Mëngjesin e sotëm janë përgjakur rrugët nga një aksident i rëndë automobilistik, ku si pasojë 4 të rinj kanë humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës, ku një automjet tip ‘BMW’ me targë SH1818D është përplasur me një kamion me targa PU1463A, i cili transportonte lëndë drusore, njofton Shekulli.
Personat e përfshirë në aksident janë të gjithë të rinj, të moshës 18-19 vjeç, ndërsa një i ri tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Burime nga policia bënë të ditur emrat e personave të përfshirë në aksident, të cilët janë Rael Dyli, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe. Ndërsa Osman Brahja, drejtuesi i ‘BMW’-së, ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas të dhënave të para nga policia dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtësia e madhe e të dy automjeteve.