AUSTRONAUTI ITALIAN PERJETON MAKTH NE HAPSIRE!
Astronauti italian Luca Parmitano ka përshkruar makthin e tij gjatë një incidenti të ndodhur në hapësirë teksa po kthehej në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Parmitano tha se uji i kishte përshkuar kostumin e astronautit duke i depërtuar edhe në sy e veshë dhe se kishte përdorur kabllon e tij të sigurisë për t’u kthyer sërish në bazë.
Një anije kozmike ruse me 3 astronautë, një amerikan, një rus dhe një Italian, ndodhet që prej muajit maj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Astronautët do të kalojnë 6 muaj në stacion për të kryer eksperimente të shumëllojshme së bashku me tre shkencëtarë të tjerë që ndodhen prej kohësh atje.