Sipas nje studimi te ri, grate shtatezana qe jane ekspozuar me shume ndaj ndotjes se ajrit mendohet te kene me shume probablitet qe te lindin femije me autizem.
Kerkuesit zbuluan qe grate shtatezana ne studim, te cilat jetonin neper zonat me te ndotura ishin deri ne 2 here me te predispozuara per te patur nje femije me nje problem autik se sa grate qe jetonin neper zona pak te ndotura.
Ndotesit e ajrit te lidhur me autizmin perfshinin naftën, plumbin, manganin dhe merkurin. Per me te shumten e ndotesve qe studiuesit vezhguan, lidhjet me autizmin ishin me te forta tek djemte se sa tek vajzat.
Keto rezultatet bashkohen me te dhenat e gjendura neper studimet e meparshme, ku sugjerohej qe ndotja mund te ishte nje faktor i rrezikshem per autizmin.
Nuk eshte e qarte se si metalet e renda apo kimikatet e tjera te gjendura ne ndotjen e ajrit mund te prekin nje fetus qe eshte duke u formuar, por studimet kane treguar qe ndotesit e lidhur me trafikun, si nafta, mund te cojne ne pezmatimin e trurit tek kafshet.
"Rezultatet tona sugjerojne qe studimet e reja duhet te fillojne procesin e matjes se metaleve dhe ndotesve te tjera ne gjakun e grave shtatezane apo femijeve te sapolindur per te marre te dhena me te forta qe ndotesit specifike rrisin rrezikun per autizem." - tha kerkuesi i studimit Marc Weisskopf.
Ne kete studim, kerkuesit vezhguan 325 gra qe kishin nje femije me autizem, dhe 22.000 gra qe kishin nje femije pa autizem. Duke perdorur te dhenat e ndotjes se ajrit nga Agjensia e Mbrojtjes se Mjedisit e Shteteve te Bashkuara, kerkuesit vleresuan nivelet e ndotesve ne kohen dhe vendin e lindjes se secilit femije.
Rezultatet treguan qe grate qe jetonin ne zonat me nivele me te larta nafte apo merkuri ne ajer ishin dyfish me te predispozuara per te patur nje femije me autizem, krahasuar me ato qe jetonin ne zonat me nivele me te uleta.
Grate qe ishin ekspozuar ndaj llojeve te tjera te ndotjes se ajrit, si plumbi, nangani, dhe kloridi metilen, ishin rreth 50% me te predispozuara qe te lindin nje felije me autizem ne krahasim me ato qe jetonin ne zona ku kishte perqendrim te ulet te ketyre ndotesve.
Megjithate, keto zbulime tregojne nje lidhje, dhe jo nje marredhenie shkak-pasoje, ndermjet autizmit dhe ndotjes. Dhe do te duhet edhe me shume pune per te konfirmuar keto rezultate.
Ne studim kishte 279 djem dhe 46 vajza me autizem. Nderkohe qe lidhja me ndotjen dukej me e forte tek djemte ne krahasim me vajzat, kerkuesit vune re qe kishte shume me pak vajza me autizem ne studim, dhe thane qe keto zbulime duhet te analizoheshin me tej.
SIpas kerkuesve nje shpjegim tjeter per kete eshte qe djemte mund te kene nje vulnerabilitet me te madh ndaj autizmit. Sipas tyre, efektet toksike te ndotesve te ajrit mund te ndikojne zhvillimin e djemve me me lehtesi dhe me thellesisht, duke rezultuar ne autizem.