Forumi Kuq E Zi
Kur seksi sjell telashe, ja disa zgjidhje  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kur seksi sjell telashe, ja disa zgjidhje  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Kur seksi sjell telashe, ja disa zgjidhje  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Kur seksi sjell telashe, ja disa zgjidhje  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Kur seksi sjell telashe, ja disa zgjidhje  Couple-sad-bed

Paaftësia për të folur me qetësi për disa gjëra sjell telashe dhe seksi mund të mos jetë më cilësor. Atëherë? Qetësohun sepse ka një zgjidhje.

Seksi për dikë është një formë autentike arti. Për dikë tjetër (Cameron Diaz për shembull) është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin në formë. Por ekziston edhe ai, që përballë këtyre bisedave prishet në fytyrë. Sepse, nëse dashuria është përgjigja e të gjitha gjërave, seksi është ai që ngre pyetje. Dhe pastaj nëse seksi nuk është cilësor (ankthi se mos nuk bën performancë të mirë, ca siklete të vogla me të cilat nuk je përballur kurrë) atëherë pyetjet do shtohen në numër dhe në peshë, me riskun që një incident i vogël, të shndërrohet në seks pesimist pa kthim prapa. Por nuk duhet të trembeni: ta përmbysësh situatën është çështje sekondash.



Kur ajo zbulon se ai edhe dështon

Planifikon çdo gjë me përsosmëri, e di se ajo është aty për atë. Kjo mund të jetë një nisje e mbarë për çdo mashkull, por është rrethanë e pamjaftueshme. Sepse miti i mashkullit gjithmonë të gatshëm për aksion, ndeshet me një realitet goxha më ndryshe dhe si pasojë problemet e ereksionit janë pothuajse të zakonshme. Sidomos kur është hera e parë me një partnere të re: duke qenë se nuk ka ende konfidencë të plotë dhe as nuk e ka idenë se çfarë pëlqen ajo në shtrat, hera e parë mund të jetë një raund shumë larg asaj që është parashikuar.

Ja çfarë thonë seksologët: Më e mira është, që në këtë pikë, ta marrë femra në dorë drejtimin e situatës: e rëndësishme është që të vazhdohet pa bërë komente, të ulësh tensionin e tij duke e bërë të kuptoj se ka dhe mundësi të tjera, përveç penetrimit. Seksi është argëtim, jo detyrim”. Kjo përkthehet: dështimet mund të ndodhin dhe të kalohen, por nëse atë e kap ankthi, atëherë kemi telashe. “Cila është pika përtej së cilës duhet të shqetësohesh? Kur incidenti përsëritet katër-pesë herë njëra pas tjetrës: në këtë rast do ishte mirë të kërkohej ndihma e një specialisti”!



Kur ai përballet me ‘sex toy’-in e saj

Shumë burra nuk e dinë (ose preferojnë të shtiren sikur nuk e dinë), por grave iu pëlqen të luajnë. Sondazhet në Evropë tregojnë se në vend të dashnorëve, në dollapët e grave fshihet një sex toy, ose më shumë se një. Kështu që…”Është normale që një burrë të ngelet i hutuar, në mos i trembur, përballë idesë se në dhomën e gjumit ka diçka tjetër që i jep kënaqësi gruas ose partneres përveç penisit të tij”, thonë specialistët. “Ka dy rrugë për ta bërë një burrë të pranojë më lehtë praninë e një ‘sex toy’. E para është t’i thuash: “Dua që ta përdorësh ti, te unë”. E dyta është që ta zgjidhni bashkë: kështu fantazitë dhe bashkëpunimi nisin që te blerja”.



Kur ai zbulon se ajo bën orgazma të shtirura

Ka diçka të përbashkët te uebsajtet më të shikuara, revistat e meshkujve dhe bisedave në bar: fakti që herët a vonë biseda do shkojë te një temë e nxehtë, simulimi i orgazmës. Po, sepse fakti që një grua lëviz zhurmshëm nuk do të thotë se po ndjen me të vërtetë diçka, aty poshtë. Ta demaskosh mashtrimin nuk është e thjeshtë, por ngelet e mundur. Le të mendojmë se po ndodh pikërisht kështu. E imagjinoni dot skenarin e mëposhtëm? Që është…“Reagimi më korrekt që një burrë mund të bëjë është që t’i thotë partneres: “Nuk kam nevojë që ti të shtiresh. Më mirë, më ndihmo të bëj ato gjë që të bën dhe ty të kalosh në orgazmë”. Më pas specialistët shtojnë dhe: “Një grua në fakt simulon për dy arsye: sepse nuk do ta pranojë problemin, me veten sidomos, ose sepse mendon se ka në krah një burrë që nuk është i aftë ta përballojë me të. Ajo e ka bërë zgjedhjen e saj: të vërë në skenë një farsë. Pra, duhet që iniciativën ta marrë burri: e rëndësishme është që ta bëjë këtë me humor dhe me ngrohtësi”.


Kur ajo merr vesh se ai sheh porno

Që e shkarkojnë në kompjuter nga interneti, që e shohin në TV natën vonë ose kur janë të mërzitur, që e shfletojnë në ndonjë revistë, kur ajo nuk është vërdallë, është gjithsesi e sigurt: lidhja mes burrave dhe pornografisë ekziston. Dhe mundet të shtojmë, me qetësi të plotë, që reziston. I reziston të ftohurit, martesës, rënies së Bursës, sidoqë të shkojë jeta, një burrë di si ta ngrejë moralin duke i hapur një dritare të vogël diçkaje të zhveshur dhe paksa të turpshme.

Pra…“N.q.s një grua zbulon se partneri i saj kalon nëpër duar kështu lloj materiali, duhet ta harrojë menjëherë. Sepse është normale që një mashkull t’i përdorë këto”, komentojnë seksologët. “Duhet të shtojmë edhe që, burri duhet ta dijë se shumicës së grave nuk u pëlqen pornografia, e shohin si diçka bezdisëse. Prandaj, sa kohë gruaja nuk e kërkon hapur këtë gjë, nuk është ide e mirë, që porno të bëhet pjesë e rutinës erotike të çiftit”.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons