Një dritë “mistike”, që ndriçon brenda një shpelle të ndodhur në bregdetin kalifornian, duket e vështirë të besohet se në të vërtetë është një fenomen i zakonshëm natyror.
Ndër vite, drita e “Keyhole Arch”, në plazhin Pfeifer në Kaliforni, është shndërruar në një magnet për fotografët që synojnë të kapin në aparatet e tyre fenomenin e rrallë, që ndodh vetëm në disa momente të caktuara, gjatë ditëve të caktuara në ekuinoksin dimëror.
Në të vërtetë, bëhet fjalë për një reflektim të rrallë, i cili ndodh vetëm kur plotësohen disa kushte të caktuara atmosferike, kur dielli ka një kënd të caktuar, mbi gjirin e Pfeiferit.