DURRES, KEPUTET ASHENSORI I PALLATIT, VDES 3-VJECARJA, PLAGOSET KUSHERIRI I SAJ!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një fëmijë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, si pasojë e këputjes së një ashensori në një pallat të ri në lagjen numër 1. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në pallat është dëgjuar një zhurmë e madhe, si pasojë e këputjes së kavove të ashensorit. Pas kontrollit në ashensorin e rrëzuar u gjetën dy fëmijë 3–vjeçarë, të cilët kishin plagë të rënda në trup. Ata u transportuan menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, por vajza nuk mundi të mbijetonte, ndërsa kushëriri i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.