* Numër i durimit dhe meditimit.
* Numri i harmonisë, përfaqëson frymëzimin dhe përsosjen e ideve.
* Është shprehje e "Fuqisë së Frymës së Shenjtë", sipas Etchegoyen.
* Simbolizon plotësinë e talenteve.
* Simbol i krijimit dhe i jetës si një ritëm dhe zhvillim.
* Si produkt i 3 x 3, 9 është shprehje e përsosmërisë, simbol i fuqisë.
* 9 sipas Cabal është numri i arritjeve.
* Freemasonët e kanë bërë këtë numrin e përjetshëm të pavdekësisë njerëzore.
* 9 - Numri i fundit i thjeshtë, është numër i përfundimit, prandaj shënon ndriçim të plotë deri te seria numerike.
* Ky numër është konsideruar si i shenjtë në Egjipt dhe në Greqi.
* Numri i njeriut (9 muaj shtatzëni).
* Numri i hierarkisë të përfaqësuar nga nëntë koret e Engjëjve.
* Përfaqëson tri manifestime hyjnore në tri plane: botën e shpirtit, botën e mendimeve, botën e materies, e cila i jep një shfaqje të trefishtë Trinitetit (3 x 3).
* Simbol i turmës dhe sipas Parmenides, ka të bëjë me gjëra absolute dhe ky është simbol i tërësisë së qenies njerëzore.
* Numër i favorshëm, lidhet me të përjetshmen.
* Nëntë dhuntitë shpirtërore të Zotit të përmendura nga Pali i shenjtë: urtësi, dituri, besim, dhuntia e shërimit, operimi mrekulli, profeci, shpirtrat e dalluar, ata që të flasin në lloje të ndryshme të gjuhëve dhe aftësia për t'i interpretuar ato. (1 Co 12,4-11) Shën Pali rendit edhe nëntë frytet e Shpirtit: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirësia, nderi, besimi, butësia, dhe vetë-kontrolli. (GA 5,22).
* Nëntë koret e engjëjve:
1. Seraphes, engjëjt e dashurisë dhe të lehtësisë;
2. Cherubs, engjëjt e diturisë dhe inteligjencës;
3. Thrones, engjëjt e forcës dhe jetës;
4. Dominations, engjëjt e lirisë;
5. Principaties, engjëjt e përjetësisë e kujtesës;
6. Powers, engjëjt e shenjtërisë;
7. Vertues, engjëjt e përulësisë
8. Archangels, që kanë për atribut drejtësinë;
9. Engjëjt e zakonshëm, të cilët kanë atribut pafajësisë.
* Nëntë nivelet e ferrit të Dantes.
* Nëntë fazat që duhet të kaloj shpirtrat e Aztekve për të arritur pjesën tjetër të përjetshme. Ato llogariten edhe nëntë botëra nëntokësore.
* Nëntë ishte numri kryesor i mësimdhënies për filozofët materialist hindu në shkollën Vaiceshika.
* 9 është gjetur shpesh në supersticione, të tilla si për shembull, nëntë kokrra kripë do të thotë fat i keq...
* Në katrorin magjik janë përdorur nëntë numrat e parë dhe lidhet me planetin Saturn dhe ka për shumë 15 (5+1=6 => 2/3=9). Ndonjëherë, kjo është quajtur "katërori e Solomonit".
4 9 2
3 5 7
8 1 6
* 1+2+3+4+5+6+7+8+9=45 => 4+5=9
* 1x2x3x4x5x6x7x8x9=362880 => 3+6+2+8+8+0=27 => 2+7=9
* R. Allendy flet për një mënyrë kurioze aritmetike të 9, e cila i jep një karakter shumë të veçantë për shkak të përdorimit të sistemit decimal.
Dallimi në mes një numri të papërcaktuar dhe numrit të formuar nga përmbysja e shifrave të tij është gjithmonë një shumë e barabartë me 9 (shembull: në mes 26 dhe 62, dallimi është 36 (3+6=9));
Qdo numër që shumëzohet me 9 na jep në fund numrin 9.
Shumëzimi i 123456789 x 9 jep 9 herë numrin 1 (1111111101).
Lidhur me këtë të fundit, Elisabeth Haich përmend llogaritjet e ardhshme:
0 x 9 + 1 = 1
1 x 9 + 2 = 11
12 x 9 + 3 = 111
123 x 9 + 4 = 1111
1234 x 9 + 5 = 11111
12345 x 9 + 6 = 111111
123456 x 9 + 7 = 1111111
1234567 x 9 + 8 = 11111111
12345678 x 9 + 9 = 111111111
123456789 x 9 + 10 = 1111111111