Forumi Kuq E Zi
Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Dashuria eshte e Trilluar nga Paraja se i Pasuri Gjithmone e ka Blere me Para Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
(Njerëzit madhërojnë guximin, talentin, mirësinë, por kurrë, në të vërtetë, nuk çmojnë asgjë më shumë se paranë) – Henri Beker

Për të gjithë ata që nga asgjëje kanë arritur të bëjnë një pasuri të madhe materiale në jetë, në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se nuk janë njerëz të aftë. Përkundrazi, ata janë shumë të ngathtë dhe tejet të gjindshëm, përndryshe, as që kishin arrit të bëjnë një pasuri kaq të madhe. I tillë duhet të jetë edhe presidenti ynë i porsazgjedhur, Behxhet Pacolli. Njeriu, politikisht mediokër dhe kontradiktor, pa kurrfarë prirje në këtë fushë, e materialisht, tepër i pasur dhe fuqiplotë.
Edhe pse që të jetë politikan i mirëfilltë, atij si vlerë i mungon kjo karakteristikë e parë, në përmbushjen e kësaj mangësie, i del në ndihmë rrethana e dytë favorizuese -PARAJA. Por, derisa nga njëra anë, asnjë i varfër nuk mund të bëhet aq lehtë i pasur, nga na tjetër, një i pasur, shumë lehtë mund të bëhet i urtë dhe i dijshëm. Rreth vetes ka mundësi të angazhoj këshilltar më të mirë. Njerëz të tillë që e dinë shkëlqyeshëm zanatin e vet dhe pa u hamendur fare se si do të përdorohet dija e tyre nga punëdhënësi, duke ju vënë në shërbim përulës atyre, e kënaqin egon e tyre të pangopshme shfrenuese për një copë autoritet të rrejshëm dhe pushtet fiktiv. Fundja, kështu ka qenë përherë. “Edhe dashurinë”- thotë populli - “e ka trilluar fukaraja, sepse i pasuri gjithmonë e ka blerë me para”
Si metaforë tjetër për të pasurit, më kujtohet shumë mirë një shembull me gjyshen time të ndjerë. Sa herë që ajo në TV shikonte disa “faca” (fizionomi) njerëzish, pa ditur fare se për kë bëhet fjalë në atë emision, gjithnjë konstatonte: “çeky, biri im, e paska çehren Zotni” Sipas intuitës së gjyshes sime, të gjitha ata kanë qenë vërtet Zotni, sepse në jetën private ishin shumë të pasur. Pra, sikur po shihet, paraja nuk po të bënte vetëm të mençur, inteligjent, politikan, dashnor... por edhe ZOTNI.
Tek këta njerëz shumë të pasur, është edhe një mani e tyre e shprehur interesante: përmes reklamës së fuqishme nëpër medie, gjithnjë pretendojnë ta vejnë në plan të theksuar humanizmin dhe kujdesin e madhe që ata kinse bëjnë ndaj shtresave të varfra.
Unë, gjithnjë në kontakt të drejtpërdrejt me ndonjë adhurues të flaktë të z. Pacollit, si argument favorizues për vlerat e tija humanitare, rregullisht dëgjoj atë refren shumë të përsëritur se ai na paska ndihmuar qindra familje fukara. Kur një ditë e pyeta një bashkëbisedues timin si përkrahës të tij se, nga e di që z. Pacolli na paska ndihmuar materialisht me qindra familjeve nevojtare, ai si i befasuar mu përgjigj:
- “Ti po bënë shaka me mua, a?! Hulumto pak më shumë dhe këto fakte mund t’i gjesh kudo nëpër gazeta dhe media”. Pa dyshim se, të gjithë ne, këto fakte mund t’i gjejmë kudo dhe në gjitha medie, sepse, me këso transparenca të tepruara humanitare, çdo pasanik, kryekëput si qëllim, e ka marketing-humanizmin para të tjerëve.
Kur para disa dite, sërish e takova këtë bashkëbisedues timin, i cili, për nga besimi, njëkohësisht është edhe mysliman i devotshëm, vërejta se, këtë herë, pak sa ishe i dëshpëruar në adhuruesin e tij humanist, sepse, sikur më tha, me habi e kishte përjetuar në atë emision në TV, bodrumin e tij luksoz përlotë me verëra dhe raki më të shtrenjta.

