Turqi- Një 17-vjeçar është duke luftuar me jetën në Turqi, pasi është therur me thikë nga disa persona. Mësohet se ai është Dwayne Ward, nga Midwllsbrou, Britani, i cili është gjetur me shumë plagë në trup dhe i zhveshur në parkun e një resorti.
Sipas mediave ai është qëlluar nga dy shtetas turq dhe shkak mesa duke është bërë puthja në publik e tij me një vajzë të këtij vendi.
I riu është në spital dhe ndodhet jë gjendje mjaft kritike, pasi ka marrë goditje në fyt, shpinë, stomak, bark, etj. Ljami është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe.
Kjo ngjarje është cilësuar si mjaft e rëndë dhe po bën xhiron e botës, ndërsa ajo ka ardhur në një kohë që vendi po “zien’ nga protestat.