Forumi Kuq E Zi
Zbardhet dosja e prokurorisë, Hackersat: Faqet i sulmonim për famë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Zbardhet dosja e prokurorisë, Hackersat: Faqet i sulmonim për famë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Zbardhet dosja e prokurorisë, Hackersat: Faqet i sulmonim për famë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Zbardhet dosja e prokurorisë, Hackersat: Faqet i sulmonim për famë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Zbardhet dosja e prokurorisë, Hackersat: Faqet i sulmonim për famë

Zbardhet dosja e prokurorisë, Hackersat: Faqet i sulmonim për famë 35636_489603928748_794158748_5928342_6895296_n

TIRANE-Anëtarët e grupit “Albania Hackers Group” sulmonin faqet e internetit të subjekteve shtetërore dhe private, vetëm për të fituar famë dhe për të rritur numrin e fansave në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, hidhet dritë mbi mekanizmin me anë të të cilit vepronin të rinjtë, Jurgen Masati, Enea Xhani, Arif Kasa etj., të cilët kishin mundur të sulmonin dhjetëra faqe interneti. Mandej, të rinjtë, kishin mundur të kryenin blerje në internet me karta të vjedhura të bankave amerikane, australiane etj. Gjithashtu, prokuroria pohon, se të dyshuarit për akuzat e mashtrimit kompjuterik; hyrja e paautorizuar kompjuterike; si dhe ndërhyrja në sistemet kompjuterike, arrinin që të blinin dhe bileta udhëtimi nëpërmjet këtyre kartave të vjedhura bankare.

Hetimet për hakerat
Hetimet për grupin në fjalë nisën pas denoncimit të bërë nga “TCH”, i cili pretendonte se faqja e tij në internet ka pasuar ndërhyrje të jashtëligjshme, në të cilën është bërë lajmërimi se kishte ndërruar jetë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha (tashmë ish-kryeministër). Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga hetimet e para, kishte dyshime se një ndër autorët e këtij veprimi ishte Jurgen Masati dhe numri celular që i riu kishte në përdorim, është vënë nën përgjim. Masati rezultonte të ishte person i lidhur me një grup të titulluar “Albania Hackers Group”. Nga përgjimet telefonike ka rezultuar se Masati bisedonte për veprime kompjuterike relativisht të dyshimta. Në vijim të hetimeve, prokuroria sekuestroi në shtëpinë e tij kompjuterin personal, ku nga ekspertimi rezultuan të dhëna të plota për veprimtarinë e paligjshme të tij.

I dyshuari u tha hetuesve se ka filluar të marrë njohuri teknike mbi funksionimin e kompjuterave dhe rrjetit të internetit që në moshën 12-vjeçare. Për të përfituar këto njohuri ai ka shfrytëzuar mundësi të ndryshme, për të pasur akses dhe për t’i përdorur ato. Këto njohuri i ka marrë nëpërmjet videove të paregjistruara, të cilat publikohen në internet nga përdorues të panjohur, apo edhe të njohur, të cilët kanë për qëllim të mësojnë teknika kompjuterike, të treguara hap pas hapi, me anë të të cilave mund të realizosh veprime kompjuterike të caktuara. Këto veprime në pjesën më të madhe të tyre janë të paligjshme, pasi thyejnë masat e sigurisë të sistemeve kompjuterike, bëjnë ndërhyrje të paligjshme, bëhen nëpërmjet përdorimit të kodeve kompjuterike të këqija, programeve kompjuterike të ashtuquajtur “viruse” etj.

Anëtarët e grupit
Jurgeni ka filluar të krijojë kontakte, nëpërmjet komunikimit në rrjetin e internetit, me Arif Kasën, i cili prej tij njihet me emrin “Toni Kasa”, ose me pseudonimet “Toni Ahg” dhe “EX3ME”. Kasa ka qenë administrator i një forumi virtual në internet i quajtur “Albanian Hackers Group” dhe në forum publikoheshin informacione mbi veprimet e paligjshme kompjuterike.

Pas njohjes me Kasën, Jurgen Masati ka filluar të bashkëpunojë me të. Bashkëpunimi është materializuar me krijimin e një grupi hakerash virtualë, me qëllimin për të sulmuar faqe elektronike të subjekteve private dhe shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Pas krijimit të grupit “Albanian Hackers Group” dhe logos së tij, kanë filluar të sulmojnë faqe elektronike të subjekteve shtetërore e private. Qëllimi i sulmeve ndaj këtyre faqeve ka qenë për të fituar “famë” si grup i fortë hakerash, por edhe të rrisin numrin e fansave në profilet e tyre.

Grupi është shtuar më vonë me anëtarë të tjerë dhe konkretisht, Aldo Ymeraj me pseudonimin “Kubbanezi”, Florjan Hoxha me pseudonimin “Netuorm”, Enea Xhani me pseudonimin “Condor”. Së bashku kanë bërë sulme të ndryshme të faqeve elektronike, të cilat Jurgen Masai u tha hetuesve se i kanë publikuar në portalin “zone-h.org”, në të cilin jepet informacion për thyerje të faqeve nga hakera të ndryshëm të botës.

Blerjet në internet
I dyshuari pohon se ka përdorur vazhdimisht të dhëna të kartave bankare të vjedhura, të cilat i kanë gjetur në publikuara në forumin “xx”, në të cilin publikohen vazhdimisht të dhëna të këtyre kartave për pjesëtarët e forumit. Përdorimi i këtyre kartave ka konsistuar në blerjen e mallrave të ndryshme në dyqanet elektronike në linjë, nëpërmjet fondeve të cilat janë të ruajtura në llogaritë bankare të lidhura me kartat në fjalë. Kartat janë nga banka të huaja, si amerikane, australiane, kanadeze, por edhe shqiptare. Grupi i hakerave arrinte të përfitonte bileta udhëtimi me karta të vjedhura. Ka pasur raste kur anëtarët e grupit kanë tentuar të blejnë bileta, por pa sukses.

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons