Forumi Kuq E Zi
Ora e Mungeses Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ora e Mungeses Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ora e Mungeses Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ora e Mungeses Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Ora e Mungeses Empty Ora e Mungeses 20/4/2013, 08:46

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Pas ikjes tende,
mbeta syperlotur
si nje makine me xhama te thyer
pas nje atentati

Ora eshte 09.43
Mungesat e tua mbushin hapsiren,rruget perqafojne shiun e ftohte dhe mjegulla bredh neper mendimet e mia.
Sot kam fjetur keq.
Asgje s'me mbante ne krevat,as ajri i ngrohte,as ideja per ty,as deshira per te te enderruar.

Gjithmone sa vjen mengjesi ti iken...
Sa mire do ish te ikje me Perendimin.
Une pres naten per te te dashur...
Gerric nervat e mia dhe shtrihem mbi dashurine tende...sikur...
Ora mbetet aty,
ne 09.43...

Une cohem,laj fytyren,shpelaj mendimet...dhe ti s'je me...
Kohet ngaterrohen me njera-tjetren...

Ne 09.43.

Mungesa e dashurise tende,sa nje planet,sa tere detrat bashke...
Edhe nje...
cast,
enderr...

2Ora e Mungeses Empty Re: Ora e Mungeses 20/4/2013, 08:47

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dua nje djale...
Mendimet mpihen para tingujve qe perzjejne kujtimet e tij.
Digjet drita e nje stine te larget,shpirti im fle mbi buzeqeshje.
Une kthehem tek une.
Tek trishtimet dhe ditet qe me kalun para syve me ty perdore.
Afrohem tek qenia jote e vendosur ne piedestal.
S'ja dal dot.Kohet ngaterrohen me njera-tjetren.
Me vjen te qaj /pf/images/graemlins/frown.gif !

Nder mend me sillen vetem copa endrrash,te lidhura me njera-tjetren si arnat e nje shpirti gjigand.
Endrra qe perseriten te njejta.Endrra qe realizojne deshirat e mbetura pezull.
Mbi krahet e mbremjes flene yje.
Une zgjoj kujtimin e tij.Po te ish nje rruge e zbrazet ne trurin tim...do mund te kalonte universi.Sikur...
te isha ndryshe.Te ndjeja ato qe te tjeret flasin.
Do doja te isha ndryshe.
S'eshte e mundur!Asnje dashuri s'mund te jete kaq fatkeqe,asnje mendim kaq turbull...
Dhe agimi vjen i zbrazet.
Gjithcka eshte nje zgjim i hidhur,nje harrese qe ngre krye cdo cast.Nje humbje,nje gremine pa fund dhe fillim.
Dhoma ime,si nje varr i stermadh e i akullt.
Zgjimi...pa ty..Mjaftohem me endrrat.I kap prej flokesh,u thyej kockat,mbaj...driten qe perphap dashuria jote e shpikur...
Dashuria qe nuk eshte...

Cfare idesh ngushelluese.
Dashuria qe me ka mbetur ketu, prane stomakut,si gur i rende,si mish i huaj...

Dashuria qe dua!
...Dhe mungesat,

Do doja...
te vdisja,
te mos shihja asgje qe te perket.Cdo detaj pas te cilit mrekullohem,cdo veshtrim.
Te harroja...
Ate qe desha.
Qe s'di ku shpirtin tim te trembur e ka fshehur.
Rruget dremisin mbi jastekun tim ne forme skute.
Une fle...
Sikur te fle
perjetesisht...
duke te dashur....!

P.s:Lumi i dashurise tende...
Ora e Mungeses 507

3Ora e Mungeses Empty Re: Ora e Mungeses 20/4/2013, 08:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nga "Romancat e mungesave"-Migel Ernandes

27.Jam xheloz per nje te vdekur
jo per nje te gjalle

jam xheloz per nje te vdekur
qe kurre s'te ka pare

31.Nuk mund te harroj
qe s'kam krahe
qe s'kam det
qe shteg as kurrgje s'kam
...qe te vij per te te puthur.

7.Nen nje shege te ndezur
si pasioni im
qava e dashur qava
me mall e me trishtim
Dhe nje kokerr shege
gjithe kercellim
u ca e rrodhi gjak,
si pasioni im...

4Ora e Mungeses Empty Re: Ora e Mungeses 20/4/2013, 08:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ti s'me do,
per mua s'ke meshire
ngaqe s'jam i bukur,
a c'dreq ke.

Pa me pare ne sy,
ne qejf e shkrire
doren e bute
permbi sup ma le.

F.G.Lorka

5Ora e Mungeses Empty Re: Ora e Mungeses 20/4/2013, 08:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tetor,18
Sa here mendoj per ty,trishtohet cdo pike gjaku e imja,cdo ide.
mendimet rrokullisen nen nje humnere qurravitjesh dhe shpirtin tim e mbulojne gjethet si nje zog te vrare.
Shpirti im si nje varr,
shpirti nim si arkivol veshtrimesh,si nje simfoni mortore,si nje rruge e pandricuar.
Malli,
aq qe kacavirret trupit te dashurise.
Perjashtimet dhe deshira per te qene e lire.
Ne nje thes dhimbjesh mbledh kujtimet dhe rrenja lulesh.
Kujtimi fiks i kraheve te tu.
Trishtimi loton,do...
nje deshire te pafund,nje kerkim idealesh...

Sonte yjet pikonin mbi qyetet,hena rrumbullakosej pas nje ylli,rruget flene...
Une humb brenda vetes,brenda qetesise se pafund,
qetesise se heshtjes
heshtja enderrimtare,
heshtje frikacake.

Ajo qe s'guxon te imagjinoje se ka shume zhurme...
Dhe duart me dhembin.
kembet jane plagosur nen blute e kemishes.
Mall boje-hiri.
Une endem,
dhe kerkoj serish.
Kerkoj perfektesine e fjaleve,shprehjen e asaj qe nuk di c'eshte...
hesht!
Une merzis qenien time te kthyer mbrapsht.Puth gjurmet qe dikush la pas braktisjeve,pas kembanave...
Une vras,
vras veten cdo dite,me fjale,me lule te thara,me refleksin e dikujt tjeter ne pasqyre.
Ajo qe s'do doja te isha....Do doja....
nje shtepi te bardhe me nje kopsh te vokel,nje shilares,nje dimer te ngrohur,
doren e dikujr mbi faqe...

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons