Forumi Kuq E Zi
Autizmi eshte i lidhur me ndotjen e ajrit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Autizmi eshte i lidhur me ndotjen e ajrit Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Autizmi eshte i lidhur me ndotjen e ajrit Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Autizmi eshte i lidhur me ndotjen e ajrit Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Autizmi eshte i lidhur me ndotjen e ajrit Air-po10
Sipas nje studimi te ri, grate shtatezana qe jane ekspozuar me shume ndaj ndotjes se ajrit mendohet te kene me shume probablitet qe te lindin femije me autizem.

Kerkuesit zbuluan qe grate shtatezana ne studim, te cilat jetonin neper zonat me te ndotura ishin deri ne 2 here me te predispozuara per te patur nje femije me nje problem autik se sa grate qe jetonin neper zona pak te ndotura.
Ndotesit e ajrit te lidhur me autizmin perfshinin naftën, plumbin, manganin dhe merkurin.  Per me te shumten e ndotesve qe studiuesit vezhguan, lidhjet me autizmin ishin me te forta tek djemte se sa tek vajzat.
Keto rezultatet bashkohen me te dhenat e gjendura neper studimet e meparshme, ku sugjerohej qe ndotja mund te ishte nje faktor i rrezikshem per autizmin.
Nuk eshte e qarte se si metalet e renda apo kimikatet e tjera te gjendura ne ndotjen e ajrit mund te prekin nje fetus qe eshte duke u formuar, por studimet kane treguar qe ndotesit e lidhur me trafikun, si nafta, mund te cojne ne pezmatimin e trurit tek kafshet.
"Rezultatet tona sugjerojne qe studimet e reja duhet te fillojne procesin e matjes se metaleve dhe ndotesve te tjera ne gjakun e grave shtatezane apo femijeve te sapolindur per te marre te dhena me te forta qe ndotesit specifike rrisin rrezikun per autizem." - tha kerkuesi i studimit Marc Weisskopf.
Ne kete studim, kerkuesit vezhguan 325 gra qe kishin nje femije me autizem, dhe 22.000 gra qe kishin nje femije pa autizem. Duke perdorur te dhenat e ndotjes se ajrit nga Agjensia e Mbrojtjes se Mjedisit e Shteteve te Bashkuara, kerkuesit vleresuan nivelet e ndotesve ne kohen dhe vendin e lindjes se secilit femije.
Rezultatet treguan qe grate qe jetonin ne zonat me nivele me te larta nafte apo merkuri ne ajer ishin dyfish me te predispozuara per te patur nje femije me autizem, krahasuar me ato qe jetonin ne zonat me nivele me te uleta.
Grate qe ishin ekspozuar ndaj llojeve te tjera te ndotjes se ajrit, si plumbi, nangani, dhe kloridi metilen, ishin rreth 50% me te predispozuara qe te lindin nje felije me autizem ne krahasim me ato qe jetonin ne zona ku kishte perqendrim te ulet te ketyre ndotesve.
Megjithate, keto zbulime tregojne nje lidhje, dhe jo nje marredhenie shkak-pasoje, ndermjet autizmit dhe ndotjes. Dhe do te duhet edhe me shume pune per te konfirmuar keto rezultate.
Ne studim kishte 279 djem dhe 46 vajza me autizem. Nderkohe qe lidhja me ndotjen dukej me e forte tek djemte ne krahasim me vajzat, kerkuesit vune re qe kishte shume me pak vajza me autizem ne studim, dhe thane qe keto zbulime duhet te analizoheshin me tej.
SIpas kerkuesve nje shpjegim tjeter per kete eshte qe djemte mund te kene nje vulnerabilitet me te madh ndaj autizmit. Sipas tyre, efektet toksike te ndotesve te ajrit mund te ndikojne zhvillimin e djemve me me lehtesi dhe me thellesisht, duke rezultuar ne autizem.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Autizmi (greq. αυτός, avtos - vetë) është një çrregullim i rëndë i funksioneve trunore dhe për rrjedhojë e sjelljes njerëzore, që veçohet me një dëmtim të komunikimit, ndërveprimit dhe përfytyrimit shoqëror. Njerëzit që vuajnë nga autizmi shpesh kanë një rreze të kufizuar interesash dhe shfaqin sjellje dhe mënyra të sjelljes përsëritëse, si dhe nuk reagojnë në mënyrë sociale përkundrejt njerëzve.
Sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të SëmundjeveOrganizatës Botërore të Shëndetësisë, autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja apo lojëra përfytyruese. Sipas DSM-IV-R Autizmi përkufizohet si një sëmundje e cila karakterizohet nga:

  • Dëmtim cilësor i marrëdhënieve sociale
  • Dëmtim cilësor i komunikimit
  • Karakter të kufizuar dhe stereotipik të sjelljes
    Eksistojnë dy lloje te autizmit, sindroma e Apsbergut dhe sindroma e Kanerit.
    Sindroma e Apsbergut veçohet me një formë më të lehtë te simptomave te autizmit, ku edhe shanset e shërimit jane më të mëdha. Ndersa sindroma e Kanerit veçohët me simptomatik shumë te rëndë të autismit dhe ku mundësia e shërimit është minimale.
    Është me rëndësi shumë të madhe diagnostifikimi i hershëm i autismit dhe diferencimi me qëllim i ndermarrjes së maseve përkatëse mjeksore dhe edukative. Po ashtu për vetë prindërit te cilët kanë fëmijë autist është me rendësi njohja me simptomat e autizmit dhe llojet e diferencuara të autismit.
    Sindromen e Kanerit (emri i studiuesit amerikan qe beri analizën e parë te simptomatikës se këtij lloji te autismit) i cili është i njohur edhe si autismi i hershëm feminor. Kjo për shkak të paraqitjes shumë të hershme në fëmijeri zakonisht prej moshës afër 2 vjecare (në disa raste mund të paraqiten edhe më herët por vështiresia e diagnostifikimit është shumë e madhe). Te ky lloj i Autizmit është e veçantë se femija në dukje i "shëndoshe" fillon të stagnojë në aspektin e sjelljeve, të komunikimit (verbal apo te folurit), te perqendrimit, te lojës dhe interesimeve te pazakonshme te fëmijes, të ushqimit, me fjalë të tjera fëmija nuk sillet në mënyrë të zakonshme. Shumica e prindërve këto sjellje të femijes nuk dinë t'i vlersojnë si diçka që duhet për ta konsultuar mjekun e fëmijes, por e sqarojnë se fëmija është i "vonshëm" apo është fëmijë i "vështirë". Vetëm kur sjelljet e fëmijes fillojnë dramatikisht te keqësohen atëherë dërgohet fëmija tek mjeku.
    Është me rëndesi te tregoje që i vërejne tek femija me qëllim të informimit sa më të hollësishem dhe në një mënyrë që mjeku të ketë bazë për një diagnoze të drejtë.
    Si një nga simptomet e para të autismit është shmangija e kontaktit me sy, ku fëmija i largohet cdo llojë kontakti me sy, si me femijët e tjerë po ashtu edhe me prindërit, shpeshhere kjo shpjegohet në mënyrë të gabuar se "femija ka turp", ku fëmija në vend qe ti përgjigjet kontaktit me sy shikon anash apo në shumicën e rasteve lartë mbi kokën e personit kontaktues.
    Staginimi ne te folur dhe as fillimi i te folurit është një prej shenjave të para te A, mirpo duhet të kemi kujdes gjatë vlersimit të të folurit si një prej simptomeve të A është se kjo duhet te hyje vetëm ne kontekst të A kur sjelljet e përgjithshme janë të crregulluara, sepse është normale që fëmijët kanë fillime të ndryshme në të folur. Ndodh që fëmija edhe mbasi ka filluar të flase ka filluar ti "harrojë" fjalët sa që të mbërrijë deri në atë gjendje që nuk mundet të flase asnjë fjalë, që fatkeqësisht në këtë gjendje mbesin tërë jetën, pra nuk janë më ne gjendje të flasin .. femijet atutik ndryshe mund te reagojne ne situata te caktura
    Me kalimin e kohes vërehen ndryshime të mëdha në sjelljet e fëmijës duke filluar se fëmija është shumë i tendosur, qanë "pa arsye", në dallim me fëmijët e tjere ai nuk është në gjendje të luajë me lodra apo posacërisht të luaje me femijet e moshes se vejtervete, ku gjithnjë e kërkon pranine e prindit me qellim që ti realizojë dëshirat e veta.
