Çfarë ndodh kur heq dorë nga duhani
1. Brenda 20 minutash: temperatura e trupit, tensioni i gjakut dhe pulsi kthehen në normalitet.
2. Brenda 8 orësh: era e tymit zhduket dhe niveli i monoksidit të karbonit në gjak ulet në mënyrë të konsiderueshme.
3. Brenda 24 orëve: shanset e të pasurit e një ataku në zemër tashmë janë zvogëluar!
4. Brenda 48 orëve: shqisat janë të ri zgjuara, veçanërisht ajo e te shijuarit dhe nuhaturit jane kthyer si të reja.
5. Brenda 3 ditëve: fryma është më e relaksuar dhe te vrapuarit nuk është më vuajtje.
6. Brenda 2-3 muajve: përmirësohet se tepërmi aktiviteti i qarkullimit të gjakut dhe rritet kapaciteti i mushkërive.
7. Brenda 1-9 muajve: mushkëritë punojnë përsëri me kapacitet të plotë, gjithashtu zvogëlohet mundësia e të pasurit infeksioneve të mushkërive.
8. Brenda 1 viti: mundësia për të pasur probleme kardiovaskulare është reduktuar me 50% në krahasim me ata që pinë duhan.
9. Brenda 2 viteve: rrezikun e të pasurit te një ataku në zemër zvogëlohet në mënyrë drastike.
10. Brenda 5 vitesh: reduktohet me 50% probabiliteti i të pasurit te kancerit të mushkërive, fytit dhe ezofagut, në krahasim me ata të cilët vazhdojnë të pinë duhan.
11. Brenda 10 viteve: shanset e prekjes nga kanceri i mushkërive janë ulur në mënyrë dramatike, duke arritur nivelet e jo-duhanpirësve.
12. Brenda 15 viteve: rigjenerimi është e përfunduar dhe rreziku i të pasurit te sëmundjeve të zemrës është nivel të njëjtë sikurse ata të cilët kurrë nuk kanë tymosur.