Policia e Turqisë është vënë në shënjestër për ushtrim dhune ndaj protestuesve. Por që nga dita e nisjes të protestave në Gezi Park të Stambollit dhe deri në sot kanë vrarë veten gjashtë policë, njofton zëdhënësi i policisë, Faruk Sezer.
Forcat policore janë kritikuar për ushtrim dhune dhe metodat e tyre torturuese kundër protestuesve, por sipas zëdhënësit, “policët janë detyruar që të punojnë nën një presion shumë të madh dhe kushte shumë të vështira. Policët që janë dërguar në qytete të tjera, flenë nëpër stola, pasi ka mungesë fondesh. Nuk janë vetëm viktima të dhunës së protestuesve, por punojnë me orar të zgjatur, madje edhe pa ngrënë. Policia është viktimë e dhunës së strukturave”, tha ai.