    Po ashtu fëmija nuk është në gjendje (në befasi të prindërve) të kryeje veprime të pavarura si p.sh.topin hedhur nuk është në gjendje ta kthejë prapë, ose të vendosë një figurë në vendin e duhur në tabelen përkatëse.
    Mirëpo keqësimet nuk mbarojnë me kaq, femija ka probleme të mëdha të gjumit, që do të thotë nuk flenë herët në mbrëmje por shumë vonë dhe me shumë vështërsi ku prindërit vihen në sprova të mëdha fizike dhe psiqike, po ashtu femija nuk fle tërë natën pa u zgjuar por me ndërprerje ku edhe cdo herë duhen perpjekje maximale të prindërve për ta vënë në gjumë përsëri.
    Tek disa fëmije paraqiten simptomet e autoagresionit (vetëlëndimit) ku me kalimin e kohës këtu fillojnë në mënyrë dramatike të keqësohen edhe për shkak se duke u rritur fëmija forca është më e madhe dhe pasojat e vëtë lëndimit janë më të mëdha.
    Po ashtu problemi i mosmundësise që në mënyrë të pavarur të përdorë duart e veta shkaktojnë probleme të mëdha gjatë ushqimit ku shpesherë prindërit duhet ta ushqejnë vetë fëmijën apo të jenë pranë fëmijës gjatë ushqimit që ta ndihmojnë.
    Në disa raste paraqiten edhe te ashtuqujtëra stereotipe ku fëmija bën levizje te dores.mënyre rrethore apo lëvizjen e përhershme të gishtërinjëve në mënyrë të tendosur, kjo paraqet sidomos probleme gjatë koncentrimit dhe në kryerjen e veprimte zakonshme
    Pra si një perfundim nga gjithë kjo me laraqet formën e rëndë të autismit, ku mundësiet për një shërim janë shumë të vogla, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndërmarrim asgjë sa i përket shërimit dhe ndihmës në aspektin medicional dhe edukativ ku ekzistojnë mundësi të mëdha të lehtësimit dhe përmiresimit të gjendjës.
    Rol me rëndësi është diagnosa e hershme e autismit më se largu në moshën 3 vjecare ku edhe terapitë do të kenë më shumë sukses sesa kur ato fillojnë më vonë ku edhe efekti i terapise është më i vogël, por sa i perket terapive do të shkruaj në faqen Trajtimi.
    Duhet pasur të qarte prindërit se ky lloj i autismit kërkon maximumin per ti ndihmuar, për ta edukuar, për të jetuar në familje dhe po ashtu është një sprovë e madhe për tërë familjen, por duhet pasur kujdes që jetën nuk duhet ta kufizojme vetëm me këtë problem sepse femija (i rrituri) me këtë sëmundje kërkon babë, nënë, motër, vëlla të fuqishëm te cilet gjithëherë do ti vijnë në ndihmë.
    Sindromit te Kanerit dhe tiparet klinike :
  • Te folurit -pak apo asgjë,
  • Aftësia të kryej veprime te pavarura (pak apo shume e kufizuar),
  • Izolimi ne vetëvete, ku nuk ekziston apo shumë e kufizuar dëshira për të komunikuar me personat e tjerë (prej edhe vjen emri Autizem-i mbyllyr në vetëvete),
  • Sa i përket shkallës së intelegjensës te fëmijve me autizëm duhet cekur se kjo është e ndryshme, ku ka raste që kanë intelegjences së lartë me talente dhe interesime jo të zakonshme (si p.sh interesimi për numra, për planet e udhëtimit) mirpo fatëkeqsisht femijët me A Kanerit kanë intelegjence pak më të ulët se normalja.
    Sindromi i Apsbergut, forme më e butë e Autizmit. Kjo formë është e lehtë si në aspektin e shfaqjes të simptomeve e po ashtu sa i perket shërimit te vete sëmundjes. Fillon po ashtu mbas moshës 2 vjecare me paraqitjen e sjelljeve tipike të A, pra duke u perqendruar në vetëm një veprim, duke levizur të gjitha objektet në formë rrethi pa marrë parasysh se a është i pershtatshëm (si p.sh. një katror apo një libër), me probleme në të folur ku ka raste qe deri në moshen 3 vjeqare nuk flasin. Gjitashtu paraqiten forma më të lehta të vetëlëndimit si dhe një tendencë që në rast të mosrealizimit të dëshires te paraqiten shpërthime të mllefit në mënyrë ekstreme.
