Motivet për të qenë i trishtuar në ditët e sotme duhet thënë se janë të pafundme, por në mesin e tyre vihet re prezenca e Facebook.
Është një studim i Universitetit të Utah, i cili thekson se është pikërisht rrjeti social që jep një kontribut të mirë në depresionin e përdoruesve.
Sipas studimit, Facebook na trishton dhe me sa duket i gjithë faji bie mbi fotot e miqve dhe të njohurve që kemi.
Shumë shpesh qëllon që fotot e publikuara në profilet e miqve tanë i paraqesin ata duke qeshur dhe në momentin që diçka e tillë nuk mund të jetë aq reale sa ç’mund të paraqitet atëherë ajo ndikon drejtpërdrejtë tek personi që po e vëzhgon.
Të tjerët që shohin fotografinë mund të mendojnë se ai person është më i lumtur duke e krahasuar me veten dhe nga ky moment është tepër e lehtë për të kaluar në trishtim.
Sociologët Hui-Tzu Grace Chou dhe Nicholas Edge, që kanë qenë supervizorë të këtij hulumtimi, kanë rrëfyer se kanë intervistuar 500 studentë, duke i pyetur ata nëse ishin dakord me fraza të tipit: “Shumë nga miqtë e minj kanë një jetë më të mirë nga e imja” dhe “jeta është e padrejtë”.
Pasi një vlerësimi që i është bërë përgjigjeve të dhëna nga studentët, studiuesit kanë arritur në përfundimin se sa më shumë kohë të kalosh në Facebook, aq më shumë mendon se të tjerët kanë një jetë më të mirë se ti vetë.