Në fillim u bënin ftesa për të qenë “friends” në Facebook. Dhe kur e arrinin këtë, i joshnin duke u kërkuar takim në shtëpitë e tyre. Kuptohet, pasi t’i kishin zbuar prindërit, për të qenë krejtësisht vetëm në intimitet.
Ky është vetëm “kurthi” fillestar që dy vajza italiane u ngrinin meshkujve në rrjetin e njohur social, me qëllimin e vetëm: atë të vjedhjes së shtëpive të tyre. Gjë që e arrinin duke patur pas tyre një bandë të vërtetë djemsh.
Skemë kjo e cila është arritur të zbulohet nga karabinierët e kryeqytetit të Italisë, dhe konkluduar me arrestimin e gjashtë personave. Nga të cilët, dy mësohet se janë vajzat e lartpërmendura, që shërbenin pikërisht si “karremi” për të kapur meshkujt të cilëve u planifikohej vjedhja e shtëpisë.
Por si realizohej kjo e fundit? Fare e thjeshtë. Pasi njëra nga vajzat kishte arritur ta joshte një mashkull përmes FB, i shkonte në shtëpi, e shoqëruar me shoqen e saj, ku kjo e fundit fshihej dhe priste sa ajo të dilte për një shëtitje.
E derisa kthehej “çifti i lumtur”, shtëpia ishte vjedhur nga shoqja e mbetur brenda dhe shokët e saj, me të cilët ajo kishte rënë në ujdi.
Një skemë perfekte kjo, e konsideruar prej karabinierëve dhe që mesa duket ka funksionuar. Derisa ata, i ranë në të dhe arritën që të arrestojnë organizatorët e saj, të gjithë të mitur, nën moshën 18-vjeçare.