    Mirpo çka e bën të ndryshojë kët llojë të A nga forma e rëndë e A, është se fëmiu ka kompentenca më të mëdha në aspektin social dhe komunikativ, çka do të thotë se fëmiu nuk është shumë i kufizuar gjatë krijimit të kontaktit në familie dhe jashtë saj.
    PSindromi i Apsbergut, forme më e butë e Autizmit. Kjo formë është e lehtë si në aspektin e shfaqjes të simptomeve e po ashtu sa i perket shërimit te vete sëmundjes. Fillon po ashtu mbas moshës 2 vjecare me paraqitjen e sjelljeve tipike të A, pra duke u perqendruar në vetëm një veprim, duke levizur të gjitha objektet në formë rrethi pa marrë parasysh se a është i pershtatshëm (si p.sh. një katror apo një libër), me probleme në të folur ku ka raste qe deri në moshen 3 vjeqare nuk flasin. Gjitashtu paraqiten forma më të lehta të vetëlëndimit si dhe një tendencë që në rast të mosrealizimit të dëshires te paraqiten shpërthime të mllefit në mënyrë ekstreme.

  • Që në fillim duhet pasur të qartë, se mjeksia deri në ditët e sotme nuk e di shkaktarin e autismit, përkundër perpjekjeve të mëdha që po bëhen posaqërisht në SHBA. Pandaj kur flasim për shkaqet e autizmit kemi të bëjmë vetëm me hipoteza të cilat nuk janë të vërtetuara, por të cilat kanë një bazë shkencore.
    Në përgjithësi dallojmë këto teori për shkaqet e autismit : njëra konsideron se shkaku i A është në bazë gjenetike, tjetra si shkaktar konsideron ndryshimet e trurit në fazën e hershme, është i pranishëm mendimi po ashtu se ndryshimet biokimike që ndodhin në trurin e fëmijës mund të jenë shkaktare te A, tjetra teori konsideron se problemet në përceptimin e botës së jashtme janë fajtore. Vështirësia e gjetjes së faktorit të A qëndron në kompleksitetin e vetë sëmundjes, për arsye se A përfshin një pjesë të madhe të aktivitetit njerzor duke filluar komunikimin (të folurit), raportet sociale-ndërnjerzore, mundësitë për aktivitete të pavarura janë të kufizuara.
  • Përsa i perket faktorit gjenetik si shkaktar i autizmit duhet cekur se shpesh mendohet se prindërit janë ata të cilët janë "fajtorë" për gjendjen e fëmijës duke pohuar se fëmija ka trashëguar gjenet prej prindërve, ky mendim është plotësisht i pasaktë, sepse në të vërtet kur flasim për gjenet si shkak te A ka të bëjë se materiali trashëgues (gjenet) janë të dëmtuara dhe si te tilla shkaktojnë sëmundje si p.sh tek Down sindrom (mongoloizmi) ku kromozomi 21 është i trefishtë. Përkundër përpjekjeve të shumta që po bëhen për gjetjen e kromozomit "fajtor" duke hulumtuar materialin gjenetik tek binjakët të prekur nga autizmi apo duke hulumtuar materialin gjenetik të fëmijëve të prekur nga autizmi që janë të të njëjtës familje (mundësia që autizmi të paraqitet përsëri në një familje që ka një fëmijë autist është më e madhe se sa tek ato që nuk kanë) parashikohen së paku 10 vite për të arritur deri tek një rezultat per rolin e gjeneve për A. Po ashtu në kohët e fundit në SHBA është duke u përmendur me të madhe se shkaktari i autizmit është vaksina që jepet kundër fruthit (në gjuhën angleze mumps), rubeolës, varicelës që jepet si kombinim, mirëpo deri tani nuk ka prova të qëndrueshme që vërtetojnë këtë pohim. Një prej teorive më bindëse është ajo e cila e sqaron A si pasojë e moskomunikimit të qelizave të trurit (neuroneve), ku secila qelizë (neuron) përbëhet nga dendritet (që bëjnë pranimin e informacioneve) dhe nga aksoni (që bën transmetimin e informacioneve në qelizën tjetër). Kjo shihet më së miri duke vështruar fëmijët me A ku vërehët se ata kuptojnë shumë (pra pranimi i informacioneve bëhet) mirëpo problemet paraqiten gjatë realizimit deri në fund (informacioni i pranuarnuk do të transmetohet më tutje deri në realizimin pëfundimtar). Duke pasur parasysh se ekzistojnë afër 100 miliarda qeliza nervore (neurone) është shumë i vështirë përcaktimi dhe identifikimi i qelizave që nuk janë në gjendje të kryejnë pranimin apo transmetimin e informacioneve.
