë
Të gjithë keni parë fotografi të ndonjë makine elegante me një vajzë “sexy” të shtrirë mbi të. Mesazhi i pashprehur, “Bli njërën dhe do të kesh edhe tjetrën”. Pornografia e fortë e çon këtë edhe më tutje. Ajo i nxjerr femrat si mall në një katalog, duke i ekspozuar sa më shumë që të jetë e mundur që klienti t’i shikojë. Nuk është për t’u çuditur që shumë djem të rinj mendojnë se nëse kanë shpenzuar para duke dalë me një vajzë, ata kanë të drejtë të kenë seks me të. Pornografia thotë se femrat mund të blihen.
Gënjeshtra 4 – Vlera e një femre varet nga bukuria e trupit të saj
Femrat më pak tërheqëse përqeshen në pornografi. Ato quhen qen, balena, derra ose më keq, thjesht sepse nuk plotësojnë kriteret e pornografisë për femrën e “përsosur”. Pornografia nuk pyet për mendjen apo personalitetin e një femre, por vetëm për trupin e saj.
Gënjeshtra 5 – Femrave iu pëlqen përdhunimi
“Kur ajo thotë jo, do të thotë po” është një skenar tipik pornografie. Femrat paraqiten duke u përdhunuar, duke luftuar dhe duke qëlluar në fillim, por pastaj … Pornografia i mëson meshkujt të pëlqejnë keqtrajtimin e femrave për argëtim.
Gënjeshtra 6 – Fëmijët e vegjël duhet të kryejnë seks
Një nga gjërat që shiten më shumë në pornografi është imitimi i pornografisë “fëminore”. Vajzat grimohen në mënyrë të tillë, që të duken si vajza të vogla me flokët bisht, me këpucë vajzash të vogla, duke përqafuar një arush lodër. Mesazhi i fotografive dhe vizatimeve është që seksi i të rriturve me fëmijët është normal. Kjo e bën përdoruesin e pornografisë t’i shikojë fëmijët në mënyrë seksuale.
Gënjeshtra 7 – Seksi i paligjshëm është qejf
Pornografia shpesh përzien brenda edhe elemente të paligjshme ose të rrezikshme për ta bërë seksin më “interesant”. Ajo sugjeron që nuk mund të kënaqesh me seksin nëse ai nuk është anormal, i paligjshëm apo i rrezikshëm.
Gënjeshtra 8 – Prostitucioni është magjepsës
Pornografia e paraqet me ngjyra të bukura prostitucionin. Por në realitet, shumë nga vajzat e portretizuara në materialin pornografik një jetë skllaveje. Shumë kanë qenë të abuzuara seksualisht. Disa janë të infektuara me sëmundje të pashërueshme të transmetueshme seksualisht që janë shumë ngjitëse dhe shpesh vdesin në moshë shumë të re. Shumë prej tyre marrin drogë thjesht për të përballuar jetën. (zhurnal)