Hakerët serbë sulmojnë "Kuqezi"
Duket se antishqiptarët janë trembur me suksesin e madh që po korr kënga me e re e Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit, këngë e cila do jetë një himn i kombëtares shqiptare të futbollit. Hakerat serb janë aktivizuar për të penguar shpërndarjen e klipit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe deri tani kanë arritur që "Facebook" ta trajtojnë linkun e këngës si link problematik.
Përmes një statusi të bërë në rrjetin social "Facebook" Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi kanë lajmëruar fansat për këtë problem me këngën e tyre, e cila edhe pse ka pak ditë që është publikuar, klikimet janë të shumta.
"Nuk na ndal dot askush. Fluturon Shqiponja", shkruan në një postim këngëtarja.
"Jemi një Krenari dhe identitet Shqiptar
Të gjitha zemrat e shqiptarisë bashkuar...
Kuq e zi je ti, ti dhe ti"- shkruan Flori Mumajesi