Femra rrallë e ndryshon mendimin pas përshtypjes së parë dhe kanë tendencë të besojnë se kur bëhet fjalë për zgjedhje janë të pagabueshme edhe pse kjo gjë shpesh nuk është e vërtetë!
Femra, kur njoftohet me një mashkull, për të cilin mendon se se mund të jetë një partner potencial, harxhon vetëm tre minuta. Gjatë kësaj kohe ajo e vlerson pamjen e tij, shijen për veshje, dhe në të njejtën kohë e absorbon erën e tij, akcentin dhe vlerësimin e aftësive të tij si një bashkëshort potencial dhe baba.
Është interesante se femrat kuptojnë shpejtë, pas 30 sekondave, në qoftë se ai mashkull do ti konvenojë shoqërisë së saj, familjes dhe njerëzve për të cilin mendimi i tyre është shumë i rëndësishëm.
Hulumtimi i botuar në librin “Instinkt” i autorit Ben Keja, tregon se shumica e femrave besojnë se 180 sekonda janë të mjaftueshme për të vlerësuar se nëse para tyre qëndron mashkulli i vërtetë.
Gjithashtu u tregua se femrat shumë rrallë e ndryshojnë mendimin e tyre pas përshtypjes së parë dhe besojnë se janë të pagabueshme gjatë zgjedhjes së tyre. Femrat shpejtë i refuzojnë ata meshkuj të cilët janë të pasjellshëm me të tjerët, ata që nuk fitojnë mjaftueshëm ose në qoftë se vendosin se nuk kanë asgjë të përbashkët.