    Zbulimi i para disa viteve të neuroneve "pasqyrë" (mirror neuron apo spiegelneurone) do të ndikojnë në gjetjen e shkaktarit të A, ku supozohet se këto neurone speciale kanë aktivitet të pakët dhe të kufizuar tek personat me A.
    Neuronet "pasqyrë" luajnë rol në kuptimin e veprimeve të personave të tjerë, në imitim, në të folur, në ndjenja dhe në vet mendimin, të gjitha këto deficitet kryesore të personave me Autizëm.
  • Autizmi mendohet nganjëherë si një sëmundje e pashërueshme, megjithëse ky mendim është i diskutueshëm. Ka shumë terapi autiste me synime të ndryshme, p.sh. të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, problemeve emocionale, shqisore, vështirësive me mësimin dhe komunikimin etj. Sa i përket trajtimit të A, ka shumë terapi që aplikohen duke u nisur prej metodave edukative dhe duke perfunduar me medikamente.
    Se cila formë do të përdoret, varet së pari prej qëllimit që e parashtrojmë se në cilën simptomë duam të ndikojmë si p.sh tek problemet me te folur duhet ti bëhen terapitë tek logopedi, tek problemi me ndjenjën e vetë trupit dhe ambientit terapit i bënë ergoterapisti, tek problemi me autoagresione, problemet me gjumë shumë efikase jane treguar medikamentet që e zbusin gjendjen por jo edhe ta sherojnë per gjithnjë. Në vendet perendimore bëhen përpjekje që masat edukative dhe trajtimi të bëhet në shkolla të veçanta për fëmijë autista, ndërsa trajtimi me medikamente bëhet prej psikiatrave me shumë përvojë me qëllim të dozimit me kujdes dhe menjanimin e pasojeve të mundshme.
    Sa i përket masave edukative janë disa lloje të trajtimit prej të cilave më efikase është treguar metoda e "mbështetjes". Metoda e mbështetjes kryhet kur pedagogu apo edhe prindi vihen prapa fëmijes duke i mbështetur duart e fëmijes në fillim me me shumë forcë e që me kalimin e kohës dhe suksesin duke zvogluar forcen e mbështetjes në mënyrë që femiu të bëjë veprime të pavarura. Duke pasur parasysh gjendjën e vështirë të fëmiut lypet një punë me afatë të gjatë dhe me durim, së paku 5 vjecare që të shihen rezultatet e para ku fëmija është në gjendje të kryeje disa veprime të vogla të pavarura.Në punën me fëmijë me autizëm është me rëndësi krijimi i rregullave të qarta të cilave duhet pëmbajtur në mënyrë rigoroze me qëllim që duke përsëritur çdo ditë fëmija do ta ketë më lehtë ta përvetsojë materialin mësimor. Kjo bëhet si p.sh. para fillimit të mësimit fëmijes i tregohet nëpërmjet tabeles se çfare do të mësohet sot dhe pastaj çdo përfundim i punes do të tregohet në tabele dhe puna e ardhshme do të njoftohet fëmiu. Po ashtu edhe orari javor duhet të përpilohet në mënyrë që të ju afrohet materiale të ndryshme mësimore si gjuha amtare, matematika, dituri natyre, muzik, sport dhe forma të tjera të mësimi, të gjitha këto duke pasur në konsideratë aftësinë e kufizuar të mësimit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons