Mark Zuckerberg papritur është bërë “i varfër”. Themeluesi i Facebook ka parë t’i reduktohet pasuria nga 13 miliardë e 700 milionë euro në 12 miliardë e 100 milionë.
Sipas mediave amerikane, kjo rënie ka ndodhur si pasojë e rënies së vlerës së aksioneve të rrjetit social në bursa, që kanë arritur në nivel minimal.
Pasuria e 28-vjeçarit është tkurrur kështu me 1 miliard e 600 milionë dollarë sepse aksionet kanë humbur 17 për qind të vlerës, pasi shoqëria bëri të ditur se marzhi operativ në tremujorin e dytë është rritur krahasuar me një vit më parë.
Lajmi i hidhur vjen në një periudhë të errët për Facebook, pasi përdoruesit e tij janë gjithmonë e më të lodhur me reklamat e shumta që vendosen në faqe.
Një anketim i një kompanie të pavarur arriti në përfundimin se 53% e përdoruesve mendojnë se publikimet e sponsorizuara, faqet e rekomanduara dhe reklamat janë bërë të tepruara dhe të mërzitshme.
Sipas tyre, faqja është bërë shumë komerciale dhe kjo mund të rrezikojë në të ardhmen edhe statusin e kompanisë së Zuckerberg si rrjeti shoqëror më popullor në botë.
Është pikërisht risia e “Timeline”, hyrë në fuqi në muajt e fundit, ajo që ka shkaktuar këtëdegradim në preferencat për rrjetin shoqëror.
“Timeline” është një opsion i cili shërben për të ekspozuar të shkuarën e përdoruesve në profilet e tyre në mënyrë kronologjike.