Drejtësia e çuditshme e filozofit të lashtë kinez Tao Tzu

Me familjen time 5 anëtarësh: unë, bashkëshortja - që të dy intelektualë (jurist pa punë dhe mjeke), 3 fëmijë goxha të rritur dhe pa pune, me një buxhet familjar prej 300-350 euro në muaj, të cilëve këto ditë na ishte kërcënuar KEK-u me ndërprerjen e rrymës për shkak të mospagimit të borxhit, në një kanal tonin televiziv, me ankth, lakmi dhe neveri, e shikonim së bashku pasurinë marramendëse të presidentit tonë Behxhet Pacolli.
Pas përfundimit të këtij emisioni, djali im i madh, mua drejtua mua dhe bashkëshortes sime me këto fjalë pesimiste:
- E patë!? Ju “shk...” ato shkollat e juaja që mi keni krye, e sot, nuk po keni mundësi së paku ta paguani rrymën me rregull?
Edhe pse pranoj se u ndjeva keq në këtë situatë, para tij këtë herë, nuk u mbrojta sikurse zakonisht me citimin e asaj urtësie time të njohur utopiste: “Më mirë Sokrat i vuajtur, se sa derr i lumtur”, por, aty për aty, mu kujtua një anekdotë tjetër me filozofin e lashtë kinez, Lao TZU.
Ai na ishte aq i urtë saqë mbreti i asaj kohe e ka ftuar që ta ketë ministër të parë. Leo TZU ka refuzuar lehtë. I ka thënë: “Kjo nuk do të funksionoj se është e pamundur që ne të dytë të vijmë në konstatime të barabarta. Ti jeton në harmoni me idealet, të cilat i ke trashëguar prej babait tënd, kurse unë jetoj sipas vetëdijes sime” Por mbreti edhe më tej ka insistuar, sepse nuk ka parë se aty mund të ketë ndonjë problem.
Qysh ditën e parë të qeverisjes së tij është zënë një hajn. Ai ka marr diçka prej një njeriu të pasur i cili ka deklaruar se ky ishte hajni. Lao TZU i ka dënuar të dytë me nga 6 muaj burg. Pasaniku tepër i befasuar me këtë drejtësi, ka reaguar kështu:
- “Çfarë? Unë jam i vjedhur, unë jam viktima, kurse ti po më dënon mua. A je ti normal? Nuk ka pasur shembuj në histori që i vjedhuri të dënohet e jo hajni”.
Lao TZU i qetë, ju është përgjigjur pasanikut kështu:
- “ Në të vërtetë, ty do të duhej dënuar shumë vite, më tepër se hajnin – unë kamë qenë tepër i mëshirshëm , se ti ke grabitur gjithë të hollat e popullit. A po mendon, vallë, se të hollat bien nga qielli? Kush i ka bërë këta njerëz kaq të varfër, saqë duhet të merren me hajni? Ti je për këtë përgjegjës. Ky do të ishte gjykimi im në çdo rast hajnie. Që të dy do të shkoni në burg. Delikti yt është shumë më i thellë - delikti i tij është i parëndësi. Ai është i varfër kurse ti je fajtor për këtë. Prandaj, nëse ai vjedh ca të holla nga trezori yt, kjo nuk është ndonjë delikt i madh. Ato të holla ju përkasin shumë njerëzve të varfër prej të cilëve i ke rrëmbyer. Ti je bërë gjithnjë më i pasur e më i pasur, gjersa njerëzit rreth teje janë bërë gjithnjë e më të varfër e më të varfër...

https://kuqezi.albanianforum.net/

Vizitor

Anonymous
Vizitor
dashuria sesht e trilluar nga paraja se me heret akoma para se te vim ne ne kete jete nenat e baballaret tane jan dashuruar edhe pa kushte edhe pa leke,ndonese kjo gje u krijua tashme me modernizimin e njerzve sepse hapen syte pan qe ka e me mire e gjithmone synimi esht paraja mbi te gjitha pastaj ndjenja

Vizitor

Anonymous
Vizitor
O Ak shume shkrim te gjat more

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
pse mi ina ste pelqejn ty?

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Behxhet Pacolli, te nderuar komentues dhe adhurues te flakte te tij, vertete pasurine e vete e ka krijue jashte Kosove, por nuk ka lene pa shfrytzuar edhe Kosoven ne kete drejtim. Ju dhe gjithe ne vetem dime se sa e sa firma te djerses se popullit te kesaj Kosove jane blere nga Bexhet Pacolli me emer tjeter. Dicka e tille eshte tentuar pa sukses nga ai edhe ne firmen ku une kam punuar ....
Ai permes Bankes Ekonomike, qe eshte me mbi 70% e kapitalit te tije, shperndan kredi - FAJDE mira e mira kosovareve te varfur te cilet, kur nuk kan mundesi t'i paguajne ato, ju merr pasurine e tyre te patundshme te lene si hipoteke. Biznesi i B. Pacollit jashe Kosove eshte kryesisht i lidhur me shtetet ku jane ne pushtet sistemet diktatoriale qe pa meshirshem e shfrytzojne popullin e tyre fukara. Njeriu kosovar dhe njeriu i varfer i Kazakistanit, Azerbejxhanit, Bjellorusise...etj. eshte njeri njete i shfrytzuar deri ne palce nga kushdoqofte alla Pacolli apo dikush tjeter matrapaz. Une personalisht njoh dy firma te miqeve te mij qe Behxhet Pacolli ju ka borxh me mijera evro dhe pak ka shpresa qe ata me gjygj ta realizojne kete te drejte, sepse ky i ka korruptuar kudo.
Se kush eshte ne te vertete Behxhet Pacolli, do ta dini nese e kujtoni letren e hapt te babait te policit tone te vrare TRIJUNF RIZA, i cili haptazi ne media ka akuzuar Pacollin per lidhjet e tiia krimenele me SEKIRAQEN.
Mos ta harrojme tenderin prej 14 milion evro te "PALLATIT TE SHTYPIT" ne Prishtine. Dallimi i ofertes se tij prej ofertuesve tjere potencial nuk ka qene 1-2 milion por 7-9 milion evro. A nuk e quani ju hajni te Kosoves keta, a?
Per anenet morale te tij, nuk dua te flas ketu... (medoj per harremin e tij dhe kushtezimet ndaj gjinise se kundert)
Ka edhe shume e shume fakte tjera ne kete drejtim....por, fatkeqesisht ato do ti kuptoj ky popull tek me vone.
per fund, ershte interesant edhe nje e dhene e sakt. Ka drejte cdo kush ta besoj ose mos e besoj kete. Pacolli ka angazhuar njerez qe kudo ne faqe interneti dhe forume shqiptare te reagojne ndaj cdo shkrimi apo pasusi te thurur kundra tij... E njoh edhe njeriun qe ka pranuar nje detyr te tille...

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons