Natyra e dëshirës suaj seksuale për partnerin do të ndryshojë me kalimin e kohës dhe për këtë nuk duhet të fajësoni veten por as partnerin apo partneren tuaj. Nëse marrëdhënia juaj ka arritur në stadin e rutinës dhe të pseudo-rehatisë, ju duhet të reflektoni mbi situatën aktuale.
Diferencohuni
Duke eksperimentuar me pak distancë për një periudhë kohe, mund t’ju ndihmojë për të kërkuar më pas intimitetin me partnerin tuaj. Në njëfarë mënyre, mund t’ju japë hapësirën që ju nevojitet për të parë njëri-tjetrin si dashnorë përsëri, dhe jo më vetëm si partnerë që ndani të njëjtën hapësirë apo të njëjtën shtëpi. Të dish të diferencohesh, do të thotë gjithashtu që ju mund të shpenzoni orë të tëra duke qëndruar në shoqërinë e miqve tuaj të vjetër, në mënyrë që të kuptoni rëndësinë e të qenit bashkë sërish. Në këtë mënyrë, ju do të mund të kuptoni edhe rëndësinë e të qënit “ti dhe ai sërish”.
Largojuni rutinës
Lini takime me njëri-tjetrin larg shtëpisë; p.sh. në një bar apo restorant që dikur e keni frekuentuar, në një diskotekë, në të cilën dikur mund të keni kaluar shumë mirë. Pra, ju duhet të vini në krye të prioriteteve tuaja, lidhjen tuaj emocionale, duke u sjellë natyrshëm dhe duke lënë që nxitja seksuale të vijë nga dëshira për bashkëveprim trupor dhe jo nga rutina për të kaluar kohë bashkë.
Mbani shikimin tuaj të fokusuar tek partneri juaj
Mermi disa minuta për të menduar nëse diskutimet tuaja bëhen në rastin kur njëri prej jush merret me diçka tjetër, apo në rastin kur ju të dy qëndroni të ulur të divan? Femrat më tepër se meshkujt kanë një nevojë që është e një rëndësie tepër të madhe: nevojën për t’u vlerësuar fizikisht. Pra, kjo nevojë fizike i jep femrave ngrohtësi dhe i bën të ndjehen më të vlerësuara; më shumë se në rastin kur mund të kenë kaluar orë, të tëra diskutimi aktive me partnerin tuaj.
Merrni iniciativa
Merrni iniciativa, në mënyrë që t’i demonstroni partnerit tuaj, metoda të reja për t’u përfshirë në marrëdhënie seksuale. Kjo ju jep një shans për të ilustruar se si nevojat tuaja emocionale nisin shumë kohë më parë se sa dëshira juaj seksuale.
Loja e ngacmimeve
Metoda praktike si takimet në restorante romantike, një gotë verë në sallonin tuaj e shoqëruar nga era e këndshme e qirinjve aromatikë, etj, mund të jenë më efektive se sa rindërtimi i një situate në të cilën jeni ndjerë më të tërhequr nga partneri në të kaluarën. Pra, loja e ngacmimeve seksuale ka të bëjë me organizimin e kohës, vëmendjes dhe dëshirave tuaja në mënyrë të tillë që ta bëni partnerin tuaj të kuptojë se ju ende kujdeseni dhe shpenzoni kohën tuaj për ata dhe se ata e meritojnë gjithë vëmendjen tuaj.