Pastrueset zbulojne 280 shufra floriri me vlere 1.17 mln paund
Në banjën e një avion, pastrueset kanë gjetur 280 shufra floriri, të cilat kapin një vlerë monetare prej 1.17 milionë paund. Avioni në të cilën është bërë një zbulim i tillë ndodhej në një aeroport në Bangladesh, raporton "Daily Mail". Forca të armatosura kanë mbërritur në bordin e avionit që udhëtoi nga Dubai në Hazrat. Aeroporti Ndërkombëtar i Dhaka-s ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një sasi prej 32 kg flori. Vetëm gjatë tetë muajve të fundit janë sekuestruar më shumë se 100 shufra floriri me peshë rreth 300 kg në këtë aeroport.