Organizata të të drejtave të njeriut dhe të mbrojtjes së fëmijëve nga pedofilia prej vitesh në raportet e tyre kanë dhënë alarmin për rrezikun që u kanoset fëmijëve nga lundrimi i pakontrolluar në internet.
Një eksperiment i “Terre des Hommes”, një organizatë holandeze për të drejtat e njeriut tregoi sa dhe si të rriturit u afrohen vogëlushëve në internet.Organizata krijoi një profil të rremë me emrin Sweetie dhe regjistroi qindra-mijëra biseda me të rriturit. Nga grumbullimi i informacionit, në 20 mijë raste të rriturit ngacmuan seksualisht “fëmijën virtual”.
1 mijë prej këtyre personave janë identifikuar tashmë dhe regjistrimet video dhe audio të bisedave ku “fëmijës virtual” i kërkoheshin veprime seksuale online i janë dorëzuar Interpolit për t’i arrestuar ata.
“Eksperimenti tregoi se si pedofilët dhe shfrytëzuesit e fëmijëve mund të veprojnë të pashqetësuar në internet, por edhe se sa i thjeshtë mund të jetë procesi i identifikimit dhe arrestimit të tyre”, deklaroi Rafaele Salinari, presidnt i “Terre des Hommes”.