Vazhdon akoma të jetë mjaft e ndjekur rubrika në brendësi të programit E diela Shqiptare, “Shihemi ne Gjyq”, edhe pse muaj me parë u përfol gjerë në median e shkruar dhe rrjetet sociale se çdo histori ishte thjesht e sajuar.
Dhe me sa duket çështjet gjyqësore që trajtohen nga juristja e njohur Znj. Eni Cobani nuk janë gjë tjetër veçse sajesa të njëpasnjëshme të prezantuesit Ardit Gjebrea dhe autores së programit Dalina Buzi.
Shihemi në gjyq, një program i ngjashëm me formatin italian Forum (që transmetohet në Canale 5 dhe Rete 4) dhe Zemër të hapur (News24) vazhdon të mashtrojë teleshikuesit me historitë e trilluara dhe aktorët diletantë të marrë nga rruga për të interpretuar një personazh në këmbim të një shume të caktuar.
Një burim i besueshëm dhe shumë i njohur në ekran, ka thënë se “çdo gjë është e sajuar, jo vetëm që pjesëmarrësit janë njerëz të zakonshëm por edhe historitë të mbushura me intriga dhe probleme janë sajime të Dalina Buzit dhe Ardit Gjebresë! Të gjithë personave pjesëmarrës i ofrohet një shumë e caktuar parash, thjesht për të realizuar një skenar të sajuar nga bashkëproducentet. Transmeton albeu